Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Ruleta Ruse: Kur lindi dhe pse u bë kaq shumë popullore loja vdekjeprurëse?

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Ruleta Ruse: Kur lindi dhe pse u bë kaq shumë popullore loja vdekjeprurëse?

Origjina e Ruletës Ruse, siç mund ta kuptoni nga vetë emri që bart, besohet se e ka origjinën nga Rusia e kohës së Carëve. Data e saktë kur u konceptua si lojë është ende e paqartë.

Por shumë historianë mendojnë se duhet të jetë shfaqur midis viteve 1850, kur numri i pistoletave në Rusi u rrit me shpejtësi.

Në vitin 1920, aventurierët në Rusi e përmendën për herë të parë në dëshmitë e tyre gjatë Luftës Civile.Loja u prezantua shkurtimisht në një histori të shkruar nga shkrimtari zviceran Xhorxh Surdez në vitin 1937 në “Collier’s Illustrated Weekly”, një nga revistat më të shquara në atë kohë.

“Ruleta Ruse” tregonte historinë e një ushtari të ri gjerman, që përpiqej të fshihte vetëvrasjen e shokut të tij rus. Në një letër drejtuar eprorit të tij, ai i shkruante se i ishte treguar një histori në lidhje me lojën e Ruletës Ruse.

Sipas asaj që i kishte treguar shoku i tij që të tashmë kishte vdekur, oficerët e ushtrisë cariste e praktikonin këtë formë vdekjeprurëse të lojës së fatit në vitin 1917, gjatë ditëve të fundit të përfshirjes së Rusisë në Luftën e Parë Botërore.

Sipas dëshmive, rusët nxirrnin revolet e tyre, linin nga një plumb brenda dhe rrotullonin cilindrin, më pas e drejtonin armën në kokën e tyre dhe tërhiqnin këmbëzën. Rreshter Burkovski, viktima në këtë ngjarje, vetëvrasjen e të cilit përpiqet ta fshehë ushtari i ri, ishte një lojtar entuziast. Pasi i tregoi historinë, ai e ftoi gjermanin të luante një variant që përmbante një plumb të vetëm në cilindër në vend të 5 plumbave.

Historia ishte shumë e suksesshme dhe u ribotua disa herë atë vit. Më pak se një vit më vonë, një djalë i ri me emrin Tomas H.Markli qëlloi veten në kokë në ditëlindjen e tij të 21-të. Ai ishte i pari nga mbi 2000 viktima të lojës së çmendur të Ruletës Ruse.

Nga kjo lojë kanë humbur jetën edhe disa njerëz të famshëm në kohën e tyre. Kështu, Xhon Marshall Aleksandër Xhunior, i njohur si Xhosni Ejs, ishte një muzikant popullor i rrymës bluz në SHBA. Ditën e Krishtlindjes në vitin 1954, në fund të një turneu 1-vjeçar, ai ishte duke performuar në Auditoriumin e Qytetit në Hjuston, Teksas.

Gjatë pushimit ai qëlloi veten për vdekje, ndërsa po luante me një revole. Ndërsa disa dëshmitarë okularë deklaruan se alkooli dhe keqpërdorimi i armëve të zjarrit çuan në vdekjen e tij, zyrtarët e policisë deklaruan se shkaku i incidentit ishte loja e Ruletës Ruse.

Aimo Leikas, një magjistar i njohur nga Finlanda, u bë veçanërisht popullor falë lojës së tij më të njohur Ruletës Ruse. Ishte një truk i thjeshtë, edhe pse shumë i rrezikshëm.

Ai kishte një pistoletë gjashtëshe, të mbushur vetëm me një 1 plumb. Leikas pretendonte se ai mund të zgjidhte me siguri cilindo nga vendet bosh ku vendoseshin plumbat në mulli, vetëm duke përdorur fuqinë e mendjes së tij. Shfaqja u tij u bë shumë popullore, ndërsa finlandezi e përsëriti atë truk, për më shumë se 1 vit.

Dukej sikur vdekja nuk do ta merrte kurrë, derisa në vitin 1976 gjatë momentit që po performonte në skenë, pistoleta qëlloi me plumb duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ndërkohë, në SHBA aktorët e serialit të njohur televiziv “Cover Up”, u bënë dëshmitarë të një aksidenti tjetër tragjik.

Në mesin e xhirimeve, Xhon-Erik Heskum nisi të luante me një nga revolverët që ishte i mbushur vetëm me fishekë manovre. Ai e drejtoi armën në kokë, duke bërë sikur po luante Ruletën Ruse dhe shtrëngoi këmbëzën. Fatkeqësisht, arma ishte famëkeqja “44. Magnum”, një nga pistoletat më të fuqishme në botë.

Edhe pse asnjë predhë nuk doli nga tyta, vala e goditjes ishte aq e fortë, saqë ia copëtoi kafkën. Ai u dërgua me urgjencë në spitalin aty pranë, por u shpall i vdekur pak minuta më vonë. Rasti më i fundit i bujshëm ka ndodhur më 24 janar 2019 në Sent Ljuis të Misurit në SHBA.

Dy oficerë policie, njëri prej të cilëve ishte në detyrë, ndërsa tjetri pushim, luajtën një variant të Ruletës Ruse të quajtur “Russian Poker”, që është një lojë shumë e ngjashme. Ndryshimi i vetëm është se pjesëmarrësit ia drejtojnë armën në kokë kundërshtarit në vend të vetes së tyre. Në raundin e dytë, arma shkrepi plumbin e vetëm që kishte, duke vrarë oficerin Ketlin Eliks. Kolegu i tij Nataniel Hendren u akuzua për vrasje pa dashje, dhe u dënua me 10 vjet burg.

Burimi i lajmit: https://www.bestcasinosites.net/blog/russian-roulette-history.php#:~:text=The%20origin%20of%20Russian%20Roulette,have%20come%20from%20Tsarist%20Russia.&text=According%20to%20his%20deceased%20comrade,in%20the%20First%20World%20War

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: lojëpoopulloreRuleta. Rusevdekjeprurëse

TË LIDHURA

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës
Bota

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

22:17 | 05/07/2025
Zelensky zbardh detaje nga biseda me Trump: Ishte më e mira që kam patur ndonjëherë
Bota

Zelensky zbardh detaje nga biseda me Trump: Ishte më e mira që kam patur ndonjëherë

22:16 | 05/07/2025
Fluturimi që përfundoi në tragjedi, 4 viktima nga rrëzimi i avionit
Bota

Fluturimi që përfundoi në tragjedi, 4 viktima nga rrëzimi i avionit

21:54 | 05/07/2025
Next Post
Pandemia/ Regjistrohen dy viktima të tjera në Shqipëri

Kurba e koronavirusit mbetet e ulët, 2 viktima në 24 orët e fundit

A duhet të rishikohen rregullat për maskat e fytyrës?

A duhet të rishikohen rregullat për maskat e fytyrës?

Topi: Hipokrizi e mungesë sinqeriteti nga ata që kërkojnë dorëheqjen e Bashës

Topi: Hipokrizi e mungesë sinqeriteti nga ata që kërkojnë dorëheqjen e Bashës

JU REKOMANDOJMË

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

22:00 | 28/06/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij
Sport

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij

by mirseda
22:56 | 05/07/2025
0

Në funeralin e Diogo Jotës dhe Andre Silvës, ishin qindra personalitete të futbollit. Mungesa që ra më...

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

22:33 | 05/07/2025
Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

22:19 | 05/07/2025
Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

22:17 | 05/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com