Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Samiti i BE në Tiranë! Eksperti: Shqipëria vlerësohet si faktor stabiliteti në rajon

9 muaj ago
in Rajoni
Samiti i BE në Tiranë! Eksperti: Shqipëria vlerësohet si faktor stabiliteti në rajon

Tirana ka qenë mikpritëse e Samitit të Komunitetit Politik Europian, një event që përforcon pozitën e Shqipërisë si një vend me rol të rëndësishëm në rajon. Eksperti i integrimit europian, Gledis Gjipali, tha se ky Samit dërgoi një mesazh të qartë për nevojën e unitetit europian, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit në fushat e sigurisë dhe ekonomisë.

Sipas Gjipalit, fakti që Tirana priti këtë event të nivelit të lartë është dëshmi e përputhshmërisë së Shqipërisë me politikat e sigurisë së BE-së. Ai theksoi se vendi ynë konsiderohet si një faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor, një aspekt kyç për aspiratat integruese të vendit.

Megjithatë, Gjipali paralajmëron se rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian nuk është e lehtë. Ai përmendi se ka shtete anëtare që tregohen skeptike ndaj zgjerimit të mëtejshëm të BE-së. Duke sjellë si shembull Kroacinë, e cila u përball me sfida serioze përpara anëtarësimit, si lufta kundër korrupsionit dhe përmirësimi i sektorëve ekonomikë si turizmi, Gjipali nënvizon se edhe Shqipëria duhet të përballojë sfida të ngjashme për të përmbushur kriteret e nevojshme për anëtarësim.

“Mesazhi kryesor në Samit ishte që Europa të mbetet e bashkuar. Kishte edhe mesazhe për sigurinë, por edhe për ekonominë e përbashkët europiane. Vitet e fundit, Tirana ka mikpritur Samite të rëndësishme. Është mesazh, që Shqipëria është një vend tërësisht në përputhje me politikën e sigurisë së BE-së. Vendi ynë po ashtu vlerësohet edhe si faktor stabiliteti në Ballkan. Kjo bëhet që Shqipëria të integrohet në BE, rrugë që nuk është e lehtë, ka shumë pengesa. Ka dhe vende brenda Bashkimit Europian që shpesh herë nuk e duan zgjerimin e Bashkimit Europian. Kroacia kur hyri në BE kishte disa probleme, pasi kishte kriminelë lufte, por luftoi korrupsionin dhe zhvilloi shumë turizmin e saj. Shumë shtete europiane kanë ndryshuar qëndrim për zgjerimin, edhe pas luftës në Ukrainë, pasi duan të kenë të shtuar sigurinë.”, tha eksperti i integrimit, Gledis Gjipali.

TË LIDHURA

Vuçiç miraton reformat për centralizimin e gjyqësorit, BE bllokon 1.6 mld euro për Serbinë
Rajoni

Vuçiç miraton reformat për centralizimin e gjyqësorit, BE bllokon 1.6 mld euro për Serbinë

13:57 | 13/02/2026
Rajoni

Grabitje e armatosur në superstradën Lecce- Brindisi, tronditen udhëtarët

12:01 | 09/02/2026
2-vjeçarja ra në shatërvan, në gjendje të rëndë, arrestohet babai shqiptar në Greqi
Rajoni

2-vjeçarja ra në shatërvan, në gjendje të rëndë, arrestohet babai shqiptar në Greqi

11:54 | 09/02/2026
Next Post
I dënuar për trafik droge dhe pjesë ‘kyçe’ e grupit mafioz, bie në prangat e policisë italiane 37-vjeçari shqiptar

I dënuar për trafik droge dhe pjesë ‘kyçe’ e grupit mafioz, bie në prangat e policisë italiane 37-vjeçari shqiptar

‘Zgjedhjet e 11 majit ishin një masakër elektorale’, Këlliçi: Vota e diasporës një kasaphanë

‘Zgjedhjet e 11 majit ishin një masakër elektorale’, Këlliçi: Vota e diasporës një kasaphanë

SPAK zbarkon në Bashkinë Klos, sekuestrohen telefona dhe shoqërohen disa zyrtarë, ja për çfarë dyshohet

SPAK zbarkon në Bashkinë Klos, sekuestrohen telefona dhe shoqërohen disa zyrtarë, ja për çfarë dyshohet







JU REKOMANDOJMË

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

18:21 | 06/02/2026
Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

22:33 | 06/02/2026
Qeveria miraton indeksimin e pagave/ Ja kategoritë që përfitojnë

Qeveria miraton indeksimin e pagave/ Ja kategoritë që përfitojnë

16:55 | 06/02/2026
Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

18:40 | 07/02/2026




TË FUNDIT

Mes rrënojave të Gazës, familjet në Deir al-Balah zbukurojnë vendin për Ramazan
Bota

Mes rrënojave të Gazës, familjet në Deir al-Balah zbukurojnë vendin për Ramazan

by mirseda
15:09 | 13/02/2026
0

Palestinezët e zhvendosur në Deir al-Balah po bëjnë dekorime duke pritur muajin e shenjtë të Ramazanit, pavarësisht...

Sinisha Karan zgjidhet president i Republikës Sërpska pas zgjedhjeve të parakohshme

Sinisha Karan zgjidhet president i Republikës Sërpska pas zgjedhjeve të parakohshme

15:07 | 13/02/2026
Balliu nga Konferenca e Sigurisë në Mynih: Qeveria po e lë Shqipërinë të pambrojtur

Balliu nga Konferenca e Sigurisë në Mynih: Qeveria po e lë Shqipërinë të pambrojtur

14:40 | 13/02/2026
Konferenca e Mynihut, Sekretari i Shtetit i SHBA-së paralajmëron Evropën për një epokë të re

Konferenca e Mynihut, Sekretari i Shtetit i SHBA-së paralajmëron Evropën për një epokë të re

14:32 | 13/02/2026
QKB, rriten me 5.28% regjistrimet e bizneseve të reja në janar

QKB, rriten me 5.28% regjistrimet e bizneseve të reja në janar

14:03 | 13/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com