Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Sekuestrimi i 3.4 mln eurove në “Toyota”, hetimet shtrihen në Belgjikë

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Sekuestrimi i 3.4 mln eurove në “Toyota”, hetimet shtrihen në Belgjikë

Sekuestrimi i 3.4 milion euro në “Toyota Yaris” në portin e Durrësit, në muajin mars 2018, ka bërë që Prokuroria e Krimeve të Rënda, që ndjek hetimet e këtij rasti, të shtrijë verifikimet në Belgjikë. Pikërtisht në këtë shtet ka rezultuar se janë blerë 8 automjete, të cilat pasi janë ngarkuar në një kamion tip “Bizon”, janë drejtuar në Shqipëri. “Shqiptarja.com” mëson se dy prokurorë të çështjes që po hetojnë dosjen e sekuestrimit të 3.4 milion euro, pak ditë më parë kanë udhëtuar në drejtim të Belgjikës, ku mësohet të kenë marë kontakte me autoritet vendase të prokurorisë dhe policisë belge. Nga sa mësohet qëllimi i kësaj vizite ishte për të identifikuar,lokalizuar dhe pyetur personat që kanë shitur 8 automjetet e sekuestruara në portin e Durrësit.

Më konkretisht është kërkuar informacion lidhur me pronarin e “Toyota Yaris” aty ku dhe ishin fshehur 3.4 milion euro, duke ju kërkuar ndihmë palës greke që ky person të gjendet dhe të pyetet lidhur me shitjen e makinës. Për shkak se tashmë hetimet janë shtrirë dhe në Belgjikë dhe Shqipëri, të dyja prokuroritë kanë vendosur të bashkëpunojnë me qëllim identifikimin e personave që zotëronin sasinë prej 3.4 milion euro, të sekuestruar nga policia shqiptare në portin e Durrësit. Edi Lika, Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri, janë lënë në masën e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa të arrestuarit nuk kanë pranuar akuzat për grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash. Ndërkohë në kërkim për këtë çështje janë dhe dy persona të tjere, mes tyre Alban Mollaymeri.

Në një “Toyota” u kapën 106 dengje me euro

Në datën 24 qershor 2018 rreth orës 09:40 mha kontrolli fizik i mjeteve që ndodheshin në karrotrecin “Bizarre” me targë AA120SP dhe AFR559 në pronësi të Edi Canit dhe me drejtues Agim Çeka, të cilët në momentin e kapjes ndodheshin në automjet duke u futur në portin e Durrësit me linjën Bari-Durrës, është konstatuar shuma e madhe parash, të fshehura në dy nga automjetet e ngarkuara tek ky karotrec. Në këtë automjet ndodheshin të ngarkuara nëntë autovetura ku prej të cilave të tipit “Toyota”, një e tipit “Alfa Romeo” dhe një e tipit “Opel Astra”. Nga kontrolli fizik i shtruar këtyre automjeteve në vijën e dytë të kontrollit të automjeve në portin e Durrësit rezultoi se në automjetin tip “Toyota”, ngjyrë grie e erët me tre porta u konstatua se brenda tapicerisë së pjesës së prapafangos në të dy krahët e majtë kartmonedha franga dhe eurove të prerjeve të ndryshme. Nga kqyrja e automjetit ka rezultuar se ishin fshehur 106 dengje me kartmonedha euro. Pas kqyrjes automjetit i është bërë dhe skanimi ku nga ky process nuk ka rezultuar gjë. Gjithashtu nga kontrolli fizik dhe në automjetin tip “Toyota Auris” me ngjyrë metalizato, me tre porta u konstatua se pranë tapicerisë së pjesës së prapafangos, në të dy krahët e majtë shumë topa të tjerë me karmonedha euro e franga të prerjeve të ndryshme.

Dëshmia e shoferit: Kisha 1 muaj punë

I pari që është pyetur për sasinë e parave është shoferi i kamionit Agim Çeka, i cili ka deklaruar se që prej një muaji punon si shofer tek shtetasi Eduart Cani, i cili ka një firmë që transporton automjete me trailer Bizzare me targa targë AA120SP dhe AFR559 nga vendet e Europës për në Shqipëri. Ky shtetas e ka qëndrën e aktivitetit në Tiranë, Allias. Me këtë firmë ai deklaron se ka bërë tre rrugë, në Belgjikë. Më datën 12 qershor 2018 në darkë e ka marë në telefon pronari Eduart Cani, dhe I ka thënë që të shkoja në Tiranë, të merja Bizzaren dhe së bashku me djalin e tij Klevi Canin do të nisesha për në Belgjikë,ku do të ngarkonim disa makina të cilat do ti sillnim në Shqipëri.Më datën 13 qershor 2018 janë nisur në mengjes herët, kanë kaluar kufirin nga Hani i Hotit,në Mal të Zi dhe më pas në Kroaci, Slloveni, Austri, Gjermani dhe destinacioni Belgjika në qytetin Sherlo, kanë mbëritur më datën 16 qershor 2018., ditë e shtunë. Kanë qëndruar dy ditë duke fjetur në mjetin Bizzare dhe duke pritur dërguesin, që do i jepte makinat.Në këtë vend kanë qënë edhe një herë tjetër, pasi kanë marrë makina, duke e ngarkuar bizzarin aty me automjete.

