Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Sa larg do të shkojë diktatori bjellorus në përndjekjen e kundërshtarëve?

5 vjet ago
in Bota, Kryesore
Bjellorusi: Dhjetëra të arrestuar në protestat kundër Lukashenkos

“Der Spiegel”

Dy të rinj në kthetrat e armiqve të tyre. Në dy video, secila nga 30 sekonda, ata prezantojnë veten dhe “fajet” e tyre. Roman Protaseviç, 26 vjeç, sheh drejt nga kamera, dhe flet me zë të lartë dhe të qartë. “Unë po vazhdoj të bashkëpunoj me hetuesit, dhe po dëshmoj se kam organizuar trazira të mëdha në qytetin e Minskut”- thotë ai.

E dashura e tij, Sofia Sapega, 23 vjeçe, paraqitet e hutuar para kamerës dhe mezi lëviz buzët. “Edhe unë jam redaktore e kanalit “Black Book” në platformën Telegram, që publikoi informacione personale mbi punonjësit e Ministrisë së Brendshme”-thotë ajo.

Këta dy të rinj janë arsyeja pse diktatori Aleksandër Llukashenko devijoi udhëtimin e avionit të linjës “Ryanair” nga Athina drejt Vilniusit të dielën e kaluar. Ai ishte i gatshëm të rrezikonte provokimin e një protestë mbarëbotërore, vetëm për të arrestuar Protaseviç dhe Sapega.

Kryeministri i Polonisë e denoncoi këtë ngjarje si një “akt të paparë të terrorizmit shtetëror”. Ndërkohë, Sekretari amerikan i Shtetit Entoni Blinken, bëri thirrje për një hetim të pavarur ndërkombëtar. Me këtë veprim, Llukashenko e ka izoluar akoma më shumë vendin e tij. Linjat ajrore evropiane nuk po ulen më në Minsk, dhe po shmangin hapësirën ajrore bjelloruse.

Për më tepër, avionët e kompanisë ajrore kombëtare “Belavia” nuk do të lejohen më të fluturojë në shumë destinacione të Evropës. Edhe Ukraina fqinje ka ndaluar të gjithë trafikun ajror me Bjellorusinë.

Madje tani BE po merr në konsideratë mundësinë e vendosjes së sanksioneve kundër sektorëve të tërë të ekonomisë bjelloruse, masa që do të ndikonin shumë në eksportin e produkteve të naftës, plehrave kimikë por edhe tek sistemin financiar. Kufizime të tilla do ta godisnin më shumë regjimin e Lukashenkos se sa çdo kufizim i hapësirës ajrore.

Llukashenko ndodhet në pushtet prej 27 vjetësh, pra më shumë sesa mosha e Protaseviç dhe Sapegas. Pas protestave të verës së vitit të kaluar, regjimi i tij rivendosi rregullin me një grusht të hekurt. Por tani po shohim se atij nuk i mjafton vetëm terrorizimi i Bjellorusisë, por dëshiron që ta shtrijë hijen e tij në të gjithë Evropën.

Gjithashtu,ai nuk duket se ka frikë nga sanksionet, duke besuar se është nën mbrojtjen e presidentit rus Vladimir Putin. A është Llukashenko i nxitur vetëm për hakmarrje, apo ka një logjikë prapa lëvizjeve të tij? Dhe pse i vendosi në shënjestër Protaseviç dhe Sapegan?

Protaseviç është gazetar dhe aktivist, dhe nga janari 2021 ka drejtuar kanalin opozitar @belamova në platformën Telegram.

Ai shpërndan lajmet politike nga Bjellorusia. Por në Bjellorusi, fjala ‘politikë’ është kryesisht sinonim i shtypjes. Vala e protestave në verën e vitit 2020, ku qindra mijëra qytetarë dolën në rrugë kundër Llukashenkos, është shtypur dhe pasuar nga valë frikësimi. Puna e Protaseviç ka qenë rraskapitëse dhe e pandërprerë.

