Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, theksoi sot se forca politike ku ai bën pjesë, do të shkojë në zgjedhje me aleatin e saj, Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Ai u shpreh se të gjithë ata që kanë parashikuar se koalicioni nuk do të vazhdojë edhe pas zgjedhjeve, do të zhgënjehen.
“Lidhur me parashikimet se koalicioni do të shpërbëhet, ju them se të gjithë ata që parashikuan diçka të tillë, do të zhgënjehen”, tha Ruçi nga qyteti i Fierit.