Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Serbia provon të arrestojë Thaçin dhe Haradinajn, këtë herë përmes…

7 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Serbia provon të arrestojë Thaçin dhe Haradinajn, këtë herë përmes…

Qeveria e Kosovës nuk kanë ende një qëndrim zyrtar rreth paralajmërimeve nga Beogradi për kthimin emrave të shumë qytetarëve të Kosovës në listën e personave të kërkuar nga INTERPOL-i (Policia Ndërkombëtare).

Pamundësia e Kosovës që të bëhet anëtare e INTERPOL-it, po shihet si pengesë për spastrimin e listës së personave të kërkuar mbi bazën e urdhër-arresteve të Serbisë.

Në mesin e atyre që u janë kthyer emrat në këto lista, janë edhe presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Serbisë, Nebojsha Stefanoviç.

Sipas tij, akuzat e organeve të Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës janë rikthyer tashmë në sistemin e INTERPOL-it.

Në këto lista, ka nënvizuar Stefanoviç, ndonëse u figurojnë emrat, akuzat ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, nuk do të zbatohen në këtë fazë, për shkak të funksioneve që kanë aktualisht Thaçi e Haradinaj.

Ministri serb ka thënë se kthimi i akuzave në dosjet e INTERPOL-it, pasoi presionin e Serbisë ndaj këtij institucioni, duke kërkuar që të respektohet e Drejta Ndërkombëtare.

Në Qeverinë e Kosovës kanë thënë se janë duke e përcjellë me vëmendje situatën dhe se janë duke mbledhur informacionet e nevojshme, për të dalë pastaj me një qëndrim zyrtar.

​Zëvendëskryetari i parë i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rexhep Selimi, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ky veprim i Serbisë nuk është i papritur.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se këtë e sheh edhe si presion të Serbisë karshi Kosovës për të lëshuar pe në fusha të tjera.

“Edhe rikthimin e emrave në listat e INTERPOL-it të shumë pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, unë e shoh edhe më shumë si një presion që Kosova të lëshojë pe edhe në fushat tjera. Pra, e dimë që Serbia i do ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në bankat e të akuzuarve, por më shumë se kaq Serbia do që Kosovën ta mbajë në vazhdimësi nën presion, qoftë edhe me këto lista në këtë rast”, ka thënë Selimi.

Sipas tij, që këto probleme të mos përsëriten në pafundësi, Kosova duhet sa më parë të bëhet anëtare e INTERPOL-it.

“Institucionet e Kosovës duhet të punojnë më shumë që Kosovën ta anëtarësojnë në INTERPOL, gjë që është mundësia të ndodhë sivjet. Edhe ne po japim kontributin tonë të jashtëzakonshëm edhe nga pozicioni i opozitës dhe në anën tjetër, do të duhej që me Serbinë ta kishin një qasje tjetër të komunikimit”, ka theksuar deputeti Selimi.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Serbia në vazhdimësi ka keqpërdorur pozitën që ka në INTERPOL për të lëshuar fletarreste ndërkombëtare ndaj shtetasve të Kosovës.

“Sigurisht që rol vendimtar këtu luajnë edhe Bashkimi Evropian, Brukseli, të cilët pothuajse asnjëherë nuk e kanë marrë shumë seriozisht këtë çështje, duke i lënë qytetarët e Kosovës në njëfarë mënyrë në mëshirën e Serbisë, duke i maltretuar në shumë e shumë raste kur të njëjtit janë arrestuar në bazë të këtyre fletarresteve, janë mbajtur në paraburgim në shtetet e Bashkimin Evropian me muaj, e ndonjëherë edhe me vite dhe pastaj të njëjtit më vonë janë liruar”, ka thënë Miftaraj.

 Në fillim të vitit të kaluar, kryeministri i tanishëm i Kosovës Ramush Haradinaj, ishte arrestuar nga policia franceze, në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

Haradinaj ishte arrestuar edhe në Slloveni në vitin 2015, arrestim ky i bazuar, po ashtu, në fletarrestin e Interpolit, lëshuar nga policia e Serbisë në vitin 2006.

E, në fund të vitit të kaluar, emri i kryeministrit Ramush Haradinaj dhe emrat e 17 personave, ishin larguar nga lista e INTERPOL-it për arrestim.

 Pritet që gjatë këtij viti Kosova të jetë anëtare e organizatës më të madhe të policisë në botë, INTERPOL./REL

Tags: arrestojëHaradinajnherëkëtëpermesprovonSerbiaThaçin

TË LIDHURA

Dalin pamjet e frikshme nga djegia e Universitetit italian
Rajoni

Dalin pamjet e frikshme nga djegia e Universitetit italian

14:49 | 04/06/2025
Komisioni Evropian i jep dritën jeshile Bullgarisë për euron
Rajoni

Komisioni Evropian i jep dritën jeshile Bullgarisë për euron

14:40 | 04/06/2025
Analizë/ Si po e shfrytëzon Kina tërheqjen e Perëndimit për të zgjeruar praninë në rajon?
Analizë

Analizë/ Si po e shfrytëzon Kina tërheqjen e Perëndimit për të zgjeruar praninë në rajon?

09:06 | 04/06/2025
Next Post
Rusia thyen heshtjen, goditja e madhe që do i japë Trump

Rusia thyen heshtjen, goditja e madhe që do i japë Trump

U ndalua nga Policia, gjykata vendos për Stresin

U ndalua nga Policia, gjykata vendos për Stresin

Testi i kancerit të prostatës: Çdo gjë që duhet të dini rreth tij

Testi i kancerit të prostatës: Çdo gjë që duhet të dini rreth tij

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025




TË FUNDIT

Organizim unik në Shkup: Zemrën kuqezi nuk e ndal askush
Sport

Organizim unik në Shkup: Zemrën kuqezi nuk e ndal askush

by mirseda
16:26 | 04/06/2025
0

Tifogrupi shqiptar, “Shvercerat”, kanë njoftuar për organizim unik në Shkup. Pasi kanë mbetur pa bileta për ndeshjen...

E rëndë/ Makina merr para nxënësit e një shkolle, raportohet për të lënduar

E rëndë/ Makina merr para nxënësit e një shkolle, raportohet për të lënduar

16:23 | 04/06/2025
”Kosova” modeli i shkollës së rilindur, Veliaj: Mbi 50 shkolla të reja në një dekadë në Tiranë

”Kosova” modeli i shkollës së rilindur, Veliaj: Mbi 50 shkolla të reja në një dekadë në Tiranë

16:09 | 04/06/2025
Laert Vasili pas daljes nga BBVA4: “Në qoftëse vazhdojnë do të përballen me avokatët e mi”

Laert Vasili pas daljes nga BBVA4: “Në qoftëse vazhdojnë do të përballen me avokatët e mi”

16:05 | 04/06/2025
Gjendja e Michael Schumacher 12 vite pas aksidentit tragjik

Gjendja e Michael Schumacher 12 vite pas aksidentit tragjik

15:06 | 04/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com