Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Serbia merr 2 mld euro hua që t’i paguajë avionët “Rafale” Francës

12 muaj ago
in Rajoni

Ministri i Financave i Serbisë, Sinisha Malli, tha se vendi i tij do të marrë hua rreth 1.9 miliard euro nga bankat e huaja, për të bërë pagesën e plotë të 12 avionëve luftarakë, Rafale, të blerë nga Franca.
Duke folur në një seancë të Kuvendit të Serbisë, agjenda e së cilës përfshinte konfirmimin e marrëveshjes së kredisë, Malli tha se dy paradhëniet e para për prokurimin, tashmë i janë paguar palës franceze, shkruan REL.
Ai tha se Serbia do të marrë avionin e parë Rafale në fillim të vitit 2028 dhe, më pas, çdo muaj nga një, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

“Me 12 avionë luftarakë shumëfunksionalë, ne do të përmirësojmë aviacionin dhe ushtrinë”, tha Malli.

Qeveria e Serbisë, nëpërmjet Ministrisë së Mbrojtjes, arriti marrëveshje për blerjen e këtyre avionëve me kompaninë franceze, Dassault Aviation, në gusht të vitit 2024.

Blerja e 12 avionëve francezë dhe mjeteve të tjera shoqëruese i kushtoi 2.7 miliardë euro.

Prej kësaj shume, 823.5 milionë euro ose e gjithë paradhënia është paguar.

Për borxhin e ri, huadhënëse fillestare do të jenë disa banka dhe institucione kreditore franceze.

Blerja e këtyre avionëve u dakordua gjatë vizitës së presidentit francez, Emmanuel Macron, në Serbi, në gusht të vitit 2024.

Me këtë blerje, Serbia, për herë të parë, futi avionë perëndimorë në aviacionin e saj ushtarak.

TË LIDHURA

Rajoni

Antonio Costa i vë kushte Serbisë

14:59 | 04/06/2026
Rajoni

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026
Rajoni

I dënuar për trafik droge, 47-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë

11:08 | 02/06/2026
Next Post

Ministri Hoxha me drejtuesit e Shërbimit Zjarrfikës: Fokusi tek parandalimi.

Tentoi të digjte me benzinë fqinjin e moshuar, përfundon në pranga 32-vjeçari në Librazhd

Zelensky thirrje për veprime konkrete!Presidenti i Ukrainës kritikon mungesën e reagimit nga aleatët







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Tronditet Lezha! Shpërthim i fuqishëm me tritol në banesë, çifti i bashkëshortëve ishte brenda

by mirseda
09:39 | 06/06/2026
0

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur fshatin Rrilë të Lezhës në orët e para të mëngjesit të...

Sherr me grushte e sende të forta në Sarandë, policia shoqëron në komisariat 6 persona

09:14 | 06/06/2026

Aksident i rëndë në Fier-Vlorë, makina përplas për vdekje një person

09:07 | 06/06/2026

“Rusia ka zgjedhur përsëri luftën”: Reagimi i Zelensky-t ndaj “jo”-së së Putinit për një takim

09:04 | 06/06/2026

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

22:07 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com