Serbia është vendi i gjashtë me moshë më të vjetër në Evropë, dhe mosha mesatare e popullsisë është 42.9 vjet! Numri i njerëzve mbi 65 vjeç është 33 për qind, gjegjësisht është më i lartë se numri i popullsisë nën moshën 15 vjeçe. Në Serbi çdo vit mesatarisht vdesin 102.455 njerëz , ndërsa lindin vetëm 67.459 foshnje. Kjo do të thotë që çdo vit Serbia humb 35 000 banorë, gjegjësisht një qytet të madhësisë së Prijepoles, Beçejit ose të komunës së Savski venacit.
Por lajmi i mirë vjen nga Lugina e Preshevës, me një shtim natyror të popullsisë me 3.1 për qind. Kjo luginë është më shumicë dominuese e banuar nga shqiptarët autoktonë. Ky është një lajm i mirë për të gjithë sepse tregon që shqiptarët e kësaj luginë edhe pas një shekulli të dhunuar, të diskriminuar e shpesh herë të lënë në mëshirë të fatit tregojnë se nuk e braktisin vendin e tyre por janë të venosur të shtohen e të ruajnë me fanatizëm origjinënën e tyre.
Sipas Zyrës së Statistikave të Republikës së Serbisë, situata demografike në Serbi karakterizohet nga një rritje natyrore dukshëm negative dhe zgjerimi i zonave të depopullimit. Më së paku foshnje lindin në Serbinë jugore dhe lindore. Komunat e vetme në Serbi që kanë shtim natyror pozitiv janë Senica (1,1), Novi Sadi (1,3), Presheva (3,1), Novi Pazari(6) dhe Tutini (7.9).
Nga viti 2006 deri në vitin 2016, numri i banorëve në Serbi, vetëm në bazë të rritjes natyrore, është zvogëluar për rreth 385,000 banorë. Prandaj nuk është e çuditshme që para disa dite agjencia e inteligjencës amerikane CIA, në publikimin e saj të cilat i publikon për të gjitha vendet e botës, në Serbi plakja e popullsisë ka potencuar është një sfidë e madhe.