Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Rritet borxhi publik, shkon në 69.11% të PBB-së

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Rritet borxhi publik, shkon në 69.11% të PBB-së

Stoku i borxhit publik shënoi një rritje të shpejtë në tremujorin e tretë të vitit duke arritur në 69.11 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto nga 66.82 % që ishte në fund të 6 -mujorit. Për tre muaj stoku i borxhit është shtuar me 2,3 pikë përqindje të PPB-së sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave.

Në fund të muajit shtator 2017 borxhi i Qeverisjes Qendrore vlerësohet në vlerën 1,074.9 miliard Lek ose 69.11% e PBB6 .

Në muajt e fundit të vitit stoku i detyrimeve në raport me PBB rrezikon të jetë më i lartë pasi parashikimi me PBB do të mbetet i njëjtë teksa borxhi në vlera neto do rritet.

Në terma nominal stoku i borxhit të Qeverisjes Qendrore është rritur me rreth 9.2 miliardë lekë krahasuar me fundin e vitit 2016, nga të cilat 13.4 miliard Lek i korrespondojnë rritjes së borxhit të brendshëm dhe -4.3 miliard Lek borxhit të jashtëm.

Ministria e Financave sqaron se, borxhi i jashtëm paraqitet me rënie kryesisht për shkak të mbiçmimit monedhës vendase në raport me monedhën euro.

Ministria e Financave sqaron se , rritja e borxhit në terma nominal është brenda kufijve të parashikuara në ligjin vjetor të buxhetit dhe në përputhje me objektivat afatmesme makrofiskale për uljen e nivelit të borxhit në raport me PBB.

Duke iu referuar deficitit buxhetor të planifikuar, parashikimeve të rritjes ekonomike dhe supozimeve të kursit të këmbimit, në fund të vitit 2017 borxhi i Qeverisjes Qendore në raport me PBB pritet të ulet me rreth 2.5 pikë përqindje krahasuar me vitin e kaluar, duke vazhduar tendencën rënëse, e cila ka nisur që në vitin 2016.

Vitin e kaluar treguesi i borxhit sipas qeverisë shqiptare ishte 72.36 % dhe sipas pritshmërive të fundit pritet të arrijë në fund të vitit në 69.86 % të PBB-së.

Ndonëse në trajektore ulëse borxhi publik i Shqipërisë renditet nga më të lartët edhe në vendet e BE-së. Sipas një tabele krahasuese që publikoi Eurostat në lidhje me treguesit e borxhit, 16 vende të BE renditen me borxh publik më të ulët se Shqipëria, transmeton Monitor.

Eurostat raportoi se në fund të tremujorit të parë të vitit 2017, borxhi i qeverisë ndaj PBB-së në zonën e euros (19 vende) qëndroi në 89.5%, krahasuar me 89.2% në fund të tremujorit të katërt të vitit 2016. Ndërsa në 28 vendet anëtarë të BE, raporti i borxhit është rritur nga 83.6% në 84.1%.

Borxh më të ulët se Shqipëria kanë vende të tilla si Estonia me 9.9% të PBB-së, Luksemburgu me 21.9% të PBB-së, Bullgaria me 29% të PBB-së, Danimarka me 39.4% të PBB-së, Rumania me 37.1% të PBB-së, Lituania me 39% të PBB-së, Lituania 39.3%, Republika Ceke 39.9%, Suedia me 41%, Sllovakia 53.5%, Polonia 54.0%, Malta me 59.0% etj.

Vendet me detyrimet më të larta në mesin e BE vijojnë të jenë Greqia me 176%  të PBB-se, Italia me 132%, Portugalia me 130%, Belgjika me 107%, Qipro me 107 %, Spanja me 100 të PBB-së, Franca me 98% të PBB, Britania e Madhe 88%, Kroacia me 86.4% të PBB-së etj.

Tags: borxhinë 69.11%publikrritetShkontë PBB-së

TË LIDHURA

“Hajde sqarohemi!”/ Sherri nisi në rrjetet sociale dhe përfundoi në përleshje me thika, 15-vjeçari..
Aktualitet

“Hajde sqarohemi!”/ Sherri nisi në rrjetet sociale dhe përfundoi në përleshje me thika, 15-vjeçari..

11:04 | 26/11/2025
Ish-shefi i Rrugores në gjyq për ryshfet, Roven Zeka shkon në SPAK
Aktualitet

Ish-shefi i Rrugores në gjyq për ryshfet, Roven Zeka shkon në SPAK

10:50 | 26/11/2025
Zbardhet kërkesa e Metës nga qelia: Dua të dëshmoj për ‘21 Janarin’
Politikë

Zbardhet kërkesa e Metës nga qelia: Dua të dëshmoj për ‘21 Janarin’

10:45 | 26/11/2025
Next Post
Prishja e objekteve/ Noka: Mbështesim qytetarët, Himara-alibi për të fshehur skandalet

Prishja e objekteve/ Noka: Mbështesim qytetarët, Himara-alibi për të fshehur skandalet

A e ka pritur në zyrë Tahiri, Moisi Habilajn? Prokuroria heton hyrje-daljet në MPB

A e ka pritur në zyrë Tahiri, Moisi Habilajn? Prokuroria heton hyrje-daljet në MPB

VIDEO/ Vidhnin makina në Tiranë dhe i shisnin në Peshkopi, kapet grupi kriminal

VIDEO/ Vidhnin makina në Tiranë dhe i shisnin në Peshkopi, kapet grupi kriminal







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025
Rrezikon 30 vite burg/ Arrestohet në Spanjë shqiptari i kërkuar nga SPAK, në pritje të ekstradimit

LAJMI I FUNDIT/ SPAK regjistron procedim penal ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit

11:38 | 24/11/2025




TË FUNDIT

BE detyron vendet anëtare të njohin martesat e të njëjtës gjini!
Bota

BE detyron vendet anëtare të njohin martesat e të njëjtës gjini!

by mirseda
11:19 | 26/11/2025
0

Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Europian i ka dhënë një goditje të drejtpërdrejtë Polonisë, duke vendosur se...

“Hajde sqarohemi!”/ Sherri nisi në rrjetet sociale dhe përfundoi në përleshje me thika, 15-vjeçari..

“Hajde sqarohemi!”/ Sherri nisi në rrjetet sociale dhe përfundoi në përleshje me thika, 15-vjeçari..

11:04 | 26/11/2025
“Sot humbëm jo vetëm një artist”, aktorë dhe këngëtarë reagojnë pas vdekjes së papritur të Shpatit

“Sot humbëm jo vetëm një artist”, aktorë dhe këngëtarë reagojnë pas vdekjes së papritur të Shpatit

11:01 | 26/11/2025
Ish-shefi i Rrugores në gjyq për ryshfet, Roven Zeka shkon në SPAK

Ish-shefi i Rrugores në gjyq për ryshfet, Roven Zeka shkon në SPAK

10:50 | 26/11/2025
Zbardhet kërkesa e Metës nga qelia: Dua të dëshmoj për ‘21 Janarin’

Zbardhet kërkesa e Metës nga qelia: Dua të dëshmoj për ‘21 Janarin’

10:45 | 26/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com