Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Rritet niveli i varfërisë dhe urisë për shkak të Covid-19

5 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha, W-Instant
Rritet niveli i varfërisë dhe urisë për shkak të Covid-19

Pandemia e koronavirusit ka rritur varfërinë dhe urinë për shumë njerëz në vitin 2020, sipas Organizatës së OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë, FAO. Në zonat si Afrika, konflikti dhe ndryshimi i klimës e kanëpërkeqësuar më tej situatën tashmë të rëndë.

Organizata e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë thotë se përpjekjet e saj për të luftuar urinë kanë bërë një kthim pas 10 vjeçarpër shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ekonomisti i lartë i FAO-s, Maximo ToreroCullen thotë se problemi nuk është mungesa eushqimit, por qasja në të.

“Njerëzit nuk do të kenë qasje, sepse ata po humbasin punën dhe nuk kanë të ardhura. Vendet në zhvillim do të përballen me sfida të mëdha për shkak të recesionit global dhe për këtë arsye kequshqyerja mund të rritet deri në 132 milionë njerëz“.

Ai parashikon përkeqësimin e varfërisë.

“Ne po presim një rritje të varfërisë, ku deri në 150 milionë njerëz të tjerë pritet të kalojnë në varfëri ekstreme dhe 132 milionë të tjerë do të vuajnë nga kequshqyerja“.

Ata që janë të ekspozuar ndaj trazirave ose ndryshimeve klimatike do të ndikohen më rëndë.

“Në Afrikën nën-Sahariane, në Afrikën Saheliane, shumica e tyre tashmë po përballeshin me konflikte, pasojat e rënda të ndryshimit të klimës, ose po përballeshin me mizërinë e gjinkallave, problemin që kemi në Afrikën Lindore.”

Afrika Lindore u godit nga pushtimishkatërrimtar i gjinkallave këtë vit. Në Keniapati një përhapje të madhe të insekteve shkatërruese, më e rënda në 70 vjet, që dëmtoi rëndë jetën e miliona njerëzve.

Megjithëse pandemia ka goditur më rëndë pjesë të tjera të botës, si Shtetet e Bashkuara dhe Evropën, një sondazh nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) zbuloi se të anketuarit në Afrikë janë prekur rëndë që nga fillimi i pandemisë.

Halimatou Amadou i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Dakar foli me Zërin e Amerikës përmes Skype-it.

“Në sondazh morën pjesë 2,400 njerëz nga 10 vende afrikane. Ajo që ata njerëz që kemi intervistuar thonë është vërtet tronditëse. Për shembull, 94 për qind thanë se çmimet eushqimeve janë rritur në tregjet e tyre lokale. 82 për qind e njerëzve të anketuarve thanë se kishin humbur të ardhurat ose fitimet e tyre.”

Ajo thotë se vetëm 7 për qind e njerëzve thanë se kishin kursime të mjaftueshme për të përballuar situatën aktuale. Në vende të tjera, situata është përkeqësuar për shkak të konflikteve, thotë zonja Amadou.

“Në Burkina Faso, rreth 2.8 milionë njerëz përballen me krizën e pasigurisë ushqimore ose më keq. Në fakt, kjo është 200 për qind më e lartë se vitin e kaluar. Tani kemi mbi 1 milion njerëz të zhvendosur dhe ata kanë humbur qasjen në tokat e punueshme. Kjo e ka vështirësuar qasjen e tyre tek ushqimi.“

Përveç Afrikës, FAO është e shqetësuar edhe për Amerikën Jugore, e cila gjithashtu është goditur rëndë nga Covid-19./VOA

TË LIDHURA

Itali, Meloni me “dorë të hekurt” kundër emigrimit të paligjshëm, miratohet paketa e re ligjore
Bota

Itali, Meloni me “dorë të hekurt” kundër emigrimit të paligjshëm, miratohet paketa e re ligjore

21:38 | 11/02/2026
Përleshje në Parlamentin turk, disa të plagosur në spital – zbardhen detajet dhe pamjet e incidentit
Bota

Përleshje në Parlamentin turk, disa të plagosur në spital – zbardhen detajet dhe pamjet e incidentit

20:47 | 11/02/2026
Operacion antidrogë në Elbasan: 3 të arrestuar, sekuestrohen 45 kg kanabis dhe armë
Aktualitet

Operacion antidrogë në Elbasan: 3 të arrestuar, sekuestrohen 45 kg kanabis dhe armë

20:45 | 11/02/2026
Next Post
Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 37-vjeçari në Vlorë

Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 37-vjeçari në Vlorë

VIDEO/ Publikohet momenti i arrestimit të autorit të vrasjes në Himarë

VIDEO/ Publikohet momenti i arrestimit të autorit të vrasjes në Himarë

Policia gjobit 678 persona për mosvendosjen e maskës

Policia gjobit 678 persona për mosvendosjen e maskës







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kuvend; ja ministrat e qeverisë së Kosovës
Kosovo

Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kuvend; ja ministrat e qeverisë së Kosovës

by mirseda
22:25 | 11/02/2026
0

Mandatari për formimin e Qeverisë së re, Albin Kurti ka prezantuar kabinetin qeveritar para deputetëve të legjislaturës...

“Vajza ime më e fortë”, Beatrix Ramosaj publikon foto të nënës në spital: “Fitorja jote është pranë”

“Vajza ime më e fortë”, Beatrix Ramosaj publikon foto të nënës në spital: “Fitorja jote është pranë”

21:49 | 11/02/2026
Itali, Meloni me “dorë të hekurt” kundër emigrimit të paligjshëm, miratohet paketa e re ligjore

Itali, Meloni me “dorë të hekurt” kundër emigrimit të paligjshëm, miratohet paketa e re ligjore

21:38 | 11/02/2026
Përleshje në Parlamentin turk, disa të plagosur në spital – zbardhen detajet dhe pamjet e incidentit

Përleshje në Parlamentin turk, disa të plagosur në spital – zbardhen detajet dhe pamjet e incidentit

20:47 | 11/02/2026
Operacion antidrogë në Elbasan: 3 të arrestuar, sekuestrohen 45 kg kanabis dhe armë

Operacion antidrogë në Elbasan: 3 të arrestuar, sekuestrohen 45 kg kanabis dhe armë

20:45 | 11/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com