“Në verën e vitit 2020, ai mendoi se ishim në rrugën e duhur, dhe se regjimi do të rrëzohej së shpejti. Por pas shumë lajmeve të këqija i humbi shpresat”-thotë ish e dashura e Protaseviç, Ekaterina Jerusalimskaja. Ai pyeti një kolegun e tij nëse duhej të bënte 1 ose 2 javë pushime. “Merr 1 javë pushim puno 1 javë në distancë”-u përgjigj kolegu.

Kështu ai shkoi në kryeqytetin lituanez Vilnius, që njihet edhe si kryeqyteti i mërgimtarëve bjellorusë. Protaseviç ishte një nga dhjetëra mijëra bjellorusë që jetojnë atje. Figura më e shquar midis tyre është udhëheqësja e opozitës Svetlana Tikanovskaja, që ishte rivale e Llukashenkos në zgjedhjet presidenciale të gushtit 2020, para se diktatori të falsifikonte rezultatet dhe ta dëbonte rivalen nga vendi.

Një universitet i tërë mërgimtarësh është themeluar atje që në vitin 2004, Universiteti Evropian i Shkencave Humane. Sofia Sapega studion juridik atje. Ajo ka një pasaportë ruse, por është rritur në Bjellorusi. Ajo duhet të mbrojë tezën e saj të diplomës në fillim të qershorit.

Sapega dhe Protaseviç u takuan për herë të parë në një lokal në Vilnius në vitin 2020. Ai më parë kishte drejtuar Nexta, kanali më i madh dhe më radikal i opozitës në Telegram, dhe cilësohej si armik i shtetit në Bjellorusi.

E ëma e Sofias Ana Dudish, që jeton në Minsk, nuk e ka takuar ndonjë Protaseviç “por natyrisht që unë e di kush është ai” na thotë ajo përmes telefonit. “Unë i thashë asaj disa herë që të ishte e kujdesshme. Ajo më pas u përgjigj:Mami, unë jam e dashuruar me të”.

Udhëtimi në Greqi ishin pushimet e tyre të para së bashku. Edhe Tikanovskaja ishte në Ahtinë për disa ditë, por u kthye në Vilnius më 16 maj po me linjën “Ryanair”. Avioni kaloi mbi hapësirën ajrore bjelloruse, por nuk u devijua.

Më 23 maj, saktësisht një javë më vonë, Protaseviç dhe Sapega morën të njëjtin avion për të shkuar në Vilnius. Protaseviç pati dyshime që në aeroport tek një burrë që qëndronte në radhë pas tij. Në një bisedë në grup me kolegët e tij, ai shkroi:“Më duket se po ndiqem nga një anëtar i KGB.  Madje ai u përpoq të fotografonte dokumentet e mia të udhëtimit”.

Autoritetet greke kanë analizuar imazhe nga kamerat në aeroport. Por deri më tani nuk kanë qenë në gjendje të identifikojnë ndonjë person të dyshimtë dhe as aktivitet të dyshimtë në lidhje me Protaseviç.

Shërbimi sekret grek është kritikuar ashpër që nga dita e rrëmbimit. Por zyrtarët e kësaj të fundit thanë se nuk pati asnjë kërkesë për mbrojtjen e tij. Në 10:30 të mëngjesit me orën lokale, Boeing 737 u ngrit nga aeroporti Eleftherios Venizelos në Athinë.

Aeroplani fluturoi në veri mbi Bullgari, Rumani, Ukrainë dhe Bjellorusi. Shumica e 126 udhëtarëve në bord ishin lituanezë. Në orë 1 të drekës, piloti njoftoi një ndryshim kursi.

Ai u tha udhëtarëve se e kishin këshilluar të fluturonte për në Minsk, pasi kontrollorët e trafikut ajror e kishin paralajmëruar për një kërcënim me bombë.

Gjithçka u duk e çuditshme. Për shembull, pse duhej që avioni të ulej në Minsk kur aeroporti i Vilniusit ishte shumë më afër? Protaseviç e ndjeu menjëherë rrezikun. Ai u ngrit në këmbë, dhe dukej i tronditur dhe i tmerruar. Ekuipazhi i udhëzoi të gjithë që të uleshin, por ai tha me zë të lartë:“Ju keni një refugjat politik në bord, ne nuk mund të zbresim në Minsk!”.

