Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Rruga e Kombit në dhjetor bëhet me pagesë megjithëse nuk ka përfunduar

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Rruga e Kombit në dhjetor bëhet me pagesë megjithëse nuk ka përfunduar

Pjesë të tëra të rrugës Durrës-Kukës janë ende të papërfunduara dhe të rrezikshme, por prej dhjetorit kompania që mori në koncesion mirëmbajtjen e saj do të ketë gati vendpagesat, ndërsa qytetarët e Kukësit i tremben izolimit të qytetit që edhe kështu është një ndër më të varfrit në vend.

Koncesioni i shumëpërfolur i Rrugës së Kombit, autostradës që filloi të ndërtohej një dekadë më parë, ka kushtuar mbi 1 miliardë euro dhe nuk ka përfunduar ende, pritet të fillojë të zbatohet në muajin dhjetor, pasi kompania koncesionmarrëse të përfundojë ndërtimin e traut të pagesave. Megjithatë, pavarësisht se nga dhjetori të gjithë qytetarët përdorues të rrugës do të fillojnë të paguajnë për ta përdorur atë, ndërsa pjesa tjetër e qytetarëve do të paguajnë si taksapagues, edhe nëse nuk i bie kurrë rruga nga këto anë, autostrada vijon të jetë efektivisht në të njëjtën gjendje teknike, pjesërisht e papërfunduar, me shpejtësi të lejuar të ulët për një autostradë dhe burim i përhershëm rreziku dhe aksidentesh.

Rreth 30 veta, sipas policisë, kanë humbur jetën në aksidente automobilistike përgjatë rrugës Durrës-Kukës që prej vitit 2009 kur ajo filloi të përdorej edhe pse ende e papërfunduar, ndërsa shpejtësia e lëvizjes në autostradën e pagëzuar si “Rruga e Kombit” u përgjysmua.

Altin Mena, ish-shef i qarkullimit rrugor në qarkun e Kukësit dhe ekspert në këtë fushë i tha BIRN se segmenti, të cilin ai e ka studiuar,  Tuneli i Kalimashit “është nga më problematikët në vend, me disa hyrje- dalje pa asnjë lloj kriteri”. Ai shpjegon se rruga është e rrezikshme pasi ka pjesë të përfunduara me 4 korsi dhe disa ura me vetëm dy korsi dhe po ashtu disa hyrje dalje jashtë kritereve.

E megjithëse rruga është ende e papërfunduar para disa javësh konsorciumi i kompanive “Catalyst Viva Das General Constracting LLC & Salillari shpk & “BEE Tech” & “ Violap Ateve” & “Kastrati” sha, i cili fitoi një vit më parë koncesionin e mirëmbajtjes së rrugës, ka filluar punën për ndërtimin e vendpagesave.  Kjo ka nxitur zemërim në Kukës ku qytetarë dhe drejtues lokal thonë se i tremben një izolimi të mëtejshëm të qytetit që sipas tyre është një nga më të varfrit në vend.

Vangert Beqollari, përfaqësues i kompanisë “Salillari” i tha “BIRN” se  punimet për ndërtimin e vendpagesës vazhdojnë me intensitet dhe pritet që të përfundojnë në dhjetor. “Kur të vinin në dhjetor do të jetë çdo gjë gati. Në bazë të projektit në këtë shesh do të jenë 10 korsi (5 hyrje dhe 5 dalje) me trarët ku do të kryhet pagesa”, tha Beqollari. Sipas tij çdo gjë në vendpagesë do të jetë elektronike, ndërsa do të ketë edhe dy ndërtesa që do të shërbejnë për zyra dhe për personelin e sigurisë.

Koncesioni për mirëmbajtjen e rrugës iu dha kosorciumit “Catalyst Viva Das General Constracting LLC & Salillari shpk & “BEE Tech” & “ Violap Ateve” & “Kastrati” sha, në gusht të vitit 2016 pasi Komisioni i  Prokurimit Publik, përmbysi një vendim të Ministrisë së Trasporteve e cila kishte shpallur fitues një kompani tjetër. Atëherë edhe sot banorët e Kukësit kundërshtojnë pagesën duke pretenduar se kjo do e varfërojë qytetin dhe dëmtojë biznesin e vogël atje.

Sipas të dhënave publike për koncesionin mesatarisht çdo makinë që do të kalojë në këtë rrugë do të paguaj 5 euro me TVSH, ndërsa koncesionari do të marrë prej vitit të tretë të koncesionit edhe një shtesë prej 5 milion euro në vit (nga viti i tretë deri në atë të 15) si subvencionim të koncesionit.

