Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Sa i shëndetshëm është sistemi financiar global?

9 vjet ago
in Të Gjitha
Sa i shëndetshëm është sistemi financiar global?

PIMCO's Chief Executive Officer and Co-Chief Investment Officer Mohamed El-Erian speaks during an interview at Thomson Reuters in New York March 31, 2011. PIMCO would reconsider buying back U.S. government debt, including Treasuries, if the Newport Beach, Calif. firm sees value in them again, El-Erian said on Thursday. REUTERS/Shannon Stapleton (UNITED STATES - Tags: BUSINESS) - RTR2KNCG

Mohamed A. El-Erian, “Project Syndicate”/Londër-Javët e fundit, politikëbërësit në të dyja anët e Atlantikut, kanë pohuar se sistemi financiar është i shëndoshë dhe i qëndrueshëm. Rezerva Federale e SHBA-së, njoftoi muajin e kaluar se të gjitha bankat e vendit e kaluan testin vjetor të stresit. Dhe presidentja e FED, Janet Yellen, ka sugjeruar tashmë se ne nuk mund të përjetojmë më “sa të jemi gjallë” një krizë të rëndë financiare.
Në të njëjtën kohë, Bordi i Stabilitetit Financiar (FSB) – i cili monitoron praktikat rregullatore në mbarë botën, për të garantuar që ato të përmbushin standardet e dakordësuara globalisht, ka deklaruar në një letër drejtuar udhëheqësve të G20-ës, se “format toksike të praktikave bankare hije” janë duke u eliminuar.

Shkurt, masat e vazhdueshme për të përkrahur sistemin financiar botëror, kanë dhënë frytet e tyre, sidomos kur është fjala për forcimin e “jastëkëve” kapitalë dhe pastrimin e bilanceve në pjesë të rëndësishme të sistemit bankar.
Garancitë e fundit nga ana e politikëbërësve janë inkurajuese, për ata prej nesh që shqetësohen se nuk është bërë aq sa duhet për të zvogëluar rrezikun financiar sistemik, si dhe për të siguruar që bankat t’i shërbejnë ekonomisë reale, në vend se të kërcënojnë mirëqenien e saj.

Megjithatë, është shumë herët për të pretenduar se sistemi është tërësisht i shëndetshëm. Përpjekjet për të mbështetur sektorin bankar në disa pjesë të Evropës, kanë mbetur ende shumë prapa. Dhe më e rëndësishmja, rreziqet financiare kanë vazhduar të zhvendosen tek aktivitetet jo-bankare.

Si një vëzhgues dhe pjesëmarrës në tregjet globale të kapitalit, për mua ekzistojnë 3 rreziqe kryesore. Së pari, ndërsa bankat gjithnjë e me të organizuara me shumë kujdes kanë pushuar aktivitete të caktuara, vullnetarisht ose jo, ato janë zëvendësuar nga institucione jo-bankare që nuk janë subjekt i standardeve të njëjtave mbikëqyrëse dhe rregullatorë.

Së dyti, segmente të caktuara të sistemit jo-bankar gjenden tanimë pranë kurthi të “një likuiditeti mashtrues”, në të cilën disa produkte rrezikojnë të mbi-premtojnë një likuiditet që ato mund të ofrojnë për klientët e transaksioneve në disa fusha.

Dhe në të njëjtën kohë, janë përhapur fondacionet financiare të kuotouara në bursa, ndërsa ndërmjetësit financiarë janë tkurrur relativisht, në favor të përdoruesve më të mëdhenj dhe më kompleksë.

Së treti, sistemi financiar nuk ka ndjerë ende ndikimin e plotë të hendeqeve teknologjike të nxitura nga përparimet në të dhënat e mëdha, inteligjencës artificiale, dhe lëvizshmërisë, që janë në proces duke kthyer përmbys një numër në rritje të sektorëve të tjerë të stabilizuar.

Dhe aktivitetet financiaro-teknologjike që janë zgjeruar, janë të rregulluara në një mënyrë jo të përshtatshme, dhe duhen ende të testohen nga një cikël i plotë i tregut. Sigurisht, një tjetër krizë sistematike financiare që kërcënon rritjen ekonomike dhe prosperitetin në të gjithë botën, ka të ngjarë të mos e ketë origjinën tek sistemi bankar. Por do të ishte e parakohshme, të pohonim se i kemi hedhur pas krahëve të gjitha rreziqet me të cilat përballet sistemi financiar.

Kjo pasi rreziqet janë shndërruar – dhe migruar jashtë sistemit bankar – rregullatorët dhe mbikëqyrësit do të duhet të shtojnë përpjekjet, dhe të zgjerojnë fokusin e tyre për të parë përtej bankave. Tek e fundit, sikurse vuri në dukje “Wall Street Journal” në vitin 2015, “Shtyrja e rreziqeve jashtë ekonomisë, mund të jetë e ngjashme me shtypjen e një shtrati me ujë:rreziku rishfaqet shpesh diku tjetër. Pra, kërkohen përpjekje për ta bërë të sigurtë sistemin financiar, që nga kriza e fundit financiare”.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Shënim: Mohamed A. El-Erian, është këshilltari kryesor ekonomik i Allianz. Ai ka shërbyer më parë si Kryetar i Këshilit të Zhvillimit Global nën presidencën Obama.

Tags: globalMohamed A. El-ErianProject SyndicateRezerva Federaleshendetshemsistemi financiar

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
Selami tregon një nga shkaqet e humbjes, apel Bashës: Mbaji premtimet

Selami tregon një nga shkaqet e humbjes, apel Bashës: Mbaji premtimet

Haki Çako shkarkon 2 nënkomisarë në Velipojë, toleruan ndërtimet pa leje

Haki Çako shkarkon 2 nënkomisarë në Velipojë, toleruan ndërtimet pa leje

Kavajë, PS-ja në avantazh me Dorjan Muratin, 102 vota para PD-së

PDIU ka 1 votë më shumë se në 25 qershor







JU REKOMANDOJMË

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

18:21 | 06/02/2026




TË FUNDIT

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…
Showbizz

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…

by mirseda
22:57 | 07/02/2026
0

Një zinxhir shpëtimi ku Selin shpëton Gimbon pasi tha se lojën e ka me Mirin dhe është...

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

22:43 | 07/02/2026
Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

21:54 | 07/02/2026
Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

21:03 | 07/02/2026
Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

20:56 | 07/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com