Mediat në Maqedoni po diskutojnë së kush duhet që të kërkojë falje dhe kujt. Situatë e tensionuar është midis liderit të Aleancës për shqiptarët, Zijadin Sela dhe kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti. Sot, Sela deklaroi se nuk ka për qëllim t’i kërkojë falje partnerit të tij qeveritar sepse përgjegjësi ka vetëm para popullit.
Ndërkohë më parë BDI-ja, kërkoi që Sela publikisht t’i kërkojë falje Ahmetit, lidhur me deklaratën se lideri i BDI-së qëndron prapa tentativës për vrasjen e Selës më 27 prill në Kuvend. N.q.s falja nuk do të kërkohet, BDI-ja kërcënon se Aleanca nuk do t’i marrë votat e saj, gjatë zgjedhjes së ministrit nga radhët e partisë së Selës.
Gjithashtu, në deklarata të veçanta për median, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe deputeti, Artan Grubi, kërkuan që Sela të mendojë për atë që e ka thënë dhe menjëherë të kërkojë falje.
Pas tre kërkesave të ndryshme publike ndaj Selës ku thuhet se ai duhet të kërkojë falje, ky i fundit insiston se lideri i BDI-së, kryetari i Kuvendit dhe deputeti Grubi, t’i kërkojnë falje popullit.
Liderit i Aleancës për shqiptarët, Zijadin Sela në një intervistë për “Post.mk” kur pyetet nëse duhet që ti kërkojë falje liderit të BDI-së thotë se ai ka përgjegjësi vetë para popullit. Zela tha se Xhaferi, Grubi, Ahmetin t’i kërkojnë falje popullit.
Sela: Unë kam përgjegjësi vetëm para popullit. E kur jemi te populli, Talat Xhaferi, Artan Grubi bashkë me Ali Ahmetin, kanë shumë gjëra për të cilat duhet t’i kërkojnë falje popullit.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi Xhaferi në emisionin “360 Gradë”, kërkoi që Zijadin Sela të kërkojë falje publike dhë të mendojë mirë për akuzat kundër Ahmetit. Xhaferi hodhi poshtë akuzat e Selës se Ali Ahmeti kishte organizuar vrasjen e tij. Kryeparlamentasi tha se “si është e mundur që Ali Ahmeti të jetë organizatori i vrasjes, kur ai ishte pranë tij.
Xhaferi: Selës i mbetet vetëm ta rishqyrtojë qëndrimin e tij nëse ka mundësi dhe hapësirë, e unë besoj se ka, sepse kokat janë ftohur dhe ndonjëherë është madhësi të kërkosh falje për një ofendim të tillë. Është fakt se Zijadin Sela ka ofenduar, dhe se atë që e ka thënë nuk është e vërtetë. Unë dhe Sela ishim krah për krah në pres-qendrën në Kuvend. Si është e mundur që Ali Ahmeti të jetë organizatori i vrasjes, kur unë isha pranë tij?
Ndërkohë një tjetër zë i parlamentit të Kosovës thotë se Sela duhet që të kërkojë falje. Deputeti, Artan Grubi shprehet se Sela vetë duhet ta tërheqë shpifjen që ka thënë. Grubi tha se deklarata e Selës shkaktoi shqetësim te të gjithë shqiptarët, sepse të gjithë e dinë se është nebulozë të thuhet një gjë e tillë. Ai shtoj se janë të zhgënjyer me qëndrimet dhe moskontributin e tij.
Grubi: Ajo deklaratë nuk shkaktoi shqetësim vetëm tek Ahmeti, por edhe te të gjithë shqiptarët, sepse të gjithë e dinë se është nebulozë të thuhet një gjë e tillë, veçanërisht për shkak se jemi pjesë e një koalicioni qeveritar. Ne nuk jemi të zemëruar, por plotësisht të zhgënjyer me qëndrimet e tij dhe me moskontributin e tij në reformat, buxhetin.