Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Se e dyta është fjala, kurse kriza është Mbret në kohën e xhahilëve

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Rama mposhtet me paqe, lufta e bën më të fortë

Nga: Lorenc Vangjeli

E ka shpjeguar Ismail Kadareja, e besonte Lasgush Poradeci, e ka paradëshmuar edhe gjermani i famshëm Gëte dhjetra vjet më parë.

Thelbi i idesë së tre kolosëve të letërsisë dhe shumë sivëllezërve të tyre letrarë, është se poetët janë përgjegjës për gjithçka ndodh në botë dhe se shkrimtarët janë në gjendje të dëgjojnë shungëllimin e barit që rritet, por mund të mos ndjejnë zhurmën e revolucionit që gjëmon mbas shpinës së tyre.

Sepse bari dhe evolucioni, kanë fytyrë më njerëzore se revolucioni dhe se ndoshta, të dy së bashku, edhe bari, edhe evolucioni, nuk i bëjnë dëm qënies njerëzore!

Duke perifrazuar këta tre evropianë të famshëm, mund të thuhet se një poet është fajtor nëse nuk ndjen psherëtimën e një zemre që dridhet nga dashuria apo se një shkrimtar është mëkatar nëse nuk prek zemrën e një shoqërie që psherëtin në krizë.

Fajtorët dhe mëkatarët, në fakt, në të gjitha rastet, janë më interesantë se ëngjëjt, që për më tepër, ekzistojnë realisht vetëm në Librat e Shenjtë dhe si personazhe gjenden vetëm në letërsinë e dobët. Kjo është një nga arsyet, në mos e para, jo e vetmja, që poetët dhe shkrimtarët, janë krijesa të komplikuara tek të cilët, Perëndia dhe evolucioni, kanë qenë dashamirës.

Sot në Tiranë, pothuaj si në të gjithë botën, imazhi ka vrarë thelbin, dukja dhe forma kanë deformuar mendimin dhe e lehta, sipërfaqësorja, shkëlqimi fallso i rrjeteve sociale, vithet e Kardashianit apo gjoksi i Demi Rose, princërojnë në një shoqëri që lulet i kërkon tek parfumet dhe pandeh se pyjet frymojnë në instagram, që beson se kuajt gjenden tek cilindratat e fuoristradave dhe vetë oqeani, është krijuar në vaskën e tualetit së tyre. Sot në Tiranë diskutohet se çfarë do të bëjnë nesër me zyrën Xhelali i Shkodrës, Xhemali i Kamzës dhe gjithë xhahilët e politikës që kanë idenë se bota rrotullohet rreth tyre.

Keqkuptimi fatal me çfarë konsiderohet sot moderne, ngjan me marëdhënien e racës njerëzore me koshin e vet të mbeturinave. Gjithkush e di nevojën gjithmonë e më të madhe për landfill-et për shoqëritë e sotme të urbanizuara, por askush nuk do të zgjidhte të jetonte aty. Në të kundërt, për fat të keq, sot: do të dëgjohej shumë më shumë gërvima e kompiuterit të një këngëtareje plastike sesa do të shijohej pasaporta shqiptare që Robert Schwartz i dha Gëtes; do të pyetej më parë për dashurinë një çupkë ekrani sesa të pritej përgjigje për drithërimën e shpirtit nga Lasgushi; një patriot stadiumi do të rrokaniste pluhur dalldie për Shqipërinë dhe do të merte më shumë like instagrami sesa Ismail Kadareja që vazhdon të shkruajë evropianisht për Shqipërinë e mosmarëveshjeve;

Kjo është kriza e gjithë botës moderne. Në këtë botën tonë të vogël, plot me njerëz që duan stilin e Evropës, por mendojnë si otomanë, kriza është vetë Mbreti.

