Bastian Schweinsteiger ka provuar të bëjë një shaka me Italinë e cila mbeti jashtë Botërorit të Rusisë, duke u tallur me ta pasi i zgjedh pretendentë për ta fituar. Por ai që ka reaguar menjëherë ka qenë Marco Materazzi, duke e “degjeneruar” me një postim në Instagram.
Mesfushori gjerman, kampion bote me Gjermaninë në 2014-ën, është tallur me Italinë në jë intervistë të dhënë për një televizion amerikan. “Parashikimi im për Botërorin? Është e vështirë, por mendoj se Italia dhe Holanda kanë shanse të mira. Po bëj shaka, natyrisht”.Ka qenë e menjëhershme përgjigjja e Marco Materazzi, një nga protagonistët e Italisë në Gjermani 2006-të, ka shkruar në Instagram: “Jemi favoritë si ti në Dortmund, në 2006-ën! E mban mend kur më hëngre picën?”.