Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Rroga marramendëse e kryeministrit Haradinaj, e jashtëligjshme

8 vjet ago
in Të Gjitha
Rroga marramendëse e kryeministrit Haradinaj, e jashtëligjshme

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj siç duket nuk do të mund të gëzojë shumë gjatë rrogën marramendëse që ia ka mundësuar vetes. Kjo pasi Agjencia Kundër Korrupsionit e ka shpallur një vendim të tillë të jashtëligjshëm.

E kjo nuk po i bën përshtypje të parit të Qeverisë që vlerëson se gjithçka është bërë në përputhje të plotë me ligjin. Në anën tjetër Vetëvendosje ka dërguar këtë vendim në Gjykatën Kushtetuese.

AKK dje njoftoi opinonin se zyrtarët e lartë publikë (kryeministri, zv.kryeministrat, ministrat dhe zv.ministrat) kanë vepruar ndesh me ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, konkreisht me konfliktin e interest rast për rast si dhe me shumicën e dispozitave që përcaktojnë ‘Parimet e veprimit dhe mos veprimit të zyrtarit të lartë publik’.

Sipas tyre, ky vendim nuk konsiderohet konflikt interesi vetëm nga ata të cilët janë përfitues.

 “Vendimi i Qeverisë i datës 20.12.2017 nuk mund të cilësohet si konflikt interesi për të gjithë ata të cilët janë përfitues nga nxjerrja e këtij vendimi. Konflikti i interesit është paraqitur tek zyrtarët e lartë të cilët me votën e tyre kanë ndikuar që Vendimi të jetë në interes të tyre për përfitime personale”, ka thënë AAK.

Rekomandimi i tyre ka qenë që ky vendim të kthehet në rishqyrtim, duke shfrytëzuar mënyra të tjera ligjore që nuk bien ndesh me Ligjin për Parandalim të Konfliktit të Interesit dhe Legjislacionit tjetër relevant që është në fuqi.

Reagim të menjëhershëm ka pasur nga Lëvizja Vetëvendosje. Deputetja e VV’së, Albulena Haxhiu bëri të ditur se vendimin e Haradinaj e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese.

Haxhiu vlerëson se ky vendim i kryeministrit është jokushtetues, për shkak se është ndërhyrë në kompetencat e Kuvendit si dhe është në shpërpuethmëri me gjendjen socioekonomike në vend.

“Pas vendimit të drejtë të AKK edhe Gjykata Kushtetuese duhet së pari të vendos për masë të përkohshme pra ta pezulloj këtë vendim, deri në shfuqizim të tij!”,  ka shkruar Haxhiu në Facebook.

E opinoni i AKK-së dhe dërgimi i vendimit në Gjykatë Kushtetuese nuk po i bën përshtypje Qeverisë.

Nga zyra e kryeministrit bëjnë të ditur se ky vendim është marrë në përputhje të plotë me ligjin.

“Sot e kemi pranuar një opinon nga Agjencioni Kundër Korrupsion, i cili e shtjellon çështjen e vendimit të Qeverisë për nivelizimin e pagave të një kategorie të zyrtarëve dhe si i tillë ky opinon është më tepër udhëzues dhe në këtë aspekt Qeveria e Republikës së Kosovës është në proces të përgatitjes së një përgjigje e cila do të sqarojë se vendimi i Qeverisë është në përputhje të plotë me Ligjin”, tha Këshilltari për media i kryeministrit Haradinaj, Halil Matoshi.

E sa i përket dërgimit në Gjykatë Kushtetuese, ai thotë se nuk dihet se a do të shqyrtohet kërkesa në fjalë.

Sherrin kësaj rritje përvec qeveritarëve po ja shohin edhe gjyqtarët, prokurorët e zyrtarët e administratës në vend.

Express ka raportuar në vazhdimësi se rritja e rrogave ka ngritur pakënaqësi të mëdha si në sektorin e arsimit edhe në atë të shëndetësisë. Këta të fundit kanë vlerësuar të padrejtë rritjen vetëm për 4% për këta sektorë, kur në të njëjtën kohë ka pasur rritje marramendëse për kategori të caktuara deri në 100%.Express/

Tags: e jashteligjshmee kryeministritharadinajmarramendëserroga

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Next Post
Modeli i ri “Nokia 7” shfaqet online

Modeli i ri “Nokia 7” shfaqet online

Baroni shqiptar në burgun britanik,  kush është gangsteri që po frikëson…

Baroni shqiptar në burgun britanik,  kush është gangsteri që po frikëson...

Parashikimi i motit, çfarë pritet në orët në vijim?

Parashikimi i motit, çfarë pritet në orët në vijim?







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026




TË FUNDIT

Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin
Showbizz

Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

by mirseda
21:50 | 17/01/2026
0

Disa debate të ashpra kanë ndodhur gjatë këtyre ditëve në shtëpinë e Big Brother VIP 5, ku...

‘Prime’ nis me një surprizë, Kristi prezanton këngën e re të bërë për Selin

‘Prime’ nis me një surprizë, Kristi prezanton këngën e re të bërë për Selin

21:27 | 17/01/2026
Londrimi–Dolces: Një femër si ti s’duhej me ra për një mashkull si Limi

Londrimi–Dolces: Një femër si ti s’duhej me ra për një mashkull si Limi

21:02 | 17/01/2026
SHBA kërcënon BE-në me tarifa, Europa përgjigjet e bashkuar

SHBA kërcënon BE-në me tarifa, Europa përgjigjet e bashkuar

20:50 | 17/01/2026
Kryeministri Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes për Gazën

Kryeministri Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes për Gazën

20:31 | 17/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com