Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Rusia po sulmon nga brenda sistemin amerikan

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha, W-Instant
Sulmet kibernetike/“Rusia po përgatitet që të shkatërrojë botën”

Nga Natasha Bertrand “The Atlantic”/ Prova të reja gjyqësore, të paraqitura të mërkurën e shkuar nga prokurori i posaçëm, Robert Myler, zbuluan një tjetër kompani ruse, të angazhuar aktualisht në një betejë ligjore lidhur me ndërhyrjen e saj të dyshuar në zgjedhjet presidenciale amerikane të 2016-ës, dhe që duket se ka ndërmarrë një fushatë tjetër disinformuese në fund të vitit të kaluar, këtë herë duke shenjestruar vetë Mylerin.

Sipas të dhënave në dispozocion, zyra e prokurorit special i ka dorëzuar avokatëve mbi 1 milionë faqe dëshmi për ‘Concord Management dhe Consulting’, si pjesë e procesit të zbulimit të dokuentave. Kjo kompani, akuzohet për financimin e portalit që përhap mashtrime në internet, e njohur si Agjencia e Kërkimit në Internet.

Por dikush i lidhur me kompaninë ‘Concord’, dyshohet se ka manipuluar dokumentet, dhe ua ka dhënë ato gazetarëve, duke shpresuar se dokumentet do t’i bënin njerëzit të mendonin se dëshmitë e Mylerit kundër portalit dizinformues rus dhe pronarëve të saj, janë të pavërteta. Taktika që nuk duket se bind ndokënd, përbëjnë një shembull tjetër sesi Rusia po shfrytëzon sistemin amerikan të drejtësisë, për të luftuar rivalët e saj jashtë vendit.

Ekspertët thonë se prokurorët e Kremlinit, kanë vënë në shënjestër rivalët e tyre dhe individë të tjerë të cilësuar si të dyshimrë, duke shfrytëzuar gjykatat e SHBA-së për të ndjekur pretendimet e rreme nëpërmjet “padive të ligjshme” vetëm në pamje të parë, thuhet në një raport të fundit nga Anders Aslund, një anëtar i think-tankut “Atlantic Council”.

Kur Myler paditi Conkord në shkurtin e vitit 2018, së bashku me 2 kompani të tjera, dhe 13 shtetas rusë të dyshuar për lidhje me Agjencinë e Kërkimit në Internet, dukej shumë e vështirë që aktakuza të sillte një proçes gjyqësor, pasi rusët nuk mund të ekstradohen në Shtetet e Bashkuara.

Por ‘Concord’, punësoi papritur kompaninë e njohur amerikane “Reed Smith” për t’u përballur me Myler, duke argumentuar se akuzat duhet të rrëzohen, pasi prokurori i posaçëm ishte emëruar në mënyrë të paligjshme. Gjykatësi Dabni Fridrih, ka refuzuar 2 herë të mbyllë këtë çështje, dhe kohët e fundit ka kritikuar avokatët amerikanë të ‘Concord’, për paraqitjen e dosjeve “joprofesionale, të papërshtatshme dhe joefektive”,  duke e ndezur më tej betejën ligjore.

Tani, sipas fakteve të paraqitura këtë javë nga Myler, aktorët e panjohur që punojnë jashtë Rusisë, duket se kanë “armatosur” procesin e zbulimit të SHBA-së, në dobi të ‘Concord’.

Më shumë se 1.000 fotografi në faqen e internetit që publikoi dokumentet e rrjedhura, ”përputhen me ato të prodhuara në zbulim”, tha prokurori special.

Sipas Myler, dokumentet u publikuan nga një kompjuter me një IP që gjendet në Rusi, dhe kushdo që i publikoi ato kishte qartazi “qasje në të paktën disa nga zbulimet jo të ndjeshme të prodhuara nga qeveria”. Por dokumentet e falsifikuara u përzier me ato të vërteta, në një përpjekje të dukshme për të akuzuar Mylerin se po i cilëson faqet amerikane të internetit si Facebook dhe “Oçupy Democrats”, si operacione dezinformuese ruse.

Që në tetor të vitit të shkuar, ekspertët ligjorë dhe të sigurisë kombëtare, shprehën shqetësim për “ABC Neës” se qeveria ruse mund të përpiqet të përdorë procesin e zbulimit, për ta detyruar Mylerin të heqë nga hetimi, në mënyrë që të parandalojë publikimin e informacioneve të ndjeshëm të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Mark Zaid, një jurist i njohur në Uashington, i fokusuar në ligjin e sigurisë kombëtare, tha se e shihte incidentin më të fundit që përfshiu kompaninë ‘Concord’, dhe faqen mashtruese të internetit “si pjesë të një strategjie të qëndrueshme nga rusët për të penguar, dhe hedhur poshtë hetimin”.

Por rasti ‘Concord’, është vetëm një nga shembujt e këtij fenomeni. Në vitin 2017, Agjencia Sigurimit të Depozitave (DIA) në Rusi paraqiti 2 kërkesa për ndihmë juridike nga gjykatat federale në Nju Jork dhe Masaçusets, për të zbuluar 2 ish-aksionerë të “Probusinessbank” në pronësinë private të Sergej Leontiev dhe Aleskander Zhelezniak.

Leontiev dhe Zheleznyak kishin ikur në Shtetet e Bashkuara, por kjo nuk e ndaloi DIA-n nga ndjekja e tyre penale përmes gjykatave amerikane. Leontiev e kishte sulmuar Vladimir Putinin, kur njëri nga filialet e bankës, kishte tentuar të emetonte “kartën Navalni”, një kartë debiti që do t’i dhuronte një përqindje të transaksioneve një organizate anti-korrupsion, të udhëhequr nga disidenti i njohur rus Aleskei Navalni.

