Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Rruga “Pjetër Budi” në rikonstruksion, Ristani: Tani ka parametrat e çdo rruge urbane të Tiranës

2 javë ago
in Aktualitet, Shqipëria

Rruga “Pjetër Budi”, një aks që lidh Njësinë Administrative nr.2 me zonën e Liqenit të Farkës po i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë.

Punimet u inspektuan sot nga Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, e cila theksoi nevojën e kësaj ndërhyrje pasi infrastruktura ekzistuese ishte e amortizuar dhe jashtë standardeve urbane.
“Kur themi rruga ‘Budi’ mendojmë qendrën e Tiranës, por në fakt ky është një zgjatim i rrugës që kalon jo vetëm nga Qyteti Studenti, por deri te Liqeni i Farkës, duke krijuar një hyrje shumë të mirë në hapësirë të gjelbër të Tiranës, përveç parkut të liqenit, të gjitha zonat qofshin ato sipër Qytetit Studenti, apo këtej nga Njësia 1 te Kryegjyshata, kanë mundësi të frekuentojnë jo vetëm liqenin, por edhe hapësirat e tjera me trotuar edhe me kalim më të lehtë makinash”, tha Ristani.

Më tej, ajo bëri me dije se investimi përfshin rikonstruksion të plotë të infrastrukturës rrugore, duke nisur nga shtresat asfaltike, trotuaret, ndriçimi rrugor, kanalizimet e ujërave të zeza dhe të bardha, si edhe linjat rezervë dhe hidrantët.

“Kjo është një infrastrukturë që pothuajse nuk ka ekzistuar apo ka qenë një infrastrukturë e bërë në mjete rrethanore, tani ka të gjitha parametrat e çdo rruge urbane të Tiranës, e cila jo vetëm do të lidhë njësitë dhe të krijojë akses në Unazën e Tiranës dhe në hapësira të tjera kreative, por edhe të krijojë një jetë cilësore dhe komunitare për të gjithë banorët e këtyre zonave të cilët kanë qenë afër me njëri-tjetrin por të izoluar për shkak të infrastrukturës. Bëhet fjalë për një investim serioz në pikëpamjen e trotuareve dhe të rrugës së automjeteve, por edhe të ndriçimit, të kullimit dhe të gjithë kanalizimeve ashtu siç duhet në çdo pjesë të Tiranës”, deklaroi Anuela Ristani.

“Pjetër Budi” shërben si rrugë lidhëse për zonën e populluar të Rrugës së Elbasanit dhe Qytet Studenti, me zonën e Liqenit te Farkës. Ajo ka qenë prej vitesh e amortizuar, me mungesë të infrastrukturës rrugore, trotuareve dhe kanalizimeve funksionale. Projekti i rikonstruksionit synon ndërtimin e plotë të shtresave rrugore, trotuareve, ndriçimit dhe sistemit të kanalizimeve sipas standardeve bashkëkohore. Punimet përfshijnë gjithashtu përmirësimin e sinjalistikës dhe rritjen e sigurisë rrugore për banorët e zonës.

TË LIDHURA

Aktualitet

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

23:10 | 04/06/2026
Aktualitet

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026
Aktualitet

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026
Next Post

BE kritikon SHBA për lehtësimin e sanksioneve ndaj naftës ruse, Brukseli:Moska po përfiton nga lufta

Vijojnë tensionet në Liban, Izraeli godet 25 objektiva të Hezbollahut në 24 orët e fundit

Hita “ultimatum” Policisë: Goditni drogën, armët dhe krimin! Asnjë tolerim për shkelësit...







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

by mirseda
23:10 | 04/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qarkun e Vlorës në fshatin Sevaster, ku...

Zyrtare/ Andoni Iraola emërohet trajner i Liverpoolit

22:45 | 04/06/2026

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026

47-vjeçari i dënuar me 25 vite burg gjendet i pajetë në institucionin e vuajtjes së dënimit

21:36 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com