Një Mbret që sapo vdes, dëgjon si brohoritet për jetë të gjatë, Mbreti i rradhës së qametit të rradhës! Ky quhet gabimisht rotacion. Njëlloj si një album fotografish, ku koha që kalon në opozitë, pretendohet se rinon dhe i zbraz mëkatet atij që ka ardhur nga një pushtet i shkuar dhe kërkon pushtetin e së nesërmes. Me të njëjtat portrete që në rininë e vuajtur kanë pasur më shumë rrudha se në moshën e pjekurisë, falë bisturisë dhe harresës. Politika që shitet si ujë lumi, i cili mund të rrjedhë më shumë se shumë herë nën të njëjtën urë, nuk është pasojë. Ajo është shkaku i parë dhe i vetëm, që ka nakatosur e dreqosur botën e vogël shqiptare.

E megjithatë, edhe në këtë skaj të trazuar të Ballkanit ankimtar, në këtë kohë xhelalësh dhe xhahilësh hierarkia e vërtetë, nuk ndryshon: E dyta është Fjala! Sepse e para është dashuria! Sepse fjala ka ardhur në këtë botë për të shpjeguar se çfarë është dashuria! Dhe herët a vonë, më mirë vonë sesa kurrë, të gjithë do të kujtohen sërish për poetët e shkrimtarët që dashurojnë me fjalë dhe i falin fjalën dashurisë!

 

Tags: fajtorëtkrizalorenc vangjeli

TË LIDHURA

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…
Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…

10:07 | 16/01/2026
Dështon seanca e 6 e gjyqit, Kalaja: Veliaj jo vetëm që nuk u paraqit, por nuk lejon as avokatin.
Analizë

Dështon seanca e 6 e gjyqit, Kalaja: Veliaj jo vetëm që nuk u paraqit, por nuk lejon as avokatin.

11:42 | 13/01/2026
“S’kemi kohë për të humbur”, Gonzato: Kemi nevojë për drejtësi cilësore, duhen më shumë gjyqtarë
Aktualitet

“S’kemi kohë për të humbur”, Gonzato: Kemi nevojë për drejtësi cilësore, duhen më shumë gjyqtarë

10:46 | 12/01/2026
Next Post
Plazhet “me” roje bregdetare, por numri i të mbyturve në shifra shqetësuese

Plazhet “me” roje bregdetare, por numri i të mbyturve në shifra shqetësuese

Paloka zbulon rrjetin e adresave false që mbrojnë Ramën: Rrogat e majme që marrin

Paloka zbulon rrjetin e adresave false që mbrojnë Ramën: Rrogat e majme që marrin

E cilësoi të sëmurë psikik, Bledi Mane shan me fjalor rruge Lutfi Dervishin

E cilësoi të sëmurë psikik, Bledi Mane shan me fjalor rruge Lutfi Dervishin







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Fermerët e serave në krizë/ Përmbytjet u shkatërruan të mbjellat, nuk kanë me çfarë të lajnë kredin
Aktualitet

Fermerët e serave në krizë/ Përmbytjet u shkatërruan të mbjellat, nuk kanë me çfarë të lajnë kredin

by mirseda
20:35 | 19/01/2026
0

Kjo duhet të ishte sera më të cilën çifti i fermerëve nga Samatica e Beratit do të...

Trump do të marrë pjesë në Davos mes tensioneve me Europën për Groenlandën, sigurinë dhe tarifat

Trump do të marrë pjesë në Davos mes tensioneve me Europën për Groenlandën, sigurinë dhe tarifat

20:32 | 19/01/2026
Sulme me peshkaqenë në Sidnei, dy persona në gjendje të rëndë

Sulme me peshkaqenë në Sidnei, dy persona në gjendje të rëndë

20:08 | 19/01/2026
Media greke: “Kontratë vdekjeje” për Jani Aliajt në burgun e Korydallos

Media greke: “Kontratë vdekjeje” për Jani Aliajt në burgun e Korydallos

20:05 | 19/01/2026
Berisha: “Më 24 janar do ta bëjmë natë” – PD para Kryeministrisë, nuk ka Kushtetutë pa demokratët

Berisha: “Më 24 janar do ta bëjmë natë” – PD para Kryeministrisë, nuk ka Kushtetutë pa demokratët

19:14 | 19/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com