Banka Qendrore e Rusisë, ia hoqi menjëherë licencën “Probusinessbank”, dhe e detyroi atë të falimentojë, megjithëse ishte konsideruar si e shëndoshë financiarisht vetëm 2 muaj para se të konfiskohej. DIA nisi menjëherë shpërndarjen e aseteve të “Probusinessbank”, tek bankat miqësore me Kremlinin si “B&N Bank”.

Kur Leontiev kërkoi të shfuqizojë një padi federale kundër tij në vitin 2017, duke argumentuar se ajo ishte orkestruar nga 2 agjentë ruse, të prekur nga sanksionet sipas Aktit Magnitsky, Andrej Pavllov dhe Viktor Grin, gjykata e rrëzoi atë.

Mishel Estlund, një avokate e fokusuar në ndjekjet penale ndërkombëtare dhe ndjekjet penale të motivuara politikisht, më tha vitin e kaluar se problemi është se ndërsa gjykatat amerikane veprojnë në mirëbesim për të ndihmuar autoritetet ruse, këto të fundit shpesh nuk e bëjnë diçka të tillë.

“Gjykatat tona veprojnë, dhe mendojnë se veprojnë në të njëjtën fushë loje si rusët. Por nuk është kështu. Sistemi këtu është tërësisht ndryshe”- thotë Estlund. Nga ana e tij Myler, duket se e ka parashikuar se si rusët e lidhur me ‘Concord’ (që është pronë e Jevgeni Prigozhin, që shpesh quhet “kuzhinieri i Putinit”), mund të përpiqet të shfrytëzojnë procesin ligjor.

Në qershorin e vitit 2018 ai i kërkoi gjykatësit Fridrih, një urdhër mbrojtje që do të pengonte avokatët e ‘Concord’, të ndanin çdo dokument zbulimi me rusët e përmendur në aktakuzën e manipulimit online, si dhe me të huajt e tjerë, si avokatët jashtë Shteteve të Bashkuara.

Nëse të dhënat do të shpërndaheshin jashtë studiove ligjore amerikane, tha Myler, “individë të huaj, mund të përpiqen ta përdorin këtë rrugë si një mënyrë për të shtënë në dorë materiale sekrete, si pjesë e një përpjekjeje për mbledhjen e informacioneve të inteligjencës”. Faqja mashtruese e internetit, që synonte diskreditimin e hetimeve të tij, dështoi në përgjithësi në synimin e saj, dhe duket se dëshmoi saktësinë e parashikimit të Myler. Marrë me shkurtime. Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

TË LIDHURA

Krim makabër në Napoli! Burri vret nënën dhe partnerin e ish gruas, më pas…
Aktualitet

Krim makabër në Napoli! Burri vret nënën dhe partnerin e ish gruas, më pas…

22:54 | 16/08/2025
Aksident i rëndë në Qafë Thanë/ Makinat bëhen copash, tre të plago*ur, një në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Qafë Thanë/ Makinat bëhen copash, tre të plago*ur, një në gjendje të rëndë

21:40 | 16/08/2025
Plagosi me thikë bashkëjetuesen pas sherrit në shtëpi, vihet në pranga 41-vjeçari në Tiranë!
Aktualitet

Plagosi me thikë bashkëjetuesen pas sherrit në shtëpi, vihet në pranga 41-vjeçari në Tiranë!

21:37 | 16/08/2025
Next Post
Liverpool shënon gol ‘skandaloz’, por West Ham i përgjigjet për 6’ minuta (Video)

Liverpool shënon gol ‘skandaloz’, por West Ham i përgjigjet për 6’ minuta (Video)

Klerikët nuk i varrosin nënën pa para, i vobekti u detyrua të shiste viçin

Klerikët nuk i varrosin nënën pa para, i vobekti u detyrua të shiste viçin

Tentoi të futej me makinë në lokal, sherri mes shqiptarëve tmerron klientët

Tentoi të futej me makinë në lokal, sherri mes shqiptarëve tmerron klientët

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

21:49 | 13/08/2025
Donnarumma sulmon Luis Enriquen dhe i jep lamtumirën PSG-së me një mesazh për tifozët

Donnarumma sulmon Luis Enriquen dhe i jep lamtumirën PSG-së me një mesazh për tifozët

15:20 | 13/08/2025




TË FUNDIT

Zelensky pas mbërritjes në Uashington: Mirënjohës presidentit Trump!
Bota

Zelensky pas mbërritjes në Uashington: Mirënjohës presidentit Trump!

by mirseda
08:35 | 18/08/2025
0

Lufta atje vazhdon ende – dhe Presidenti Zelensky sot do t’i bëjë të qartë presidentit amerikan Donald...

Barcelona e nis sezonin me fitore bindëse – Yamal shkëlqen me gol dhe asist ndaj Mallorcas

Barcelona e nis sezonin me fitore bindëse – Yamal shkëlqen me gol dhe asist ndaj Mallorcas

23:00 | 16/08/2025
Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

22:57 | 16/08/2025
Krim makabër në Napoli! Burri vret nënën dhe partnerin e ish gruas, më pas…

Krim makabër në Napoli! Burri vret nënën dhe partnerin e ish gruas, më pas…

22:54 | 16/08/2025
Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare ikona e televizionit italian, Pippo Baudo

Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare ikona e televizionit italian, Pippo Baudo

21:42 | 16/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com