Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Serbët do të padisin NATO-n për bombardimet ’99-ës

9 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Serbët do të padisin NATO-n për bombardimet ’99-ës

Një grup ndërkombëtar juristësh akuzojnë NATO-n se ka përdorur bomba me uranium të varfëruar, gjatë bombardimeve në Serbi në vitin 1999.

Ekipi i drejtuar nga një jurist serb thotë se do të ngrejë së shpejti padi kundër Aleancës Veriatlantike, pasi përdorimi i këtyre bombave ka shtuar ndjeshëm rastet e të sëmurëve me kancer në Serbi.

Një ekip ligjor ndërkombëtar dyshon se NATO ka përdorur bomba me uranium të varfëruar, gjatë bombardimeve në Serbi në vitin 1999, transmeton abcnews. Grupi i përbërë nga juristë nga disa vende të botës, nga Serbia, vende të Bashkimit Europian, Rusia, Kina dhe India thotë se po përgatit një padi ndaj aleancës ushtarake veri-atlantike, pasi pretendon se ka siguruar fakte, që mbështesin akuzat.

Kryesuesi i ekipit, juristi serb Srgjan Aleksiq tha për mediet serbe se NATO ka përdorur 10 deri 15 ton uranium të varfëruar, gjatë bombardimeve të vitit 1999. Ai thotë se bombat kanë shkaktuar një dëm të madh ambiental dhe lidhen drejtpërdrejt me shtimin e pacientëve të sëmurë me kancer në gjithë Serbinë.

Siç pretendon ai, bëhet fjalë për 33 mijë të sëmurë me kancer që prej atij viti. Aleksiq thotë se bombat me uranium të varfëruar mund të konsiderohen gati si bërthamore. Dhe kjo bie ndesh me ligjet ndërkombëtare kundër armëve të shkatërrimit në masë, por edhe me vetë rregulloren e NATO-s.

Grupi i juristëve pretendon gjithashtu se në raporte të ndryshme, NATO e ka pranuar përdorimin e municioneve me mbushje me uranium të varfëruar, si në luftën e Kosovës, ashtu edhe gjatë bombardimeve në Irak në vitin 1991. Deri më tani nuk është ngritur asnjë padi penale në strukturat e drejtësisë ndërkombëtare sepse uraniumi i varfëruar nuk konsiderohet armë e shkatërrimit në masë, pavarësisht se grupi i juristëve thotë se pasojat janë njëlloj të rënda në ambient dhe në shëndetin e njerëzve.

Aleanca Veri-Atlantike tha se nuk ishte në dijeni të akuzave, që mund të ngrihen për këtë rast. Bombardimet e avionëve të NATO-s në vitin 1999 i dhanë fund masakrave të ushtrisë serbe ndaj popullsisë së Kosovës dhe i hapën rrugë pavarësisë së saj nga Serbia./Koha.net/

 

 

 

 

Tags: bombardime 1999padi NATOSerbia

TË LIDHURA

“Dinte shumë sekrete”/ Si u kap njeriu që kontrollonte gjysmën e Meksikës
Analizë

“Dinte shumë sekrete”/ Si u kap njeriu që kontrollonte gjysmën e Meksikës

10:38 | 24/02/2026
Stuhia ‘paralizon’ SHBA-të: 7 shtete në emergjencë, miliona njerëz të bllokuar
Bota

Stuhia ‘paralizon’ SHBA-të: 7 shtete në emergjencë, miliona njerëz të bllokuar

08:56 | 24/02/2026
Pasiguri në tregje, tarifat me 10% të Trump hyjnë sot në fuqi pas vendimit të Gjykatës së Lartë
Bota

Pasiguri në tregje, tarifat me 10% të Trump hyjnë sot në fuqi pas vendimit të Gjykatës së Lartë

08:54 | 24/02/2026
Next Post
Kujdes, fotot tuaja në Snapchat, mund t’i marrin pa miratimin tuaj

Kujdes, fotot tuaja në Snapchat, mund t’i marrin pa miratimin tuaj

Erisa Xhixho publikon fotot e maturantit të dhunuar: Ngjarje e rëndë, PS ka frikë nga rritja e LSI-së

Erisa Xhixho publikon fotot e maturantit të dhunuar: Ngjarje e rëndë, PS ka frikë nga rritja e LSI-së

Ministrja Kërtusha: Të largohet drejtori se nuk zbatoi urdhrin

Ministrja Kërtusha: Të largohet drejtori se nuk zbatoi urdhrin







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Prefekti Shkëlqim Hajdari takon Avokatin e Popullit për forcimin e bashkëpunimit institucional
Aktualitet

Prefekti Shkëlqim Hajdari takon Avokatin e Popullit për forcimin e bashkëpunimit institucional

by mirseda
15:46 | 24/02/2026
0

Prefekti i Qarkut Tiranë, Shkëlqim Hajdari, zhvilloi një takim me Avokatin e Popullit, z. Endrit Shabani, me...

GJKKO dënon me nga 3 vite burg 2 ish-inspektorët e IKMT! Dënimi konvertohet në ‘shërbim prove’

GJKKO dënon me nga 3 vite burg 2 ish-inspektorët e IKMT! Dënimi konvertohet në ‘shërbim prove’

15:16 | 24/02/2026
Vrau 48-vjeçarin pas sherrit të momentit, gjykata lë në burg Roland Derjajn

Vrau 48-vjeçarin pas sherrit të momentit, gjykata lë në burg Roland Derjajn

15:14 | 24/02/2026
Tabaku në Bruksel: Fondet europiane kërkojnë shtet ligjor

Tabaku në Bruksel: Fondet europiane kërkojnë shtet ligjor

15:08 | 24/02/2026
Shqyrtimi i kërkesës së Veliajt, kryebashkiaku merr kohë për tu njohur me aktet

Kërkoi ndryshimin e masës, Apeli i GJKKO rrëzon Erion Veliajn

15:06 | 24/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com