Protaseviç i kërkoi të dashurës së tij të ulej në vendin e saj. Ai veshi xhaketën dhe vuri në kokë në kapele bejsbolli. Pavarësisht gjithçkaje, shpresonte që të mos njihej. Pas uljes në Minsk, qentë nuhatën pasagjerët dhe bagazhet e tyre. Në terminal, udhëtarët e tjerë nuk e panë më Protaseviç dhe Sapegas.

Kjo e fundit nisi t’i dërgonte një mesazh nënës së saj në WhatsApp. “Mami”-shprehej ajo. Kaq ishte gjithçka që arriti të shtypte. Në ditët që pasuan, Minsku dha disa justifikime të tjera se përse duhej devijuar ai udhëtim, por secili ishte më absurd se i pari.

Frika ka filluar të përhapet tani në Vilnius, ku aktivistë të shquar të mërguar kërkojnë mbrojtjen e policisë, dhe pedagogët bjellorusë nuk po largohen më nga qyteti nga frika e persekutimit. Rezultati është se Protaseviç dhe Sapega, janë bërë viktima të një fushate hakmarrjeje në shkallë të gjerë.

Marrë me shkurtime, burimi: www.spiegel.de/international/europe/lukashenko-s-revenge-how-far-will-belarus-dictator-go-in-hunt-for-opposition-a-a62c2282-1d0c-4d51-8085-dc67d671258d

Përshtatur për Tirana Today

Tags: bjellorusider spiegelVilnius

TË LIDHURA

Itali, nga bizhuteritë te këpucët, dhuratat e marra nga kryeministrja Meloni do të dalin në ankand
Bota

Itali, nga bizhuteritë te këpucët, dhuratat e marra nga kryeministrja Meloni do të dalin në ankand

19:12 | 11/12/2025
Dhimitër Meci kapet në Greqi; në banesën e tij gjenden armë dhe fishekë
Aktualitet

Dhimitër Meci kapet në Greqi; në banesën e tij gjenden armë dhe fishekë

19:10 | 11/12/2025
SHBA përgëzon Dumanin dhe thotë se pret bashkëpunim me kreun e ri të SPAK
Kryesore

SHBA përgëzon Dumanin dhe thotë se pret bashkëpunim me kreun e ri të SPAK

17:55 | 11/12/2025
Next Post

Ish-deputetja e LSI-së: Në vend të Kryemadhit të vijë Ilir Meta

Kryegjyqtarja e Elbasanit, “yll” TikTok-u, Gjonaj: T’i hetohet pasuria

Kryegjyqtarja e Elbasanit, “yll” TikTok-u, Gjonaj: T’i hetohet pasuria

Kthim virusi në Kinë, ja çfarë ka ndodhur gjatë 24 orëve të fundit

Kina lehtëson kufizimin e lindjeve për të përballuar plakjen e shoqërisë







JU REKOMANDOJMË

Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

13:50 | 05/12/2025
Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

22:56 | 05/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019




TË FUNDIT

Kuvendi voton me 85 vota pro Endrit Shabanin për Avokat Populli
Politikë

Kuvendi voton me 85 vota pro Endrit Shabanin për Avokat Populli

by mirseda
22:51 | 11/12/2025
0

Me 85 vota pro, dhe tre kundër Endrit Shabani u votua në Kuvend si Avokat i Popullit...

Nis votimi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit Kuvend/ Rama i pranishëm, PD braktis sallën

Nis votimi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit Kuvend/ Rama i pranishëm, PD braktis sallën

22:48 | 11/12/2025
Meta në 35-vjetorin e PD: Suksese në mbrojtjen e lirisë përballë “narkoshtetit”

Meta në 35-vjetorin e PD: Suksese në mbrojtjen e lirisë përballë “narkoshtetit”

22:36 | 11/12/2025
Balla për 35-vjetorin e PD: “Rezultati më i dobët që nga ’97. U pleqëroftë si kryetari!”

Balla për 35-vjetorin e PD: “Rezultati më i dobët që nga ’97. U pleqëroftë si kryetari!”

21:36 | 11/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com