Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Rriten pranimet në Universitetin e Tiranës, këto janë kuotat për çdo degë

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Rriten pranimet në Universitetin e Tiranës, këto janë kuotat për çdo degë

Universiteti i Tiranës ka vendosur të rrisë me 5% numrin e studentëve që do të pranojë vitin e ardhshëm akademik. Në tabelën e mëposhtme është zbardhur numrin e pranimeve për çdo degë në gjashtë fakultetet e UT-së, të cilat kanë njohur rritje deri në 20%, ndërsa nuk mungojnë as profilet e studimit që ofrojnë këtë vit më pak hapësirë për kandidatët e rinj.

E pashpjegueshme është ulja e numrit të pranimeve në degë të kërkuara te Fakulteti i Shkencave të Natyrës, si Informatika dhe Teknologjia e Informacionit, të cilat kanë rreth 100 kuota më pak nga viti i kaluar, përkatësisht nga 200 dhe 100. Jashtë frymës së rritjes në përgjithësi ka vepruar Fakulteti i Shkencave Sociale me 10% më pak kuota thuajse për secilën degë.

Nga ana tjetër, mund të thuhet se rritja ka prekur degët e Histori-Filologjisë dhe Gjuhët e Huaja. Fakulteti i Ekonomisë, ashtu siç ka lajmëruar edhe më herët, ka rritur numrin e studentëve me 10- 20% për degë, ndërsa Drejtësia, si program i integruar 5-vjeçar, këtë vit vjen me një unifikim kuotash e tarifash.

Nga 660 të ofruara një vit më parë, numri ka shkuar në 750 kuota. Ato që është thënë se nuk do të ndryshojë në raport me një vit më parë janë tarifat, që për momentin janë burimi kryesor i të ardhurave për universitetet, shkruan Panorama.

KRITERET:

Për t’u lënë më shumë hapësirë maturantëve për të bërë zgjedhjen e tyre, Universiteti i Tiranës ka publikuar që në muajin janar kriteret për përllogaritjen e pikëve finale për secilin kandidat. Të përmirësuara në raport me një vit më parë, ata kanë një orientim specifik për çdo fakultet dhe degë studimi dhe bazohen në tri elemente thelbësore: mesatarja e studimeve të tri viteve, mesatarja e gruplëndëve specifike sipas programit të studimit, si dhe provimet e Maturës Shtetërore.

Më konkretisht, tek Histori-Filologjia do të vlerësohet me 80% mesatarja aritmetike dhe 20% mesatarja e lëndëve të Maturës Shtetërore, ndërsa Gjuhët e Huaja do të përllogarisin pikët vetëm mbi notën mesatare të tri viteve të gjimnazit, përfshi rezultatet e Maturës Shtetërore.

Ata që aplikojnë për në Fakultetin e Drejtësisë, 50% i marrin nga mesatarja e tri viteve të shkollës së mesme (përfshi mesataren e notave të provimeve të Maturës), ndërsa gjysmën e pikëve e sigurojnë nga nota mesatare e pesë lëndëve preferenciale: Gjuhë shqipe dhe Letërsi, Histori, Qytetari, Ekonomi dhe Gjuhë e huaj. I vetmi fakultet që nuk ka ndryshuar kriteret, është ai i Ekonomisë, duke i dhënë notës mesatare të shkollës së mesme përfshirë dhe maturën shtetërore 50%, si dhe 50% për: Ekonomi, Matematikë, Fizikë dhe Gjuhë e Huaj.

Në Fakultetin e Shkencave Sociale, vlerësimi do të ndahet midis mesatares së thjeshtë të tri viteve që ka 50%, asaj të rezultateve të provimeve të Maturës 40% dhe 10% nga një provim me zgjedhje. Një formulë katërçipërisht të re kanë degët e Shkencave të Natyrës. 25% të pikëve maturantët i marrin nga mesatarja aritmetike e thjeshtë e nota përfundimtare të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit, 25% nga mesatarja e notave të provimeve të Maturës Shtetërore dhe gjysmën e pikëve nga gruplëndët e ndryshme për çdo degë: Biologji, Kimi, Fizikë dhe Matematikë.

Tags: degekuotatmaturantepranimetuniversitet

TË LIDHURA

Vdekja e elektriçistit në Divjakë, arrestohen dy elektricistët e OST dhe OSHEE
Aktualitet

Vdekja e elektriçistit në Divjakë, arrestohen dy elektricistët e OST dhe OSHEE

22:50 | 30/05/2025
“Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, 10 të arrestuar — reagon drejtori i Policisë”
Aktualitet

“Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, 10 të arrestuar — reagon drejtori i Policisë”

22:41 | 30/05/2025
Grabitje në rrugë dytësore pranë autostradës, taksisti denoncon pasagjerin
Aktualitet

Grabitje në rrugë dytësore pranë autostradës, taksisti denoncon pasagjerin

21:33 | 30/05/2025
Next Post
Filmi “Shqiptarët shpëtojnë hebrejtë gjatë holokaustit”, prezantohet në Pragë

Filmi “Shqiptarët shpëtojnë hebrejtë gjatë holokaustit”, prezantohet në Pragë

Prostitucion brenda shtëpisë, arrestohet tutorja dhe 5 vajza në Tiranë

Prostitucion brenda shtëpisë, arrestohet tutorja dhe 5 vajza në Tiranë

Tmerri në Londër; Viktimat nuk do mund të identifikohen kurrë

Tmerri në Londër; Viktimat nuk do mund të identifikohen kurrë

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025




TË FUNDIT

‘Kush tha që nuk jemi bashkë?’ Gjesti konfirmon romancën me Egli Takon?
Showbizz

‘Kush tha që nuk jemi bashkë?’ Gjesti konfirmon romancën me Egli Takon?

by mirseda
22:54 | 30/05/2025
0

Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti, ka reaguar për herë të parë pas shumë zërave...

Vdekja e elektriçistit në Divjakë, arrestohen dy elektricistët e OST dhe OSHEE

Vdekja e elektriçistit në Divjakë, arrestohen dy elektricistët e OST dhe OSHEE

22:50 | 30/05/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 31 Maj 2025

22:47 | 30/05/2025
“Trump: Harvard nuk është sjellë mirë, duam studentë të huaj pa probleme”

“Trump: Harvard nuk është sjellë mirë, duam studentë të huaj pa probleme”

22:45 | 30/05/2025
“Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, 10 të arrestuar — reagon drejtori i Policisë”

“Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, 10 të arrestuar — reagon drejtori i Policisë”

22:41 | 30/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com