E enjte, 20 Janar, 2022
3.5 C
Tirana

Kryegjyqtarja e Elbasanit, “yll” TikTok-u, Gjonaj: T’i hetohet pasuria

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka reaguar në lidhje me skandalin e kryetares në detyrë të Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani. Lidhur me videot e publikuara në media ku ajo shihej teksa dëgjonte muzikë dhe bënte “sfilatë” në ambientet e brendshme të Gjykatës së Elbasanit, Gjonaj ka një sërë kritikash.

Ministrja ka kërkuar që të merret masa e duhur, e kësisoj edhe të hetohet në mënyrë të thelluar gjendja pasurore e kësaj gjyqtareje. Etilda Gjonaj e mbyll mesazhin duke nënvizuar se reforma në drejtësi nuk do ndalet.

“Të pakomentueshme shfaqjet e gjyqtares së Elbasanit, dhe për të ardhur keq që qysh prej dhjetorit 2019, i kam kërkuar me shkrim KLGJ-së verifikimin dhe marrje mase për të pas lirimit të një subjekti kriminal. Tani uroj që jo vetëm të merret masa e duhur, por edhe të hetohet në mënyrë të thelluar gjendja pasurore e kësaj gjyqtareje.

Tipike për një pjesë të atyre që nuk kanë kaluar ende Vettingun dhe vijojnë të gërryejnë drejtësinë nga brenda! Reforma nuk do ndalet, dhe kush e ka turpëruar drejtësinë do të përballet me të deri në fund”, shkruan Gjonaj.

Më herët, Kapedani tha se këto video sipas saj, janë publikuar për të prishur imazhin.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   Bëri bujë me videot në "Tik Tok", gjyqtarja e Elbasanit i shpëton drejtësisë

Biden parashikon se Rusia ‘do të hyjë’ në Ukrainë. Gati për luftë?

Presidenti Joe Biden, të mërkurën parashikoi se Rusia "do të zhvendoset" në Ukrainë, duke përmendur shqetësimet ekzistenciale të presidentit të vendit, Vladimir Putin, edhe...

Berisha zbulon se çfarë do të ndodhë të shtunën në orën 11:00

“Foltorja” e radhës do të jetë në Rrëshen. Ish-kryeministri Sali Berisha njofton qytetarët se “Foltorja” me demokratët do të jetë në 22 janar, në...

Shpërdoruan detyrën, procedohet penalisht kryetari i KF Erzenit dhe një anëtar

Kryetari dhe anëtari i shoqatës së KF Erzenit, Marius Shahini dhe Fundim Dollaku, janë vendosur nën hetim me akuzë për “shpërdorim detyre” dhe “kompetencash”. Policia...

Tre djem dhe një vajzë në hotel, pranga të riut që qëlloi shokun me pistoletë

Më shumë se një muaj pas ngjarjes është prangosur në Tiranë autori i plagosjes me armë zjarri në një hotel në autostradën Durrës-Tiranë. 26-vjeçari...

Avokati mashtrues, merr 11 mijë paund për vizë studimi në Angli

Rreth dy muaj më parë, “Stop” transmetoi rastin e avokatit Sokol Berberi, i cili i mori 3 mijë euro një qytetari për vizë pune...