Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny ka thënë se është arrestuar sërish nga policia në Moskë.
Navalny ka shkruar sot në Tëitter se policët e kanë prangosur atë teksa ai po dilte nga klinika e dentistit të tij. Sipas tij, policia i ka thënë atij se është i arrestuar. Navalny ka deklaruar se policia e ka dërguar “diku”, por vendndodhjen e saktë nuk e di.
Navalny, një kundërshtar i presidentit rus, Vladimir Putin, ka organizuar protesta dhe ka publikuar raporte që sipas tij, dëshmojnë korrupsionin në elitën udhëheqëse të Rusisë. Atij i është ndaluar kandidimi i në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 18 mars, për shkak se më parë ka qenë i dënuar. Ai është arrestuar disa herë për organizimin e protestave dhe ka qëndruar në burg për periudha të shkurtra kohore.