Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Rusia priti 3 vjet për të gjetur mënyrën e përçarjes së Perëndimit

8 vjet ago
in Të Gjitha
Rusia priti 3 vjet për të gjetur mënyrën e përçarjes së Perëndimit

Richard Connolly*, “CNN”/ Që nga aneksimi i Krimesë në marsin e vitit 2014, dhe përfshirja e mëvonshme e Rusisë në konfliktin në Ukrainën Lindore, fuqitë perëndimore – të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – kanë qenë jashtëzakonisht të vendosura në ruajtjen e një fronti të bashkuar, kur ishte fjala për biznesin e vështirë të dialogimit me Rusinë.

Kjo nuk qe kurkund më e dukshme, sesa në përdorimin e makinerisë ekonomike të Perëndimit, si një mekanizëm primar në ushtrimin e presionit ndaj Moskës, për të ndryshuar politikën e saj në raport me Ukrainën.

Regjimi i sanksioneve që hyri gradualisht në fuqi, vuri në shënjestër sektorët strategjikë të ekonomisë ruse, duke përfshirë energjitikën, mbrojtjen dhe financat. Por, përveç goditjes që pësuan kompanitë ruse, vuajtën jo pak edhe kompanitë perëndimore.

Prodhuesit amerikanë dhe evropianë, si dhe gjigantët e energjisë humbën shumë para. Shitja e anijeve franceze dhe e makinerive gjermane u bllokua. Miliarda dollarë investime nga gjigandët e energjisë si “ExxonMobil”, “Total dhe “Shell” u shtynë për më vonë. Bizneset tek vendet me lidhje historike të ngushta tregtare me Rusinë, si Italia, Hungaria dhe Bullgaria, u goditën veçanërisht fort.

Por kostoja e konsiderueshme ekonomike e paguar nga kompanitë perëndimore, e bëri edhe më mbreselënës kohezionin politik mbi sanksionet që kanë zgjatur deri më sot. Përkundër dhimbjeve ekonomike, përftimi politik nga ruajtja e një fronti të unifikuar, u konsiderua si më i rëndësishëm.

Thelbësor në ngjizjen e këtij kohezioni, ishte një përpjekje e qartë e koordinuar midis Uashingtonit dhe Brukselit. Por ky unitet, mund të marrë fund shumë shpejt. Kongresi Amerikan – me dëshirën për të bërë diçka rreth ndërhyrjes së supozuar ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane, si dhe vullnetin për ta ndëshkuar Moskën për aktivitetet e saj në Siri dhe më gjerë – po bën diçka që Rusia ka dështuar t’ia shkaktojë Perëndimit që prej marsit të 2014-ës.

Duke nxitur një raund të ri sanksionesh, të cilat do të zgjerohen mbi ato që tashmë ekzistojnë kundër Rusisë, ligjvënësit amerikanë mund t’i japin Kremlinit pa dashje diçka që ky i fundit shpresonte të ndodhte që kur filloi kriza e Krimesë; krijimin e një pyke midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara.

Zyrtarët në disa vende evropiane me ndikim, mendojnë se raund i fundit i sanksioneve amerikane, po lëviz shumë përtej zonës së tyre të rehatisë. Në vend se të synojë t’i përdorë sanksionet për të ushtruar presion mbi Rusinë, për të zvogëluar ndërhyrjen e saj në Ukrainë, Shtetet e Bashkuara po lëvizin tashmë drejt përdorimit të tyre si një instrument kryesor për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj të gjitha aspekteve të politikës të brendshme dhe të jashtme ruse.

Disa zyrtarë të BE-së, e shohin këtë si një instrument shumë të paefektshëm. Larg nga të qënit goditje të përqëndruara dhe kirurgjikale – sikurse ishin paketuar fillimisht në vitin 2014 – këto sanksione kanë një rreze veprimi dhe pikësynime shumë të gjera, duke shenjestruar ndërmarrjet minerare dhe ato hekurudhore, si dhe projektet ruse të energjisë përtej kufijve të saj.

Sanksionet e propozuara janë gjithashtu të gjera në objektivat e tyre:me të njëjtin projektligj, ligjvënësit amerikanë kërkojnë të ndikojnë mbi transferimin e armëve në Siri, shitjen e energjisë ruse, dhe mënyrën se si bëhet privatizimi i ndërmarrjeve shtetërore ruse. 

Synimi për të goditur korrupsionin dhe politikën e jashtme ruse me të njëjtin instrument politik, mund të tingëllojë joshës në Uashington, por disa zëra me ndikim në vendet kyçe evropiane, veçanërisht Gjermania, e shohin projektligjin e ri si një agresion të hapur ekonomik.

Për shembull, dëshira e deklaruar për të goditur projektin e gazsjellësit “Nord Stream 2”, është parë nga disa zyrtarë europianë, si një përpjekje për të zëvendësuar gazin e lirë rus me gazin natyror më të shtrenjtë të SHBA-së. Kjo jo vetëm që rrezikon të prishë marrëdhëniet ekzistuese të furnizimit me gaz, mes Rusisë dhe vendeve evropiane si Austria, Gjermania dhe Italia, por gjithashtu do të bënte që kompanitë industriale europiane të paguanin një çmim më të lartë për energji, sesa konkurrentet e tyre në SHBA.

Zyrtarët e BE-së, po flasin tanimë për hakmarrje ndaj Shteteve të Bashkuara, në rast se kërcenohen interesat e tyre. Këndvështrimi i kësaj situate nga Moska – pavarësisht reagimit të ashpër të ligjvënësve dhe zyrtarëve të politikës së jashtme – ka të ngjarë të jetë relavitisht i qetë.

Teksa sanksionet e imponuara në vitin 2014, shkaktuan njëfarë kaosi në ekonominë ruse, kostoja e përgjithshme e tyre ishte modeste, dhe Rusia arriti të përshtatej me realitetin e ri ekonomik. Nëse zbatohen në formën e tyre aktuale, sanksionet e reja që janë propozuar, do të shkaktojnë përçarje të mëtejshme.

Por kjo do të ishte më shumë se sa thjesht një kompensim, për krijimin e ndarjes së parë transatlantike që nga viti 2014. Në një konflikt më të zgjeruar gjeopolitik mes Rusisë dhe Perëndimit, kjo do të qe me siguri pasoja më e rëndësishme e veprimeve të Kongresit.

* Richard Connolly, është një bashkëpunëtor i programit të Rusisë dhe Euroazisë në “Chattam House”, një think-tank mbi çëshjet ndërkombëtare me qendër në Londër.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: 3 vjetmënyrënpercarjeperendimpritirusia

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Next Post
Ekonomia e Evropës tashmë “dirigjohet” nga Rusia

Ekonomia e Evropës tashmë “dirigjohet” nga Rusia

Ja si të përmirësoni kujtesën tuaj me teknikën e lashtë greke

Ja si të përmirësoni kujtesën tuaj me teknikën e lashtë greke

“Shtriga” dhe “Krokodili” janë dosjet sekrete mbi pederastinë e Enver Hoxhës

“Shtriga” dhe “Krokodili” janë dosjet sekrete mbi pederastinë e Enver Hoxhës







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm
Politikë

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm

by mirseda
22:32 | 24/01/2026
0

Deputeti i PD-së, Eno Bozdo me një reagim në rrjetet sociale ka akuzuar policinë se ka tejkaluar...

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

21:55 | 24/01/2026
PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

21:23 | 24/01/2026
Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

21:20 | 24/01/2026
Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

20:42 | 24/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com