Misioni humanitar rus i projekteve sociale dhe arsimore përhapet vitin e ardhshëm në territorin e Republikës Srpska, por edhe në Kosovë dhe Metohi, pavarësisht nga presioni i mediave të Kosovës për për të “frenuar” kthimin e rusëve në këtë rajon nëpërmjet organizatave humanitare, shkruan rs.sputniknews.comMediat atje shkruajnë, se rikthini i rusëve nëpërmjet organizatave është si një lloj pushtimi për Prishtinën.
“Këndi i Rusisë”, pjesë e projektit që Misioni Humanitar Rus në Ballkan ka kryer që nga viti 2015, do të hapet në Nish të hënën më 18 dhjetor në Bibliotekën Kombëtare të Qytetit “Stevan Sremac”. Sipas Branimir Nesic, kreu i ekipit “Misioni Humanitar Ruse” në Ballkan, ky do të jetë këndi më i madh i hapur i Rusisë deri tani me mbi 3.000 tituj librash në rusisht.
Projekti “Këndi Rus”, “synon të krijojë një lidhje edhe më të ngushtë midis popullit serb dhe rus. Në Beograd, ky projekt u realizua në Bibliotekën e Qytetit të Beogradit në bashkëpunim me Fondin Kulturor Rus dhe në mënyrë të pavarur misioni i “Këndit Rus” u hap në Zrenjanin, Krushevc, Bela Crkva dhe Medvegjë “, thotë Nesic.
Par përfundimit të këtij viti, “Këndi Rus” do të vazhdojë të prezantohet dhe në qytete të tjera në Serbi.
“Ajo që është e re është te ky projekt do të dalë në jetë në territorin e Republikës Srpska vitin e ardhshëm, duke thënë se tashmë është arritur një marrëveshje për rritjen e efikasitetit. Misioni ynë, përveç “Këndit Rus”, do të vazhdojë me një projekt që ne kemi zbatuar për dy vjet, të cilat janë ‘klasa të zgjuara të gjuhës ruse’, për shkolla dhe kopshte. Ne kemi në plan të zgjerojmë këtë projekt në RS por edhe në Kosovë dhe Metohi. Sa i përket realizimit të projekteve tona në Kosovë dhe Metohi ata do të kalojnë përmes Zyrës së Qeverisë së Kosovës, me të cilën kemi nënshkruar një memorandum bashkëpunimi në tetor “, tha Nesic.Tirana Today