Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi i janë gjetur në bodrum një sasi prej 83 kg marjuanë. I arrestuari është 43-vjeçari Arian Bashmeta, banues në Sanremo.
Policia pasi është informuar ka shkuar për të kryer një kontroll në bodrumin e 43-vjeçarit. Bashmeta kishte përdorur një tip deodoranti special, i cili bëri që policia të mos e ndjente aromën e fortë të kanabisit.
Policia gjeti edhe mjetin me të cilën ai paketonte drogën dhe e bënte gati për ta shitur. Nëse droga do të shitej, ajo do të kapte vlerën e 100.000 eurove.
Arjan Bashmeta, në vitin 2005 u dëbua nga shteti italian, por u rikthye përsëri, pasi përfitoi prej gruas së tij që ishte me dokumente të rregullta.