Ku gënjeu Alban Mollaymeri

I pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime Alban Mollaymeri deklaron se ka një aktivitet privat servis për makina.Ai deklaron se disa muaj më parë ka porosituar disa makina të tipit “Toyota”, nëpërmjet njeriut të tij që quhet Alfred Vladi nga Tirana. Këto makina ai së bashku me Alfredin ai i gjente në internet dhe Alfredi i porositi jashtë shqipërisë.Këto makina që kishin porositur kanë ardhur dhe ai ka shkuar në Durrës, për të bërë zhdoganimin me tyre. Nga kqyrja e telefonave të këtij personi ka rezultuar se Mollaymeri ka komunikuar me Alfred Vladin, menjëherë sapo është vendosur bllokimi i automjeteve.

Ndërkohë që Mollaymeri, në këtë rast ka pohuar se nuk ka qënë ai porositësi i makinave por Alfred Vladi. Por nga verifikimi i dokumentacionit, “Toyota Auris” ekziston se është porositur nga Mollaymeri. Për çështjen e 3.4 milionë euro të kapura në makinë ka pasur edhe një debat të fortë politik midis përfaqësuesve të opozitës e maxhorancës e sidomos midis kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Basha ishte personi që e bëri publik i pari lajmin e sekuestrimit të eurove, madje edhe para policisë. Kreu I PD-së akuzoi Taulan Ballën si personin që fshihej pas trafikimit të parave. Pas akuzva të forta çështja ka përfunduar në gjykatë, ku Taulant Balla akuzon Lulzim Bashën për shpifje./Shqiptarja.com

 

TË LIDHURA

Përfundon procesi i votimit, Niko Peleshi zgjidhet me 84 vota kryetar i Kuvendit të Shqipërisë
Politikë

Përfundon procesi i votimit, Niko Peleshi zgjidhet me 84 vota kryetar i Kuvendit të Shqipërisë

18:41 | 12/09/2025
Bashkia e Tiranës i rikthehet premtimit të vjetër: Largojini makinat e braktisura ose marrim masat
Aktualitet

Bashkia e Tiranës i rikthehet premtimit të vjetër: Largojini makinat e braktisura ose marrim masat

18:31 | 12/09/2025
Kuvend, deputetët betohen, momentet pikante nga seanca parlamentare e pasdites
Politikë

Kuvend, deputetët betohen, momentet pikante nga seanca parlamentare e pasdites

18:23 | 12/09/2025
Next Post
Shqipëria kapërcen Serbinë, i shet më shumë mallra Kosovës

Shqipëria kapërcen Serbinë, i shet më shumë mallra Kosovës

Çmimet e “kripura”, qytetarët të kursyer për festat

Çmimet e “kripura”, qytetarët të kursyer për festat

Allegri: Ndeshjen ndaj Atalantas do e shoh nga banka me Ronaldon

Allegri: Ndeshjen ndaj Atalantas do e shoh nga banka me Ronaldon

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025




TË FUNDIT

Përfundon procesi i votimit, Niko Peleshi zgjidhet me 84 vota kryetar i Kuvendit të Shqipërisë
Politikë

Përfundon procesi i votimit, Niko Peleshi zgjidhet me 84 vota kryetar i Kuvendit të Shqipërisë

by mirseda
18:41 | 12/09/2025
0

Deputeti i PS, Niko Peleshi, zgjidhet me shumicë votash kryetar i ri i Kuvendit të Shqipërisë. Në...

Bashkia e Tiranës i rikthehet premtimit të vjetër: Largojini makinat e braktisura ose marrim masat

Bashkia e Tiranës i rikthehet premtimit të vjetër: Largojini makinat e braktisura ose marrim masat

18:31 | 12/09/2025
Kuvend, deputetët betohen, momentet pikante nga seanca parlamentare e pasdites

Kuvend, deputetët betohen, momentet pikante nga seanca parlamentare e pasdites

18:23 | 12/09/2025
Kuvend, zhvillohet votimi për kryetarin e ri, demokratët bojkotojnë procesin. Përplasin duart në tavolinë dhe hedhin në kuti pankartat me akuzat ndaj qeverisë

Kuvend, zhvillohet votimi për kryetarin e ri, demokratët bojkotojnë procesin. Përplasin duart në tavolinë dhe hedhin në kuti pankartat me akuzat ndaj qeverisë

18:05 | 12/09/2025
Rinis seanca parlamentare, grupi demokrat mban 1 minutë heshtje në nderim të Azem Hajdarit, socialistët nuk i bashkohen

Rinis seanca parlamentare, grupi demokrat mban 1 minutë heshtje në nderim të Azem Hajdarit, socialistët nuk i bashkohen

17:53 | 12/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com