Drejtori sportiv i Interit, Walter Sabatini, është shprehur se portugezi Joao Mario nuk do të largohet nga klubi. Ndërsa ata janë duke vëzhguar Ramiresin dhe Alex Teixeiran për ti sjellë nën urdhrat e Spallettit. Ish-shefi i Romës, Sabatini, është kontakt me klubin kinez, pasi ai punon për të dyja palët edhe për Interin edhe për Jiangsu Suning.
“Jemi në kontakt me trajnerin për t’i bërë disa lëvizje në janar. Jemi duke e vëzhguar situatën e Ramires dhe Teixeira, por mbetet kohë që të definohet situata”.
Ai po ashtu ka folur edhe për Joao Marion, i cili është i lidhur me një largim që në janar. “Ka nga ata lojtarë që duan ta fitojnë një vend në Kupën e Botës, Joao ka këtë problem, pasi luan pak . Nuk duam ta humbasin, që kështu Luciano Spalletti, do të punojë më shumë me të. Ai është lojtar i yni dhe nuk duam ta humbasim”, ka thënë Sabatini. Ai po ashtu e ka përjashtuar një ndërrim me yllin e Paris Saint-Germain, Javier Pastore dhe atë të Manchester United, Henrikh Mkhitaryan.