Serbia ka tërhequr të gjithë personelin e Ambasadës së saj në Shkup, për konsultime në Beograd. Kjo bëhet e ditur nëpërmjet një dokumenti të pranuar nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë, në të cilin nuk bëhet e ditur arsyeja e tërheqjes së diplomatëve serbë.
Ndërkohë, nga kjo ministri po tentohet të mësohen arsyet e këtij veprimi:
“MPJ e Maqedonisë nuk është e njoftuar me arsyet e këtij vendimi dhe në këtë drejtim po vendos komunikim me MPJ-në e Serbisë në drejtim të vërtetimit të arsyeve për këtë veprim. Sipas dispozitave përkatës të Konventës së Venedikut për Marrëdhënie Diplomatike, institucionet përkatëse të Maqedonisë po ndërmarrin masa për mbrojtje të sigurisë dhe integritetit të ambasadës së Serbisë në Shkup”, thuhet në komunikatë.