Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Sfidat dhe rreziqet e fitores së Erdogan

8 vjet ago
in Të Gjitha
Sfidat dhe rreziqet e fitores së Erdogan

Nga: Kevin Agolli

Zgjedhjet e përgjithshme dhe presidenciale të 24 qershorit në Turqi u mbyllën me fitore të koalicionit qeveritar dhe me rikonfirmimin e Recep Tayyip Erdogan si president. Edhe pse fushata zgjedhore me opozitën e bashkuar si rrallëherë u duk se ishte tejet e rivalizuar, fitorja e Erdogan që në raundin e parë pa një nevojë balotazhi; erdhi surprizuese për një pjesë të mirë të opinionit publik dhe analistëve politik.

Zhvlerësimi i monedhës vëndase e bashkuar me numrin e lartë të papunësisë dhe inflancionit, ishin argumentet që vështirësuan ditët e Erdogan gjatë fushatës një mujore – duke i bashkëngjitur formën e tij qeverisëse gjithnjë e më shumë autokritare dhe mungesën e demokracisë. Sidoqoftë  me zgjedhjet e fituara të dielën e 24 qershorit, ai i ka heshtur të gjithë kritikët e tij dhe njëkohësisht i ka rritur frikën tyre me hyrjen në fuqi prej kompetencave të zgjeruara të rolit të presidentit.

Me gjashtëmbëdhjetë vitet në krye të Turqisë, objektivi ambicioz Erdogan është kthimi i Turqisë në vitin 2023 në dhjetë ekonomitë më të fuqishme të botës. Por, ndërsa tezave ambicioze u mëshonte edhe gjatë fushatës Turqia u përballë me zhvlerësimin katastrofik të monedhës vëndase dhe me rritjen e inflancionit në nivlin e 20%. Politika e Erdogan ka qënë e fokusuar në rritjen e madhështisë së Turqisë, si një formë reflektimi e ish-Perandorisë Osmane dhe në promovimin e një rritjeje ekonomike duke shitur pjesën më të madhe të aseteve kombëtare.

Inflancioni dhe rritja e numrit të papunësisë janë pikat më delikate dhe njëkohësisht të papërfillshme nga Erdogan për të ndryshuar kursin e tij ekonomik. Si rrjedhojë ndërsa ai është i prirur për t’i degdisur bizneset turke me kapacitete të mëdha në vëndet e Ballkanit dhe Kaukazit, për të rritur prezencën dhe influencimin e tij në këto vënde, popullsia është e rrezikuar të përballet me një rritje të numrit të papunësisë dhe varfërim të mëtejshëm.

Roli i rikonceptuar i Turqisë në politikën e jashtme është një ndër sfidat kryesore që Erdogan ka sjellë me vete që prej ardhjes së tij për herë të parë në pushtet; ndërsa në Ballkan nëpërmjet përdorimit të aseteve ekonomike , duket se është gjithnjë e më shumë prezent duke arritur influencimin e këtyre vëndeve dhe duke marrë gjithashtu frutet e para të rritjes së mbështetësve të tij në këto territore, të influencuar nga roli fetar dhe doktrinat neo-otomane; ndërhyrja ushtarake në luftën në Siri, ka përqëndruar të gjithë forcën dhe vëmëndjen në rajonin e Lindjes së Mesme.

Pavarësisht përdorimit të tezave të Islamit politik dhe neo-otomanizmit, duke u konsideruar një protektore e myslimanëve kudo në botë; aktivizimi i Turqisë në Lindjen e Mesme mund të konsiderohet loja më e fundit gjeopolitike, me qëllim pragmatik të maksimizojë sa më shumë përfitimin dhe depërtimin e saj në një rajon që lakmohet po nga SHBA dhe Rusia.

Politika e hapjes së dyerve miliona refugjatëve Sirianë rrit përgjegjësinë dhe vështirësitë e menaxhimit të një situate kaq delikate, por gjithashtu ashtu siç ka bërë edhe më parë, Erdogan mund të përdorë kartën e refugjatëve si një formë presioni BE-së, e cila në pamundësi për të gjetur një zgjidhje po përballet me rritjen e numrit të euro-skeptikëve dhe një nacionalizmi popullor brenda saj. Me ndryshimet kushtetuese të vitit të shkuar, figura e presidentit tanimë ka një zgjerim të kompetencave të saj, të mbivendosura ndaj gjyqësorit dhe shërbimit civil.

Një nismë e cila sipas presidentit të sapo zgjedhur do të rrisë stabilitetin dhe do të forcojë shtetin. Erdogan tashmë mund të emërojë e shkarkojë ministra, zv. Presidentë dhe burokratë të niveleve të larta; por i gjithë ky centralizim i legjitimuar tashmë i pushtetit të tij, vjen duke shtuar frikën dhe humbjen e nocionit të vlerave demokratike. Erdogan i cili zotohet për rritjen e demokratizimit të vendit, kritikohet gjithnjë e më shumë për mosrespektimin e të drejtave të njeriut, ku prej vitit 2016 më shumë se 100.000 njerëz janë pushuar nga puna pa asnjë shpjegim.

Me dhjetëra mijëra gazetarë të burgosur pa gjyq dhe censurën e vendosur prej tij, e kanë kthyer presidentin Erdogan në burgosësin e gazetarëve më të madh në botë. E ndërsa kritikat për formën e tij autokritare të qeverisjes janë gjithnjë e më prezente, mos-stabilizimi i Kurdëve mund të kthehet në një problem me përmasa më të mëdha nga pritshmëritë e presidentit.

Me zgjedhjet e sapo fituara presidenti Erdogan ka rritur gjasat që të mbetet në krye të vendit deri në vitin 2029, por ndërkohë që përballet me sfidat e një “presidenti të sapozgjedhur”, sfida më e madhe mbetet ajo e mbajtjes në kontroll të autoritetit të tij.

E deri atëherë, do të duhet ende kohë të përballesh me pushtetin e një njeriu të vetëm.

Por, edhe sa kohë?

TIRANA TODAY

TË LIDHURA

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane
Të Gjitha

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane

21:59 | 18/04/2026
Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Të Gjitha

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama

20:43 | 17/04/2026
Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Next Post
“Po e kërkojnë të gjithë”, shqiptari në hall: S’di çfarë me goditi!

"Po e kërkojnë të gjithë", shqiptari në hall: S'di çfarë me goditi!

Hahn apel BE-së: Të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë

Hahn apel BE-së: Të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë

Harrojeni diellin, shiu nuk do ndalet

Harrojeni diellin, shiu nuk do ndalet







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026




TË FUNDIT

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij
Showbizz

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij

by mirseda
01:12 | 19/04/2026
0

Surprizat në këtë finale nuk ishin vetëm për banorët, por edhe për moderatorin Ledion Liço. Ai u...

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

00:52 | 19/04/2026
Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

00:14 | 19/04/2026
Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

23:51 | 18/04/2026
Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com