Xherdan Shaqiri është një ndër lojtarët më të mirë që ka ekipi i Stoke Cityt dhe në shumicën e ndeshjeve ka qenë shpëtimtarë më golat e tij. Por duket se edhe atij i është sosur durimi duke luftuar për mbijetesë në Premier League dhe ka drejtuar gishtin nga drejtuesit duke treguar pakënaqësi nga shpenzimet në merkato. Por ai ka akuzuar edhe shokët e skuadrës për mungesë kualiteti dhe se nuk ka çfarë të japë më shumë në këtë ekip.
“Këtu as Ronaldinjo nuk mund të bëjë asgjë. Kjo të paktën është ngushëlluese. Në skuadra si Bajern apo Inter kam luajtur me kualitete si Riberi apo Tiago. Të paktën nuk shqetësohem sepse e ndjej dhe shoh se s’mund të bëj asgjë më shumë.” përfundoi Shaqiri.