Gjermania ka arritur të arkëtojë një shifër rekord në arkat e tij prej plot 18,3 miliardë eurosh, vlera më e lartë e siguruar nga vetë shteti që nga bashkimi i saj. Në rritjen e ekonomisë gjermane ka ndikuar rritja e investimeve, teksa në këtë tremujor ajo ka shënuar një rritje prej 0.6%, bën të ditur Zyra Federale e Statistikave.
Sipas DW, hovi ekonomik vjen nga brenda vendit, ku shumë kompani gjermane kanë shtuar investimet, ndërkohë që edhe konsumi ka shënuar rritje me 0,8%.
Eksperti i ekonomisë, Ralph Solveen nga Commerzbank bën të ditur se “të dhënat konfirmojnë një hov ekonomik të nxitur nga konsumi privat. Në këtë fazë të rritjes ekonomike është normale që Gjermania të ketë një rritje të kërkesës brenda vendit”.