Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Seancë e posaçme, votohet sot në Kuvend kërkesa e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
Sot nis sesioni i ri parlamentar në Kuvend, ja çfarë pritet të diskutohet

Në Kuvendin e Shqipërisë ka sot seancë të posaçme në të cilën do të votohet kërkesa e SPAK për arrestimin e ish zëvendës-kryeministrit Arben Ahmetaj.

Afrimi i datës nga e hëna në të premte erdhi pas tensioneve të gjata në seancën e djeshme plenare, ku përfaqësuesit e opozitës, këmbëngulën, që votimi të bëhej sa më parë.

Ahmetaj, ndaj të cilit rëndojnë disa akuza në hetimet për incineratorëve, u largua nga vendi pak orë përpara se Prokuroria të formulonte kërkesën drejtuar parlamentit.

Ndërsa në Kuvendin e Shqipërisë pod je, u bëtua deputeti i ri socialist, që zuri vendin e deputetit të dorëhequr të Krujës Rrahman Rraja, deputetët e opozitës kishin bllokuar foltoren, duke kërkuar që të futej në rendin e ditës votimi i kërkesës së SPAK-ut për të arrestuar ish zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj.

Pas protestave këmbëngulëse të opozitës, konferenca e kryetarëve vendosi që seanca për votimin e kërkesës së SPAK për dhënien e autorizimit për të arrestuar ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj të zhvillohet sot.

Fillimisht kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla kundërshtoi futjen në rendin e ditës të kërkesës për arrestimin e deputetit Ahmetaj, duke përmendur afatet, përmbajtjen e dokumentit dhe njoftimin e deputetit.

“Nuk mund të hedhim në votim një çështje, që nuk ka lëndë. A janë njoftuar deputetët përmes raportit të këshillit të mandateve? Jo. A është njoftuar deputeti? Jo, nuk është njoftuar. Regullorja parashikon dy javë kohë, por ne kemi vepruar në mënyrë shumë serioze dhe shumë dinjitoze në respect të drejtësisë dhe të regullave të parlamentit”, tha Nikolla.

Opozita kërkoi që kryeministri Edi Rama të jetë i pranishëm në seancë plenare, dhe të hyjë në rendin e ditës dhënien e miratimit për arrestimit e ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj.

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se kryeministri Rama është përgjegjës edhe në ngjarjen e dhunshme të Fushë Krujës, edhe në korrupsionin e ish zëvendës kryeministrit Ahmetaj.

“Pa mbështetjen e Edi Ramës nuk do të kishte leje Rrahman Rraja për gurore në Krujë. Pa mbështetjen e Edi Ramës Arben Ahmeti, Damian Gjiknuri, Lefter Koka dhe çdo ministër që është për të shkuar në burg për çështjen e incineratorëve nuk miratonte dot 17 vendime brenda ditës. Dhe ju flisni për procedura?! Për çfarë procedurash flisni ju?! A e keni lexuar dosjen e SPAK-ut?!”, tha Bardhi.

Shumica dhe opozita ranë dakort që t’i hapin rrugë kërkesës së Prokurorisë së posaçme për arrestimin e ish zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, por debatuan gjatë për datën e seancës së jashtëzakonshme.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, deklaroi se kërkesa e SPAK për të autorizuar arrestimin e Ahmetajt u dorëzua në Kuvend në datën 10 korrik, edhe pse dokumenti mban datën 7 korrik.

“Pavarësisht nga abuzimet e këtyre ditëve, kërkesa është depozituar në Kuvend në datën 10 korrik, edhe pse mban sipër datën 7 korrik. Këshilli i legjislacionit ka zhvilluar shpejt dy mbledhje. Avokatët kanë kërkuar kohë, se është e drejta e tyre. U dhamë jo më shumë se një ditë kohë. Ndonëse rregullorja thotë se duhen dy javë kohë për raportin dhe dërgimin e tij deputetëve, ne po veprojmë shumë shpejt”, tha Nikolla.

Ish zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj akuzohet për korrupsion, fshehja apo mosdeklarim të pasurive dhe pastrim parash.

Hetimet nxorrën në pah lidhjet e tij të afërta ngushta me dy sipërmarrësit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, përfituesit e koncensioneve të trajtimit të mbetjeve në Elbasan, Fier e Tiranë.

Avokatët e tij janë shprehur kundër kërkesave për arrestim dhe kontroll të banesës. Ata kanë bërë me dije se Ahmetaj ndodhet jashtë Shqipërisë.

TË LIDHURA

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, autori i dyshuar del nga spitali i shoqëruar nga policia, do merret në pyetje
Aktualitet

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, autori i dyshuar del nga spitali i shoqëruar nga policia, do merret në pyetje

22:04 | 14/08/2025
Kali që pësoi djegie në Delvinë, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e kafshës që bëri bujë në rrjet
Aktualitet

Kali që pësoi djegie në Delvinë, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e kafshës që bëri bujë në rrjet

22:02 | 14/08/2025
Familja mbetet në qiell të hapur, shkrumbohet banesa në Lushnje
Aktualitet

Familja mbetet në qiell të hapur, shkrumbohet banesa në Lushnje

20:41 | 14/08/2025
Next Post
Plas grushti në Kuvendin e Kosovës, deputetët tentojnë të godasin Kurtin, kryeparlamentari thërret policinë

Grushti në Kuvendin e Kosovës, Prokuroria merr në pyetje Bislimin e Muratin

Zaptuan hapësirën publike në plazh, nën hetim 2 administratorë subjektesh në Durrës

Zaptuan hapësirën publike në plazh, nën hetim 2 administratorë subjektesh në Durrës

PS dorëzon Raportin në Këshillin e Mandateve, pro autorizimit për arrestimin e Ahmetajt

Reagon për herë të parë Arben Ahmetaj: Zoti e di të vërtetën që unë do nxjerr

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

20:18 | 12/08/2025




TË FUNDIT

Arbenita Ismajli thyen heshtjen pas urdhërarrestit ndërkombëtar
Showbizz

Arbenita Ismajli thyen heshtjen pas urdhërarrestit ndërkombëtar

by mirseda
22:55 | 14/08/2025
0

Arbenita Ismajli ka reaguar për herë të parë pas rreth orësh në qendër të lajmeve, ku emri...

Ish-pengjet izraelite të Hamasit i bëjnë thirrje Trump: Jepini fund luftës në Gaza!

Ish-pengjet izraelite të Hamasit i bëjnë thirrje Trump: Jepini fund luftës në Gaza!

22:31 | 14/08/2025
Porsche dhe çanta luksoze: surpriza e Ronaldos për Georginën pas fejesës

Porsche dhe çanta luksoze: surpriza e Ronaldos për Georginën pas fejesës

22:08 | 14/08/2025
Ndahet nga jeta Saimir Maloku – zëri i lirisë dhe rezistencës antikomuniste

Ndahet nga jeta Saimir Maloku – zëri i lirisë dhe rezistencës antikomuniste

22:06 | 14/08/2025
Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, autori i dyshuar del nga spitali i shoqëruar nga policia, do merret në pyetje

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, autori i dyshuar del nga spitali i shoqëruar nga policia, do merret në pyetje

22:04 | 14/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com