Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Rritet taksa e televizorit që të fitojnë më shumë manjatët e mediave

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Rritet taksa e televizorit që të fitojnë më shumë manjatët e mediave

Nga Lutfi Dervishi/ Atyre që kanë më shumë do t’u jepet, atyre që s’kanë do t’u merret edhe ajo që kanë”.

Gjatë pothuaj 30 viteve pune në media nuk kisha menduar se shkallën më të lartë të humorit dhe paradoksit do ta gjeja në projekligjin që takson gjithë familjet në Shqipëri për të ndihmuar  biznesin e 4- 5 familjeve!

Humori nis që në fjalinë e parë kur thuhet se projektligji synon të rrisë pavarësinë e televizioneve private, të nxisë gazetarinë investigative, të trajnojë gazetarët dhe t’i shpallë luftë lajmeve të rreme.

Kush i ka penguar televizionet private, sidomos ato kombëtare dhe jashtëzakonisht të fuqishme, për të trajnuar gazetarë, për të luftuar lajmet e rreme dhe për të bërë gazetari investigative? Mungesa e parave?!  Në bilance e paraqitura në AMA televizionet që pritet të përfitojnë nga ky projekligj janë me fitim.

Projektligji në më shumë se një rast i referohet praktikës së “disa vendeve të BE-së” dhe po ashtu e bën shumë të qartë se NUK SYNON PERAFRIMIN ME NDONJE ACQUIS TE BE!!!

Më shkoqur se kaq nuk mund të bëhet.

Sa herë ndeshesh me propozime shqiptare sui generis (unike në glob) mendja të shkon te propozuesit. Kush u zgjua në mëngjes me idenë brilante për t’i vënë “gjobë” të gjithë familjeve shqiptare për të përfituar një grusht njerëzish?

Relacioni i projktligjit e bën të qartë se baza ligjore për këtë projektligj është ajo që parashikon neni 81 i Kushtetuës, pra Këshilli i ministrave, çdo deputet apo 20 mijë zgjedhës.

Nuk ka të ngjarë që Këshilli Ministrave ta ketë propozuar këtë projektligj sepse është në konflikt interesi. Projektligji parasheh që ndarja e fondve të bëhet në bazë të audiencës dhe meqë ERTV ka audiencë të lartë dhe lehtësisht të  verifikueshme i bie të jetë pëfitues..

Po ashtu asnjë deputet nuk ka dalë (të paktën deri më sot) si nismëtar i kësaj nisme të pashoq për nga guximi dhe të pa precedent nga arsyetimi. Mbetet që 20 mijë shikues me të drejtë vote ta çojnë këtë projekt në Parlament!

Gjithmonë abuzohet me referencën e  “praktikës së disa  vendeve të BE” pa ju referuar ndonjë vendi apo rasti konkret.

Në princip, për interes të pluralizmit, demokracisë, lirisë së medias, minoriteteve apo ruajtes së mediave lokale, qeveritë mund të mendojnë të ndihmojnë median, jo duke financuar më të fortin dhe më të shëndetshmin, por më të dobtin dhe më të pamundurin.

Projktligji bën të kundërtën- ai që ka më shumë audiencë dhe reklamë ai do të përfitojë nga taksa publike! çfarë propozohet: taksa që paguan për RTSH-në të ndahet përgjysëm.

Gjysma për televizionin publik dhe gjysma për televizionet private. Me një të rënë të lapsit dhe me një arsyetim që do të bënte Shvejkun të dukej si amator në humor, afro 10 milionë euro nga xhepat e çdo familje shqiptare do të shkojnë në xhepat e 4-5 familjeve të “rrënuara”.

Projektligji duket se është shkruar duke patur në mendje pikërisht 4-5 FAMILJE sepse aty gjendet edhe një fjali që pasi e lexon të duhen katër duar, dy për të mbajtur belin, një për t’i rënë ballit dhe një për të mbyllur gojën!

“Për të stimuluar zhvillimin e televizioneve informative….dhe mos absorbimin e tyre nga televizionet gjeneraliste… do t’i  jepet 35% e fondit… pavarësisht audiencës apo reklamës”!!! SERIOZISHT!

Problemi i tregut televiziv në Shqipëri është se nuk funksion si treg. Nëse do të funksiononte si treg  a do të kishim vërtet nevojë për 56 televizione dhe 100 tv kablllorë?!

A po vuajmë ne nga mungesa e televizioneve informative: 1. News 24, 2. Ora News. 3. Report TV. 4. Top News. 5. ABC News. 6. Fax News. 7. RTSH 24. 8. Kanal 7, etj etj.

Madje si për ironi të shkruesve të projekligjit, janë televizionet informative që pasdite bëhen gjeneraliste!

Pluralizmi mediatik në vend  rrezikohet kur Transmetuesi publik është i fuqishëm dhe privatët mezi mbahen në këmbë. Duket këtë mendim kanë hartuesit që në një nga 3 nenet e ndryshimeve të ligjit propozojnë t’i hiqet RTSH reklama me pagesë.

Pas vënies në kurriz të pagimit të kredisë 26 milionë euro për digjitalizimin dhe kostot shtesë për mirëmbajtjen, kjo është “ndihma” më e madhe që mund t’i jepet transmetuesit publik!

Ata që kanë shkruar projektligjin duket kanë lexuar vetëm një rresht nga Bibla. Mateo 13:

Atyre që kanë më shumë do t’u jepet, atyre që s’kanë do t’u merret edhe ajo që kanë”

Kur të mësohen nismëtarët e projektligjit do të themi Bibla sipas…./TEMA/

Tags: e mediavemanjatëtrritetshumëtaksaTE FITOJNEtelevizorit

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Shtypi i ditës, 17 qershor 2018

Shtypi i ditës, 17 qershor 2018

Shtypi nga bota, 17 qershor 2018

Shtypi nga bota, 17 qershor 2018

Kur Rama tallet me popullin/ Flet për rrugët në Lurë, vetë shkon me helikopter

Kur Rama tallet me popullin/ Flet për rrugët në Lurë, vetë shkon me helikopter







JU REKOMANDOJMË

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025




TË FUNDIT

Juventusi i dërgon avion privat Edon Zhegrovës për ta pasur gati ndaj Fiorentinës
Sport

Juventusi i dërgon avion privat Edon Zhegrovës për ta pasur gati ndaj Fiorentinës

by mirseda
22:29 | 19/11/2025
0

Edon Zhegrova luajti rreth 30 minuta në ndeshjen e fundit të grupeve për kualifikimet e Kupës së...

Drejt shortit të Play Off, në Poloni vlerësojnë Kosovën

Drejt shortit të Play Off, në Poloni vlerësojnë Kosovën

22:07 | 19/11/2025
Punonjësi i FBI-së pushohet nga puna sepse solli flamurin LGBTQ+ në zyrë

Punonjësi i FBI-së pushohet nga puna sepse solli flamurin LGBTQ+ në zyrë

22:04 | 19/11/2025
Si u shtrembërua studimi koreano-jugor duke përhapur panik mbi vaksinat dhe kancerin

Si u shtrembërua studimi koreano-jugor duke përhapur panik mbi vaksinat dhe kancerin

20:58 | 19/11/2025
Bruksel: Spiropali dhe ministrat e jashtëm të BE-së takohen në darkën e kryediplomates Kaja Kallas

Bruksel: Spiropali dhe ministrat e jashtëm të BE-së takohen në darkën e kryediplomates Kaja Kallas

20:36 | 19/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com