Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Rusia armatos me tanke e avionë Serbinë

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Rusia armatos me tanke e avionë Serbinë

E frikësuar prej ndikimit të NATO-s dhe BE-së, Rusia bëri këtë javë dërgesën e parë të premtuar, të avionëve luftarakë në Serbi, ndërsa më shumë automjete ushtarake dhe mbrojtje kundër-ajrore pritet t’i dërgohen aleatit të vjetër rus në të ardhmen e afërt, teksa në Ballkan tensionet sa vijnë e rriten, sipas Associated Press.

Rusët dërguan dy avionë MiG-29, të cilët u çmontuan dhe u transportuan në një aeroplan transporti, teksa katër të tjerë pritet të mbërrijnë deri më 20 tetor, në kohën e vizitës së ministrit rus të mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Rusia ofroi avionët me dy motorë, në gjendje të arrijnë shpejtësi maksimale prej më shumë se 1.400 milje në orë dhe që fillimisht debutuan në kulmin e Luftës së Ftohtë në vitet 1970, pa pagesë, megjithëse kostoja e Serbisë për rregullimin dhe modernizimin e avionëve mund të shkojë rreth 236 milionë dollarë.

“Ne do të vazhdojmë të mbrojmë lirinë dhe pavarësinë tonë”, tha Presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Marrëveshjet e armëve, të cilat aktualisht përfshijnë bisedime për të siguruar sistemin e raketave tokë-ajër S-300 të Rusisë, të lëvizshme dhe në gjendje të godasin në rreze të gjata, konsiderohen si një mënyrë për Rusinë, që ta mbajë Serbinë brenda sferës së saj të influencës dhe të krijojë distancë, midis vendit ballkanik dhe NATO-s dhe BE-së.

Afrimi me Rusinë për qëllime të mbrojtjes, pas viteve të tëra luftë me fqinjët Kroacinë, Bosnjen dhe Kosovën në vitet 1990, pas shpërbërjes së Jugosllavisë, mund të vërë në provë Serbinë, pasi shumë serbë mbeten skeptikë për t’u bashkuar me BE.

Serbia nuk është anëtare e plotë e NATO-s, por ka qenë pjesëmarrëse aktive në programin jo-ushtarak Partneritet për Paqe të organizatës, që nga firmosja në dhjetor 2006.

Por Serbia është në negociata për t’u futur në BE – një aleancë ekonomike pra, ndryshe nga NATO-ja – me bisedimet që pritet të finalizohen deri në vitin 2019. Beogradi mori mbështetje të martën nga kryeministrat e tre vendeve të BE, Bullgari, Greqi dhe Rumani.

“Të gjithë e dimë se vendi i natyrshëm i Serbisë është në Bashkimin Evropian”, tha Kryeministri bullgar Bojko Borisov.

Marrëdhëniet me BE-në, megjithatë, nuk janë më të mirat për momentin. Vuçiç shprehu zhgënjim të martën mbi vendimin e BE për të mos njohur referendumin e pavarësisë të Katalonjës – një përpjekje e fundit për t’u larguar nga Spanja – ndërkohë që po BE, mbështeti shpalljen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia në 2008, shkruan bota.al.

“Kosova fitoi pavarësinë pa mbajtjen e referendumit, por Katalonja … nuk mund të marrë diçka të tillë”, tha Vuçiç. “Nganjëherë, ne, serbët, pyesim veten pse duhet të jemi viktimë e standardeve të dyfishta?”

Tags: armatosavionërusiaSerbinëtanke

TË LIDHURA

Samiti i NATO-s në Bruksel: Në fokus mbrojtja, Ballkani Perëndimor dhe Ukraina
Bota

Samiti i NATO-s në Bruksel: Në fokus mbrojtja, Ballkani Perëndimor dhe Ukraina

16:48 | 10/02/2026
Shtetet evropiane përgatiten të ndalojnë mediat sociale për të miturit
Bota

Shtetet evropiane përgatiten të ndalojnë mediat sociale për të miturit

11:22 | 10/02/2026
‘Rruga e vdekjes’/ Tjetër aksident shumë pranë vendit ku ndodhi tragjedia me tifozët e PAOK-ut
Bota

‘Rruga e vdekjes’/ Tjetër aksident shumë pranë vendit ku ndodhi tragjedia me tifozët e PAOK-ut

10:04 | 10/02/2026
Next Post
Gjici ultimatum: Nuk ka më justifikime, dua 3 fitore rresht

Gjici ultimatum: Nuk ka më justifikime, dua 3 fitore rresht

Zjarr pranë banesave në Tale të Lezhës

Zjarr pranë banesave në Tale të Lezhës

Jep dorëheqjen nga trajner i Bylisit, Bledar Devolli

Jep dorëheqjen nga trajner i Bylisit, Bledar Devolli







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

ANSA: Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit, molotovë drejt selisë së qeverisë
Politikë

ANSA: Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit, molotovë drejt selisë së qeverisë

by mirseda
22:41 | 10/02/2026
0

Kokteje molotovi ranë si shi mbrëmjen e sotme në Tiranë mbi selinë qeveritare të kryeministrit socialist Edi...

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

22:26 | 10/02/2026
Nallbati te Trauma, Berisha mbërrin në spital: Goditje me urdhër politik! Policët u sollën si bisha

Nallbati te Trauma, Berisha mbërrin në spital: Goditje me urdhër politik! Policët u sollën si bisha

21:38 | 10/02/2026
Meta për protestën: “Mirënjohje për ata që dridhën Narkoregjimin e kalbur.”

Meta për protestën: “Mirënjohje për ata që dridhën Narkoregjimin e kalbur.”

21:11 | 10/02/2026
Berisha pas shpërndarjes së protestës: “Vetëpërmbajtja e qytetarëve nuk është dobësi.”

Berisha pas shpërndarjes së protestës: “Vetëpërmbajtja e qytetarëve nuk është dobësi.”

20:51 | 10/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com