Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha janë një prej çifteve më të komentuar të showbizit shqiptar. Çifti tërheq vëmendjen e ndjekësve me postimet e shumta dhe dedikimet e ëmbla për njëri-tjetrin.
Prej disa kohësh, rrjetit social Instagram i është bashkuar edhe Shkëlzeni, i cili së fundmi publikoi një foto të tijën. Mirëpo, vëmendjen e të gjithëve e ka tërhequr komenti i aktorit të njohur, Julian Dedës, i cili me shaka e paralajmëron Arminën të ruajë burrin.
“Vreshtin e ruan frika”, ja ka kthyer Shkëlzeni aktorit, ndërsa Armina ka komentuar pas tij: “Kam teknikat e mia unë në ruajtje.”