Sokol Kolgjini, kryetar i shoqatës “BpB”(Biznesi për Biznesin) në emër të biznesmenëve dhe tregtarëve kuksianë  thotë se “derisa autostrada është ndërtuar me fonde publike nuk ka argument për taksë shtesë  për çdo mjet”. Ai po ashtu thotë se makinat në vend paguajmë taksën e qarkullimit e cila i dedikohet mirëmbajtjes së rrugëve dhe taksimi në autostradë është një taksë mbi këtë taksë.

“Ne tashmë kemi një përvojë negative me një koncensionin të ngjashëm  që bllokoi aeroportin e Kukësit, duke i shkaktuar këtij rajoni një dëm ekonomik, e kështu s’mund të biem dakord me një koncesion tjetër që do na shkaktojë humbje të drejtpërdrejtë”, thotë Kolgjini. Ai shpjegon se Kukësi nuk ka një rrugë alternative që e lidh me Tiranën, rruga e vjetër është amortizuar, kjo e bën kalimin në autostradë të detyrueshëm.

Kolgjini thotë se vetëm nga Kukësi çdo ditë në rrugë kalojnë 400 mjete dhe sipas tij kjo përkthehet në një humbje prej “rreth 120.000 euro në muaj ose 1.4 milion euro në vit”.

Me shoqatat e biznesit dhe banorët  është solidarizuar edhe kryetari i Bashkisë së Kukësit  Bashkim Shehu, i cili thotë se koncesioni është një tarifë që do ndëshkojë biznesin e vogël në qytet dhe rrezikon mbylljen e mjaft prej këtyre bizneseve.  “Tarifa që do paguhet është e papërballueshme për ne. Kam folur me të gjithë bizneset e vogla që operojnë në Kukës. Ka biznese që sjellin tre-katër automjete  në ditë për furnizim. Kostoja e tyre, pas pagesës së detyrueshme, do të shkojë 1200 euro në muaj. Po në vit? Pra një tarifë e papërballueshme për një biznes të vogël  që do të sjellë mbylljen e tyre”, thotë Shehu.

Kryetari i Bashkisë  së Kukësit ka vënë alarmin edhe për largimin e turistëve të cilët sipas tij nuk do përballojnë kostot e kësaj rruge. “Kosovarët janë të vetmit turistë që kemi dhe ata nuk harxhojnë shumë. Kjo pagesë do të rrisë koston e udhëtimit dhe do sjellë largimin e tyre nga Shqipëria, drejt vendeve të tjera”, theksoi Bashkim Shehu.

Ndërkohë drejtori për Rininë në  bashkinë e Kukësit Njazi Hoxha e ka cilësuar koncensionin e Rrugës së Kombit si një vjedhje dhe abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë. “Pavarësisht se qeveria tashmë e ka vendosur ne kemi qenë  kundër dhënies me koncension të Rrugës së Kombit. Kjo përbën një krim për qytetarët shqiptarë dhe ato të qarkut Kukës… Por më e rëndësishmja është që kjo taksë, ky koncension është një vjedhje dhe abuzim madhor ndaj qytetarëve shqiptar dhe në veçanti ndaj atyre kuksianë ”,tha Njazi Hoxha.

Qytetarë të ndryshëm të kontaktuar nga BIRN thanë se jo vetëm do kundërshtonin pagesën e rrugës, por kërcënuan se do të bllokonin kalimin në tunel. Në një rast madje një i ri që nuk deshi të identifikohej tha se pas taksës Kukësi duhej të kërkonte bashkim me Kosovën.

Shefqet Kastrati drejtues i njërës prej kompanive të konsociumit tha se ky i fundit nuk kishte përgjegjësi për pjesët e papërfunduara të rrugës. Sa i përket çmimit dhe ankesave nga qytetarët dhe biznesi, Kastrati i tha BIRN se kompania ka menduar lehtësira duke përfshirë edhe një kartë abonimi për përdoruesit e përditshëm. “Për ato mjete që ka ndjeshmëri sociale kemi menduar që do i jepen bashkisë 100 mijë euro. Këtu përfshihen autobusët e të tjera”, tha Kastrati. Ai po ashtu tha se kompania nuk mund ta vononte fillimin e mbledhjes së tarifës. “Ne kemi filluar të paguajmë per mirëmbajtjen. Duhet të kihet parasysh se vetëm energjia është 50 mijë euro në muaj”, tha ai. Kastrati tha se megjithëse ishte shqyrtuar nga avokatët dhe kompanitë këshilluese nuk ka asnjë mundësi për të përjashtuar një qytet nga pagesa.

