Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Rreziqet që kërcënojnë botën dhe domosdoshmëria e NATO-s

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Rreziqet që kërcënojnë botën dhe domosdoshmëria e NATO-s

NATO sot ballafaqohet me kriza që shkojnë nga sulmet kibernetike, te rrezikshmëria e çmendurisë së Kim Yong Un-it, që ndryshe nga sivëllezërit e tij të “Akseve të së Keqes”, ka nja 70 e kusur bomba atomike dhe po bën prova me bombën me hidrogjen, si dhe dyshohet të ketë kapacitetet lançuese duke kërcënuar përtej rrezes së gadishullit korean, vendin udhëheqës të NATO-s, Shtetet e Bashkuara, nëpërmjet kërcënimit të sulmit mbi bazën ushtarake të Guam-it në Paqësor apo edhe Japoninë. Neni i 5-të i NATO-s “një për të gjithë, të gjithë për një” ka vetëm një aplikim të tijin në praktikë, që mori jetë pas 11 shtatorit të sulmeve terroriste mbi 2 kullat binjake në Nju-Jork dhe i hapi rrugë ndërhyrjes me mbështetje të gjerë në Afganistan për të mposhtur Al-Kaedën dhe regjimin taleban që e mbështeste.

Nëse ISIS-i është një kërcënim në tërheqje, të paktën në luftën frontale apo guerilase në Lindjen e Mesme, një kërcënim i ri është shfaqur qysh vjet, në formën e shteteve të paqëndrueshme dhe në kaos total si Libia, ku grupe të ndryshme terroriste kanë marrë në kontroll bregdetin dhe trafikun e qenieve njerëzore drejt Italisë, Greqisë apo Spanjës, dhe mandej në pjesën tjetër të vendeve anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Europian. Një kërcënim ky në rritje që jo vetëm ka sjellë një fluks të jashtëzakonshëm njerëzish nga Afrika Veriore dhe Lindja e Mesme në dyert e Europës si refugjatë lufte duke shkaktuar një krizë demografike por edhe politike, por nga ana tjetër mbart gjithnjë rrezikun e infiltrimit të terroristëve, që si “ujq të vetmuar” apo celula të mbyllura kanë shkaktuar dhjetëra sulme terroriste në Europë vetëm gjatë viteve të fundit.

Ukraina është teatër tjetër i rrezikshëm mes ndërveprimit të NATO-s dhe Rusisë, ku marrëdhënia me këtë të fundit ka ardhur në përshkallëzim qysh prej Samitit të Varshavës vjet në korrik, ku një nga prioritetet e NATO-s në të ardhmen e afërt ishte dhe “restaurimi i dialogut NATO-Rusi për të shtuar transparencën dhe promovuar sigurinë europiane”. Duket se tashmë situata është përshkallëzuar me stërvitjet ushtarake ruse që simulojnë luftë reale në Bjellorusi, kërcënimet ruse për vendet baltike dhe agravimet dhe tonet në rritje me Poloninë.

Ballkani Perëndimor është një tjetër aspekt shqetësues i përplasjeve gjeopolitike mes NATO-s dhe interesave strategjike të vendeve euroatlantike dhe Rusisë, ku vërejmë një ndarje sinorësh sipas vijave të vjetra të kufijve mes civilizimesh. Nga njëra anë aleanca pansllave e udhëhequr nga Rusia dhe me ndikim të fortë në Serbi, Republika Serbska, pjesën veriore të Malit të Zi dhe pjesën lindore në Maqedoni, nga ana tjetër një influencë e fortë euro-atlanticiste në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe, natyrisht, Kroaci dhe më gjerë./GSH/

Tags: ‘kërcënojnë’botëndomosdoshmëriaNATORreziqet

TË LIDHURA

Zelensky para bisedimeve me Rusinë: Mundësi reale për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme
Bota

Zelensky para bisedimeve me Rusinë: Mundësi reale për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme

18:43 | 02/02/2026
Vendimi i KQZ për Listën Serbe, ambasada amerikane: Minon partneritetin SHBA-Kosovë
Bota

Vendimi i KQZ për Listën Serbe, ambasada amerikane: Minon partneritetin SHBA-Kosovë

17:57 | 02/02/2026
Von der Leyen njofton paketën e 20 të sanksioneve kundër Rusisë
Bota

Von der Leyen njofton paketën e 20 të sanksioneve kundër Rusisë

17:13 | 02/02/2026
Next Post
Polonia siguron kualifikimin, Lewandowski ‘heroi’

Polonia siguron kualifikimin, Lewandowski ‘heroi’

Gjykata Kushtetuese e Spanjës ndalon shpalljen e pavarësisë së Katalonjës

Gjykata Kushtetuese e Spanjës ndalon shpalljen e pavarësisë së Katalonjës

Artan Hoxha: Ju tregoj zanafillën e hasmërisë mes bandave në Elbasan, ja kush mbretëronte deri në 2015-ën

Artan Hoxha: Ju tregoj zanafillën e hasmërisë mes bandave në Elbasan, ja kush mbretëronte deri në 2015-ën







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

Berisha: Protesta deri në fitore, 10 shkurti dita e kryengritjes paqësore
Politikë

Berisha: Protesta deri në fitore, 10 shkurti dita e kryengritjes paqësore

by mirseda
19:33 | 02/02/2026
0

Kreu i partisë Demokratike Sali Berisha në “Foltoren” para kryeministrisë i bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen...

Atentati në Rrilë, ndalohet polici që iu kundërpërgjigj me armë autorëve

Atentati në Rrilë, ndalohet polici që iu kundërpërgjigj me armë autorëve

19:30 | 02/02/2026
Zelensky para bisedimeve me Rusinë: Mundësi reale për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme

Zelensky para bisedimeve me Rusinë: Mundësi reale për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme

18:43 | 02/02/2026
Gjesti merr gjithë vëmendjen me postimin e fundit në rrjete sociale! Çfarë paralajmëron ai?

Gjesti merr gjithë vëmendjen me postimin e fundit në rrjete sociale! Çfarë paralajmëron ai?

18:28 | 02/02/2026
Afera “Balluku”/ Foltorja e PD para Kryeministrisë, Berisha i bashkohet protestuesve

Afera “Balluku”/ Foltorja e PD para Kryeministrisë, Berisha i bashkohet protestuesve

18:26 | 02/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com