Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Rusia shpall “agjente të huaj”, “Zërin e Amerikës”

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Misteri rus në Shqipëri; Si Moska po ndikon në Ballkan përmes blerjes së mediave

Ministria ruse e Drejtësisë shpalli të martën “agjentë të huaj” nëntë media amerikane, përfshirë Zërin e Amerikës. Rusia radhiti në listë Radion Evropa e Lirë/Radio Liria dhe disa nga partnerët e saj, pasi paralajmëroi muajin e kaluar se ato mund të prekeshin.

Drejtoresha e Zërit të Amerikës Amanda Bennet tha se “Ne jemi të ndërgjegjshëm për vendimin e autoriteteve ruse dhe që Ministria ruse e Drejtësisë ka lënë të kuptohet se emërtimi i ri ka për t’u shoqëruar me kufizime të mëtejshme ndaj punës së Zërit të Amerikës në Rusi. Deri tani këto kufizime nuk dihen. Ne do t’i shqyrtojmë me kujdes të gjitha komunikimet nga ministria dhe organizata të tjera ruse.”

Bennet shtoi se “ne mbetemi njëkohësisht të përkushtuar që të vazhdojmë të jemi një burim i besueshëm dhe me autoritet lajmesh ndaj audiencave rusishtfolëse.”

Presidenti i Radios Evropa e Lirë/Radio Liria, Tom Kent, tha përmes një deklarate se Ministria ruse e Drejtësisë ka lënë të kuptohet se përcaktimi i ri ka për t’u shoqëruar me “kufizime” të reja ndaj punës së kompanisë mediatike në Rusi.

Ai shtoi se “natyra e plotë e këtyre kufizimeve nuk dihet”, por u zotua se rrjeti mbetet “i përkushtuar për ta vazhduar punën gazetareske. Në interesin e dhënies së lajmeve të sakta dhe objekte për audiencën rusisht-folëse.”

Presidenti rus, Vladimir Putin, nënshkroi në nëntor ligjin që i jep autoritet qeverisë t’i shpallë mediat që financohen nga jashtë si “agjentë të huaj” dhe të vendosë sanksione ndaj tyre.

Zyrtarët rusë e cilësuan ligjin e ri si një “përgjigje simetrike” ndaj asaj që ata e përshkruajnë trysni amerikane ndaj medias ruse. Më 13 nëntor, kanali televiziv i financuar nga shteti rus, RT, u regjistrua në Shtetet e Bashkuara në bazë të ligjit dhjetëra vjeçar për Regjistrimin e Agjentëve të Huaj (FARA).

Ambasadori amerikan në Rusi, Jon Huntsman, tha se FARA synon nxitjen e transparencës, por nuk kufizon veprimtarinë e rrjetit televiziv në Shtetet e Bashkuara.

Departamenti amerikan i shtetit e dënoi ligjin rus, duke thënë se ai pengon lirinë e shtypit. “Legjislacioni i ri rus që i lejon ministrisë së Drejtësisë t’i përcaktojë mediat si “agjentë të huaj”, dhe të mbikëqyrë apo të bllokojë aktivitete të caktuara në internet, paraqet një tjetër kërcënim për mediat e lira në Rusi.”- tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Heather Nauert në një deklaratë muajin e kaluar./VOA

Tags: “Zërin e Amerikës”Evropa e Lirerusiashpall

TË LIDHURA

Zelensky zbret në Danimarkë, bisedime me udhëheqësit nordikë dhe baltikë
Bota

Zelensky zbret në Danimarkë, bisedime me udhëheqësit nordikë dhe baltikë

14:19 | 03/09/2025
Izraeli eliminon kreun e grupit terrorist që mbante peng një familje
Bota

Izraeli eliminon kreun e grupit terrorist që mbante peng një familje

09:37 | 03/09/2025
“Luftë pa kuptim” – Trump i zhgënjyer me Putinin
Bota

“Luftë pa kuptim” – Trump i zhgënjyer me Putinin

09:29 | 03/09/2025
Next Post
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 6 Dhjetor?

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 6 Dhjetor?

Shtypi i ditës, 6 dhjetor 2017

Shtypi i ditës, 6 dhjetor 2017

Shtypi nga bota, 6 dhjetor 2017

Shtypi nga bota, 6 dhjetor 2017

JU REKOMANDOJMË

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025
Promovimi i dh*nës në rrjetet sociale nuk ndalet. Rr*het “Diamanti Blu” live në “TikTok”

Promovimi i dh*nës në rrjetet sociale nuk ndalet. Rr*het “Diamanti Blu” live në “TikTok”

09:58 | 27/08/2025




TË FUNDIT

Zelensky zbret në Danimarkë, bisedime me udhëheqësit nordikë dhe baltikë
Bota

Zelensky zbret në Danimarkë, bisedime me udhëheqësit nordikë dhe baltikë

by mirseda
14:19 | 03/09/2025
0

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky mbërriti në Danimarkë më 3 shtator për t’u takuar me kryeministren daneze...

Berisha: Rroga minimale nuk rritet, me këto ritme do shpërthejë morri dhe zgjebja

Berisha: Rroga minimale nuk rritet, me këto ritme do shpërthejë morri dhe zgjebja

14:07 | 03/09/2025
Koçiu: Teknologji e avancuar në shërbimin e Neurokirurgjisë

Koçiu: Teknologji e avancuar në shërbimin e Neurokirurgjisë

13:57 | 03/09/2025
Benz-i humbet kontrollin dhe përfundon në kanal, tre të lënduar

Benz-i humbet kontrollin dhe përfundon në kanal, tre të lënduar

13:23 | 03/09/2025
Teatri i Kukullave së shpejti me hapësirën e tij muzeale

Teatri i Kukullave së shpejti me hapësirën e tij muzeale

13:17 | 03/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com