Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Sadiku: Do të shkojmë në Izrael për të marrë 3 pikët

9 vjet ago
in Kryesore, Sport, Të Gjitha
Sadiku: Do të shkojmë në Izrael për të marrë 3 pikët

Armando Sadiku  është shprehur i  gatshëm për të dhënë maksimumin dhe për të luftuar për  të qenë titullar në repartin e sulmit.

Sadiku e ka lënë pas dëmtimin dhe kërkon gol ndaj Izraelit edhe pse e ka të qartë se mes tij dhe Cikalleshit rivaliteti është i madh.

“Kemi provuar madje kam luajtur disa ndeshje me Cikalleshin bashkë, madje dhe kemi shënuar më kujtohet sfida ndaj Gjeorgjisë, Sokoli ka bërë gol dhe ndaj Luksemburgut vitin e kaluar kur kemi qenë në fushë të dy. Mua më pëlqen të kem një partner por siç e thotë edhe trajneri jemi një përfaqësuese e vogël dhe luajmë ndaj ekipeve shumë të forta, prandaj luajmë me një sulmues, por kënaqësia ime do të ishte të luaja së bashku me Cikalleshin në sulm. Për skemat nuk mund të vendos unë, është trajneri ai që i bën zgjedhjet dhe ne i respektojmë ato. Pësova një goditje me Kukelin kokë më kokë dhe u çava pak te balli, ato dy ditë, por gjithçka ka kaluar tani jam mirë”.

Ecuria e Shqipërisë në këtë eliminatore nuk ka qenë shumë pozitive, por jo cdo gjë duhet hedhur poshtë sipas sulmuesit të Luganos, me 26-vjetarin që nuk nguron të nënvizojë se kuqezinjtë kanë zhvilluar edhe ndeshje të mira.

 “Na kanë rënë ekipe shumë të forta në grup, mund të kishim bërë më mirë, por cfarë mund të themi për ndeshjen kundër Spanjës ata janë një kombëtare e madhe dhe e merituan fitoren. Edhe me Italinë patëm shanset tona, por nuk shënuam dhe më pas Italia na ndëshkoi. I vetmi peng në këto eliminatore është sfida me Izraelin që e humbëm në të tillë mënyrë. Por në këto eliminatore kemi bërë aq keq sa të thuhet se kemi prekur fundin. Euforia pas evropianit ndoshta ka ndikuar. Pas ndeshjes me Luksemburgun u mblodhëm të gjithë lojtarët dhe dolëm në konkluzionin që nuk mund të na mposhti një kombëtare e vogël si Luksemburgun, euforia ka ndikuar keq, dhe nuk duhet të bëjmë më paraqitje të tilla, por ndaj Izraelit duhet të rikthehemi në rrugën e duhur”.

Një finale që duhet fituar me çdo kusht kështu e cilëson, Sadiku sfidën ndaj Izraelit, kombëtareje të cilës pavarësisht humbjes 0-3 në ndeshjen e parë, Shqipëria nuk i trembet aspak.

“Për ne është si një finale. Duhet të luajmë në grup dhe të japim më të mirën për ekipin. Duhet të shkojmë atje të marrim tre pikët siç na i morën ata ne këtu, ose më saktë sic na i vodhën se nuk mund të them që na i fituan. Do të bëjmë gjithçka për ta fituar atë ndeshje. Nuk mund të them që ata kanë një mbrojtje të pakalueshme. Ne kemi luajtur edhe përballë mbrojtjeve më të forta në Evropian. Ne i respektojmë por nuk i kemi frikë, do të shkojmë në Izrael për të shënuar dhe për të marrë 3 pikët”.

Në fund sulmuesi nga Elbasani liroi nga përgjegjësitë trajnerin De Biasi duke theksuar se pesha më e madhe e fajit për këtë ecuri të dobët në sfidat e fundit u takon futbollistëve, ndërsa zbuloi edhe disa detaje për të ardhmen e tij  në rang klubesh që me shumë gjasa nuk  do të jetë më në kampionatin zviceran.

“Mendoj që sështë faji i trajnerit, është çështje psikologjike te ne trajnerët. Trajneri gjithmonë ka qenë i njëjti ka zhvilluar të njëjtat seanca stërvitore, por kemi qenë ne futbollistët që skemi dhënë më të mirën nga vetja. Kam bërë një sezon shumë të mirë me Luganon por nuk e di se ku do të jetë e ardhmja ime. Jam në pronësi të Zyrihut dhe kam  edhe 1 vit kontratë me këtë skuadër. Të përfundoj ndeshjen me kombëtaren dhe pastaj të shoh se ku do ta vazhdoj karrierën, do të jem te Lugano, do të kthehem te Zyrihu apo do të shkoj në një skuadër tjetër. Objektivi im është të largohem nga kampionati zviceran sepse kam 6 sezone që luaj aty”,– tha Sadiku.

 

Tags: 3 pikëtIzraelSadiku

TË LIDHURA

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…
Aktualitet

E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete

17:17 | 04/04/2026
Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente, ekspertët kërkojnë gjoba më të larta
Aktualitet

Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente, ekspertët kërkojnë gjoba më të larta

17:14 | 04/04/2026
Dështon protesta për naftën, vetëm pak persona para Kryeministrisë
Aktualitet

Dështon protesta për naftën, vetëm pak persona para Kryeministrisë

16:38 | 04/04/2026
Next Post
Shqiptarët drejt plakjes, lindin më pak fëmijë dhe martohen vonë

Shqiptarët drejt plakjes, lindin më pak fëmijë dhe martohen vonë

Rama i kundërpërgjigjet Metës për shantazhet dhe sulmon Fahri Balliun

Rama i kundërpërgjigjet Metës për shantazhet dhe sulmon Fahri Balliun

Ish-zyrtari i CIA-s: Trump ka dështuar të mbrojë sigurinë kombëtare të SHBA-ve

Ish-zyrtari i CIA-s: Trump ka dështuar të mbrojë sigurinë kombëtare të SHBA-ve







JU REKOMANDOJMË

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…
Aktualitet

E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete

by mirseda
17:17 | 04/04/2026
0

Dy emigrantë të paligjshëm janë gjetur të pajetë në një mal mbi fshatin Kamenicë. Sipas informacioneve paraprake,...

Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente, ekspertët kërkojnë gjoba më të larta

Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente, ekspertët kërkojnë gjoba më të larta

17:14 | 04/04/2026
“Ferri mbi ta”, Trump: Iranit po i mbaron koha për marrëveshje

“Ferri mbi ta”, Trump: Iranit po i mbaron koha për marrëveshje

16:58 | 04/04/2026
5 vende të BE-së kufizojnë karburantin, ulet numri i fluturimeve në Europë

5 vende të BE-së kufizojnë karburantin, ulet numri i fluturimeve në Europë

16:48 | 04/04/2026
Lamtumirë Dubai/ Eksodi i miliarderëve nga “ishulli” i luksit, largohen prej luftës me Iranin

Lamtumirë Dubai/ Eksodi i miliarderëve nga “ishulli” i luksit, largohen prej luftës me Iranin

16:41 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com