Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Rritet numri i zjarreve në vend, 14 vatra në 24 orët e fundit

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
“Digjet” Shqipëria, shënohen 15 vatra zjarri në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 14 vatra zjarri në disa qarqe të vendit.

Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 106 punonjës zjarrfikës, 20 automjete zjarrfikëse, 140 personel nga Forcat të Armatosura të Ushtrisë, dhjetëra punonjës të Pyjores, të bashkive dhe qytetarë vullnetarë etj, të mbështetur nga helikopterë.

Specialistët e Emergjencave Civile, janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në Ministrinë e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

QARKU SHKODËR

Në fshatin Vig, bashkia Vau Dejës ka rënë zjarr në shkurre dhe ferra pranë banesave, i cili me pas është përhapur në një pyll me pisha. Forcat zjarrfikëse dhe punonjës të pyjores kanë punuar për të izoluar dhe shuar flakët, dhe operacioni është në vazhdim. Si pasojë është djegur një banesë pranë vatrës së zjarrit, 20 koshere me bletë dhe një sipërfaqe relativisht e madhe në pylli me shkurre dhe pisha.

QARKU KUKËS

Në fshatin Nimçe, bashkia Kukës ka rënë zjarr në shkurre dhe pisha. Zjarri është shuar nga punonjës bashkiakë dhe banorë të zonës duke mos lejuar shkaktimin e dëmeve ekonomike.

QARKU LEZHË

Në fshatin Selitë, bashkia Mirditë ka rënë zjarr në shkurre dhe ferra pranë një pylli me pisha. Zjarrfikësit me mjete kanë punuar duke izoluar zjarrin që të mos  prekej pylli me pisha.

Në fshatin Orosh, bashkia Mirditë ka rënë zjarr në shkurre dhe ferra pranë pyllit me pisha. Zjarrfikësit me mjete kanë punuar për të izoluar zjarrin që ende rrezikon të kalojë në pyllin me pisha. Priten të shkojnë në ndihmë forca të ushtrisë.

QARKU TIRANË

Në fshatin Sineballaj, bashkia Rrogozhinë ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pemë akacie. Zjarrfikësit me mjete kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej rreth 0.5 ha me shkurre dhe 3 pemë akacie.

QARKU FIER

Në fshatin Darëzezë, bashkia Fier ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Zjarrfikësit me mjete kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 0.1 ha me shkurre dhe pisha.

Në fshatin Shtyllas, bashkia Fier ka rënë zjarr në shkurre dhe kallama pranë një ullishteje. Zjarrfikësit me mjete kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 0.4 ha me shkurre dhe kallama. 

QARKU VLORË

Në fshatin Janicat dhe Cerkovicë, bashkia Finiq, zjarret kanë marrë përmasa duke rrezikuar seriozisht banesat e këtyre dy fshatrave. Punonjës të bashkisë Finiq kanë punuar me mjete rrethanore për të izoluar zjarrin e rënë në terrenin tepër të thyer, por flakët të favorizuara nga era kanë dalë jashtë kontrollit. Në vendngjarje kanë shkuar forca zjarrfikëse me mjete e forca ushtarake dhe të gjithë së bashku kanë bërë të mundur izolimin e vatrave të zjarrit duke shmangur rrezikun për banesat e dy fshatrave.

Në fshatin Kudhës të bashkisë Himarë ka rënë zjarr në pyllin me shkurre, mare, pemë frutore dhe ullinj. Zjarrfikësit nuk kanë mundur të ndërhyjnë me mjete për shkak të terrenit tepër të thyer por kanë punuar me mjete rrethanore për të mbrojtur banesat. Zjarri në këtë zonë pyjore nuk është shuar plotësisht dhe kërkon ndërhyrje nga ajri.  

QARKU BERAT

Në fshatin Kutalli, bashkia Ura-Vajgurore ka rënë zjarr në shkurre dhe ferra. Zjarfikësit me mjete, të mbështetur edhe nga forca ushtarake, kanë izoluar zjarrin duke eliminuar rrezikun për banesat e fshatit. Si pasojë e zjarrit u dogj sipërfaqe e madhe me shkurre dhe ferra.

QARKU GJIROKASTËR

Në fshatin Hormovë, Qendër Tepelenë ka rënë zjarr në shkurre dhe kullotë. Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit me mjete duke izoluar vatrat e zjarrit. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe relativisht e madhe me shkurre dhe kullotë.

Në fshatin Shtëpëz, Picar, bashkia Gjirokastër është riaktivizuar një vatër zjarri në vendin e quajtur “Shkalla e Zezë”, që nisi të merrte drejtim nga banesat e fshatit. Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit me mjete, të mbështetur nga forca ushtarake dhe forca të pyjores. Zjarri është izoluar, por nuk është shuar plotësisht. Si pasojë e zjarrit u dogj sipërfaqe e madhe me shkurre dhe kullotë. 

QARKU KORÇË

Në kufirin ndarës mes njësive Lekas dhe Voskopojë, të bashkisë Korçë ka rënë zjarr masiv në një pyll me pisha të larta. Në terren janë forca të zjarrfikëset dhe forca ushtarake të mbështetura nga helikopteri, dhe operacioni është në vazhdim dhe paraqet vështirësi ndërhyrjeje për shkak të terrenit të thepisur.

Në fshatin Leshnje, Barmash, bashkia Kolonjë ka rënë zjarr në shkurre, pisha dhe ah. Në vendngjarje kanë punuar zjarrfikësit të mbështetur nga forca të pyjores dhe të policisë kufitare  duke shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 0.3 ha me shkurre, pisha dhe ah.

Tags: 14 vatra24 oret e funditi zjarrevenë vendnumrirritet

TË LIDHURA

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja
Aktualitet

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Ke qenë ushtari im”/ Fundi i miqësisë mes Mirit dhe Rogertit? Banorët përplasen ashpër në finale
Aktualitet

Ke qenë ushtari im”/ Fundi i miqësisë mes Mirit dhe Rogertit? Banorët përplasen ashpër në finale

22:09 | 18/04/2026
Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane
Të Gjitha

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane

21:59 | 18/04/2026
Next Post
Berat, kapet në flagrancë 42 vjeçari, tentoi t’i vinte zjarrin pyllit

Berat, kapet në flagrancë 42 vjeçari, tentoi t’i vinte zjarrin pyllit

Zgjedhjet, bien investimet në biznesin vendas, rriten ato me kapital të huaj

Zgjedhjet, bien investimet në biznesin vendas, rriten ato me kapital të huaj

Skënderbeu sfidon sot kroatët e Dinamos së Zagrebit, ja bonusi i kualifikimit

Skënderbeu sfidon sot kroatët e Dinamos së Zagrebit, ja bonusi i kualifikimit







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026




TË FUNDIT

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij
Showbizz

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij

by mirseda
01:12 | 19/04/2026
0

Surprizat në këtë finale nuk ishin vetëm për banorët, por edhe për moderatorin Ledion Liço. Ai u...

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

00:52 | 19/04/2026
Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

00:14 | 19/04/2026
Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

23:51 | 18/04/2026
Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com