Liverpool ka shënuar me anë të të zakonshmit Salah përballë Manchester Cityt në çerekfinalen e parë të Champions League. Një start i mrekullueshëm për të besuarit e Jurgen Klopp, që kanë përballë “fantastikët” e Guardiolas. Ishtë Firmino që rrezikoi portën e pari, por Ederson nuk arrin ta ndalojë topin dhe më pas mbrojtja dështon ta largojë, aty është Salah i cili dërgon topin në rrjetë dhe ngre në qiell zemrat e tifozëve “The Reds”.