Dhjetëra fëmijë janë drejtuar javët e fundit në urgjencën pediatrike si pasojë e prekjes nga virusi “Koksaki” ose siç njihet ndryshe sëmundja “duar-këmbë-gojë”. Rastet nuk kanë munguar as në poliklinika. Mjekët pediatër thonë se sëmundja është e përhapur kryesisht në moshat pediatrike.
Por cilat janë shenjat me të cilat nis sëmundja? “Simptomat fillojnë me temperaturë e cila duket sikur nuk qetësohet, lezionet nisin të shfaqen te pjesa e brendshme e gojës te pjesa e brendshme e duarve dhe shputat e këmbëve. prandaj quhet sëmundja “duar-këmbë-gojë””, tregon Arda Gjermeni, mjeke pediatre.
Sakaq, nuk ka medikamente dhe asnjë vaksinë parandaluese kundër këtij virusi. Mjekët rekomandojnë izolimin e fëmijëve në rastet e infektimit, pasi sëmundja mund të transmetohet tek të tjerët. “Koksaki” u shfaq masivisht në Shqipëri në vitin 2021.