Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Sezoni turistik,Kryepolici Hita takime me strukturat në Kukës dhe Dibër, porositë për vartësit

1 javë ago
in Aktualitet

Sezoni turistik, siguria në shkolla, siguria rrugore, parandalimi i zjarrvënieve, performanca, reagimi, shërbimi sa më cilësor për qytetarët, si dhe parandalimi dhe goditja e çdo paligjshmërie, ishin në fokus të takimeve që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, zhvilloi me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Kukës, Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe me strukturat kufitare Dibër.

Gjatë takimeve, Drejtor Hita fillimisht kërkoi disiplinë në punë, performancë të shërbimeve policore në terren, komunikim dhe ndjekje në dinamikë të konflikteve dhe të çdo shqetësimi të adresuar nga qytetarët.

Më tej, Drejtori u ndal në goditjen e armëmbajtjes pa leje, kapjen e shtetasve në kërkim, goditjen e shitjes së lëndëve narkotike pranë shkollave, parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të hapura dhe të mbyllura, ndjekjen me përparësi të rasteve të dhunës në familje, goditjen e lojërave të fatit, krimeve mjedisore, trafiqeve të paligjshme, krimeve ekonomike dhe krimeve kufitare.

Drejtori i Përgjithshëm u ndal dhe te siguria në shkolla, siguria rrugore dhe sezoni turistik, duke kërkuar nga të gjitha strukturat policore angazhim maksimal, vëmendje të veçantë për sigurinë në shkolla deri në përfundim të vitit shkollor, si dhe shërbime të hapura dhe me agjentë të Policisë Kriminale për të goditur elementet kriminale që tentojnë t’iu afrohen shkollave.

Monitorim intensiv me mjete inteligjente të qarkullimit rrugor në të gjitha akset rrugore nacionale, duke shmangur ndalesat pa shkak dhe kontaktin verbal të punonjësve të Policisë Rrugore me përdoruesit e rrugës, por duke evidentuar dhe ndëshkuar shkeljet nëpërmjet teknologjisë.

Përsa iu përket qendrave urbane, Drejtor Hita ka kërkuar jo vetëm nga Policia Rrugore, por edhe nga patrullat e Përgjithshme dhe Forca “Shqiponja”, që të qëndrohet fort ndaj atyre që parkojnë në vijat e bardha, mbi trotuare, dyshe ose treshe, duke penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe këmbësorëve, si dhe ndaj atyre që kryejnë manovra të rrezikshme, xhirime gomash dhe që gjenerojnë zhurma nëpërmjet marmitave të modifikuara, duke u kthyer në shqetësim serioz për qytetarët.

Siguria e turistëve ishte një tjetër porosi e Drejtorit të Përgjithshëm, duke lënë detyra për strukturat e Policisë.

Gjithashtu, Drejtori kërkoi nga Policia Kufitare shërbim më cilësor, shtim sportelesh në raste fluksi dhe komunikim me etikë jo vetëm me turistët, por me çdo qytetar, si dhe vigjilencë për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare.

Drejtor Hita la detyra dhe për një problematikë shqetësuese ndër vite, zjarrvëniet. Hita: “Tani fillon vera dhe bashkë me të fillojnë zjarret, ndaj duhet filluar puna menjëherë duke marrë kontakt me administratorët e njësive administrative, t’u dërgohet njoftim barinjve që janë përgjegjës për territorin që kanë marrë në përdorim, në rast se bie zjarr apo konstatohen kultivime të bimëve narkotike. Gjithashtu, të evidentohen dhe të mbahen në kontroll ata persona që kanë shkaktuar zjarre vitet e kaluara.”

Në fund të takimeve, Drejtori i Përgjithshëm theksoi se është në krah të çdo punonjësi të ndershëm të Policisë dhe shumë i ashpër ndaj kujtdo që abuzon me detyrën dhe besimin e qytetarëve.

TË LIDHURA

Aktualitet

47-vjeçari i dënuar me 25 vite burg gjendet i pajetë në institucionin e vuajtjes së dënimit

21:36 | 04/06/2026
Aktualitet

Asnjë partiak! Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

21:06 | 04/06/2026
Aktualitet

Lamallari dhe Hita ngushëllojnë familjen e efektivit Enea Mekolli

20:41 | 04/06/2026
Next Post

Tragjedi në Belgjikë/ Treni përplaset me minibusin e një shkolle, humbin jetën katër persona

Moska paralajmëron sulme mbi Ukrainë, Lavrov telefonatë Rubios: Largo qytetarët amerikanë nga Kievi!

“Futemi në fazën e mbylljes së negociatave me BE”/ Rama: Teknologjia e re na ka sjellë bekim,







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

47-vjeçari i dënuar me 25 vite burg gjendet i pajetë në institucionin e vuajtjes së dënimit

by mirseda
21:36 | 04/06/2026
0

Sot, në Qendrën Spitalore të Burgjeve (QSB) është konstatuar i pajetë shtetasi F.Q., 47 vjeç, i dënuar...

Kuvendi miraton marrëveshjen e sigurimeve shoqërore me Poloninë dhe ligjin për nënproduktet shtazore

21:19 | 04/06/2026

Asnjë partiak! Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

21:06 | 04/06/2026

“Keqinformoni fermerët”/ Salla përplaset me Braçen: Je i vetmi ministër Bujqësie që…

20:53 | 04/06/2026

Lamallari dhe Hita ngushëllojnë familjen e efektivit Enea Mekolli

20:41 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com