Megjithë kundërshtimet nga Kukësi,  kompania “Salillari & Kastrati ” që ka marrë me koncesion Rrugën e Kombit ka filluar para dy javësh  punën për vënien e trarëve të cilët do të shërbejnë për ndalimin e automjeteve, për të paguar taksën e kalimit në autostradën Durrës- Kukës- Morinë, duke filluar kështu zbatimin  në terren për krijimi i  infrastrukturës së  nevojshme për mbledhjen e kësaj takse.

Projekti sipas punonjësve të kompanisë parashikon zgjerimin e një segmenti të Rrugës së Kombit rreth 4 km në hyrje të Tunelit të Kalimashit, nga katër në gjashtë korsi, ndërsa do të ndërtohen mbi dhe nënkalimet, rrethimi dhe çdo element tjetër sigurie në autostradë si dhe vendosjen e trarëve, që do të shërbejë për vjeljen e taksës së rrugës.

Në të njëjtën kohë vijon edhe procesi i ndërtimit të urave të mbetura përgjysmë  në rrugën Kukës-Morinë i zvarritur që prej tetë vitesh për mungesë  fondesh. Për vitin 2017 qeveria e Shqipërisë ka vënë në dispozicion 5 milion Euro.  Sipas drejtorit teknik të firmës Vega që ka fituar tenderin për përfundimin e urave në rrugën Kukës-Morinë pesë ura duhej të kishin përfunduar në qershor, por nuk kanë përfunduar, ndërsa dy urat e tjera ku përfshihet  edhe ajo më e madhja e këtij  segmenti në afërsi të ish uzinës së Bakrit në Rexhepaj nuk mendohet se do përfundojnë në afatin e përcaktuar në kontratë.

Tags: bëhete Kombitme pagesëmegjithësenë dhjetornuk kapërfunduarrruga

TË LIDHURA

Goditja e kryetarit të KZAZ-së në Kashar, Gjykata e Tiranës lë në burg Rei Nozllin
Aktualitet

Goditja e kryetarit të KZAZ-së në Kashar, Gjykata e Tiranës lë në burg Rei Nozllin

12:25 | 17/05/2025
“Profesioni i parë që kemi ne shqiptarët është mikpritja”, Rama
Aktualitet

“Profesioni i parë që kemi ne shqiptarët është mikpritja”, Rama

12:01 | 17/05/2025
Braimllari thumbon ish-shokët te PL-ja: Gjuha e Europës triumfoi bindshëm mbi gjuhën e kënetës
Politikë

Braimllari thumbon ish-shokët te PL-ja: Gjuha e Europës triumfoi bindshëm mbi gjuhën e kënetës

11:38 | 17/05/2025
Next Post
Arsenal në avantazh, është Lacazette (Video)

Arsenal në avantazh, është Lacazette (Video)

Kosovë, treni niset më 1 tetor

Kosovë, treni niset më 1 tetor

Basha: Reforma zgjedhore urgjente, marrëveshja e 18 majit “vdiq” pas vjedhjes së votave

Basha: Çadra nuk ishte dështim, Rama ka korruptuar ndërkombëtarët

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025




TË FUNDIT

Goditja e kryetarit të KZAZ-së në Kashar, Gjykata e Tiranës lë në burg Rei Nozllin
Aktualitet

Goditja e kryetarit të KZAZ-së në Kashar, Gjykata e Tiranës lë në burg Rei Nozllin

by mirseda
12:25 | 17/05/2025
0

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka lënë në burg 26-vjeçarin Rei Nozlli, i...

“Profesioni i parë që kemi ne shqiptarët është mikpritja”, Rama

“Profesioni i parë që kemi ne shqiptarët është mikpritja”, Rama

12:01 | 17/05/2025
Braimllari thumbon ish-shokët te PL-ja: Gjuha e Europës triumfoi bindshëm mbi gjuhën e kënetës

Braimllari thumbon ish-shokët te PL-ja: Gjuha e Europës triumfoi bindshëm mbi gjuhën e kënetës

11:38 | 17/05/2025
KQZ publikon shifrat paraprake, sa shqiptarë votuan brenda dhe jashtë vendit

Numërimi i zarfeve të Greqisë, Logu: Nuk kemi hequr nga votat e shqiptarëve

11:35 | 17/05/2025
Barcelona dominuese dhe e pamëshirshme në Spanjë, ja statistikat e titullit

Barcelona dominuese dhe e pamëshirshme në Spanjë, ja statistikat e titullit

11:05 | 17/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com