Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kultura

Sazani, det dhe mbetje të Luftës së Ftohtë (FOTO)

9 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha
Sazani, det dhe mbetje të Luftës së Ftohtë (FOTO)

Ishulli i Sazanit është ishulli më i madh i Shqipërisë i cili ndodhet në hyrje të Gjirit të Vlorës. Sipërfaqja e ishullit është 5.7 kilometër katrore.

Lartësia e tij është 342 metra. Shtrirja gjeografike e tij është juglindje-veriperëndim në një gjatësi prej 4.8 kilometër. Gjerësia më e madhe e tij është 2 kilometër. Vija bregdetare e ishullit është pak e thyer dhe ka gjatësinë 11.3 kilometra. 

Emri i ishullit të Sazanit përmendet që në kohërat antike, duke filluar nga shekulli i VI p.e.s. me emrin SASON.

Në vitin 1389 ishulli kaloi në zotërimin e Venedikut. Në 1815 së bashku me ishujt Joniane të Greqisë u pushtua nga Anglia. Gjatë periudhës së sundimit të Ali Pashë Tepelenës, fshati që ndodhej në ishull quhej Sebep dhe banorët e tij u dëbuan nga ky i fundit dhe migruan drejt brigjeve të Vlorës duke u vendosur në qytetin e Vlorës dhe në fshatin Zvërnec duke ndërruar dhe fenë.

Vlen të përmendet ish kryebashkiaku I qytetit të Vlorës Ibrahim Abdullai i cili ishte pinjoll i familjes Noti, njëra prej familjeve të dëbuara nga ishulli. Gjatë Luftërave Ballkanike, Greqia e pushtoi ishullin. Vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër, në vitin 1913 e detyruan atë që të tërhiqej nga Sazani.

Gjatë Luftës së Parë Botërore në 1915 ishulli u pushtua nga Italia dhe një vit më vonë në 1916 nga Austro-Hungaria. Lufta e Vlorës në vitin 1920 bëri të mundur që Italianët të tërhiqeshin nga Vlora, por mbajtën ende nën sundim Sazanin, deri më 1943, kur Shqipëria u pushtua nga nazistët gjermanë.

Më 21 tetor 1944 ishulli u çlirua nga Ushtria Nacional Çlirimtare Shqiptare dhe që nga ajo kohë është pjesë e integritetit dhe sovranitetit të shtetit shqiptar. Gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, Sazani së bashku me bazën detare ushtarake të Pasha Limanit, në Orikum të Vlorës, u shndërrua në një ndër pikat kyçe të ushtrisë sovjetike dhe asaj shqiptare në Mesdhe.

Gjatë kësaj periudhe ishulli i Sazanit ka shërbyer si bazë ushtarake detare ku ishin vendosur kryesisht anijet katërasiluruese, artileria bregdetare etj. Gjatë asaj periudhe ishulli ka qenë i banuar nga rreth 3 mijë banorë të cilët kryesisht ishin familjarë të oficerëve që shërbenin në ishull. Gjatë kësaj periudhe në ishull u ndërtuan 3600 bunkerë dhe 2840 qëndra zjarri.
Në Sazan gjenden varret e piratit ulqinak Haxhi Aliu dhe të birit të tij. Aty ka jetuar dhe shkrimtarja Salentine Rina Durante.

Ishulli i Sazanit është i pasur me atraksione dhe bukuri natyrore ku vlejnë të përmenden Gryka e Xhehenemit, Gjiri i Djallit, Gjiri i Japrakut, Gjiri i Shënkollës, Plazhi zallor i Admiralit etj.

Në Sazan ndodhen dhe dy kisha, ajo e Shën Kollit dhe e Shën Mërisë si dhe një mur venecian. Atraksion turistik në këtë ishull janë edhe reliket e mbetura nga regjimi komunist.
Këtë vit, në bazë të një marrëveshjeje midis Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes, ishulli i Sazanit do të jetë i hapur për vizitorë në periudhën 1 Maj – 15 Tetor 2017 dhe do të administrohet nga Bashkia Vlorë.

  

TË LIDHURA

Ekspozitë fotografike në Vlorë, në kuadër të 40-vjetorit të muzeut “Onufri”
Kultura

Ekspozitë fotografike në Vlorë, në kuadër të 40-vjetorit të muzeut “Onufri”

09:54 | 10/03/2026
Një javë nga Oscar 2026, nata e Hollivudit nën hijen e tensioneve globale
Bota

Një javë nga Oscar 2026, nata e Hollivudit nën hijen e tensioneve globale

13:04 | 09/03/2026
Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Next Post
Vuçiç: William Walker, de fakto ka krijuar Shqipërinë e Madhe

Vuçiç: William Walker, de fakto ka krijuar Shqipërinë e Madhe

US and EU, last efforts to send DP towards the elections

US and EU, last efforts to send DP towards the elections

KLSH kap “mat” Vllazninë, shkelje financiare për lojtarë “fantazmë”

KLSH kap "mat" Vllazninë, shkelje financiare për lojtarë "fantazmë"







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026




TË FUNDIT

Një tjetër raketë drejt Turqisë, Edogan: Nuk do të përfshihemi në luftë rajonale
Bota

Një tjetër raketë drejt Turqisë, Edogan: Nuk do të përfshihemi në luftë rajonale

by mirseda
22:44 | 13/03/2026
0

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi të premten, 13 mars, se Turqia nuk do të ndërhyjë në tensionet...

E rëndë në Tiranë, i moshuari qëllon me sëpatë gruan e tij, 68-vjeçarja transportohet në spital

E rëndë në Shkodër/ Familjarët gjejnë pa shenja jete 19-vjeçarin, dyshohet se është vetëvarur

21:49 | 13/03/2026
Tensione në Lindjen e Mesme: SHBA shton trupat pranë ishullit kyç të naftës iraniane

Tensione në Lindjen e Mesme: SHBA shton trupat pranë ishullit kyç të naftës iraniane

21:46 | 13/03/2026
Trump lehtëson sanksionet ndaj Venezuelës për të zbutur efektet e luftës me Iranin

Trump lehtëson sanksionet ndaj Venezuelës për të zbutur efektet e luftës me Iranin

21:31 | 13/03/2026
Shpërthime në Teheran dhe Dubai; aeroplan amerikan rrëzohet në Irak, 4 të vdekur

Shpërthime në Teheran dhe Dubai; aeroplan amerikan rrëzohet në Irak, 4 të vdekur

21:02 | 13/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com