Reshjet e shiut që kanë vazhduar gjatë natës kanë shkaktuar probleme në rrugën Burrel–Skuraj. Në disa segmente të kësaj rruge, veçanërisht në afërsi të sektorit “C”, janë shënuar rrëshqitje gurësh dhe inertesh, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve.
Ky problem paraqet rrezik për drejtuesit e automjeteve që udhëtojnë nga qarku i Dibrës drejt Lezhës, Shkodrës, Kurbinit dhe më gjerë. Fenomeni i rrëshqitjeve përsëritet sa herë ka reshje shiu në këtë zonë me terren të vështirë malor.
Mësohet se disa automjete janë detyruar të kthehen mbrapsht për shkak të bllokimit të përkohshëm të qarkullimit. Ndërkohë, firma mirëmbajtëse ka nisur punën që në orët e para të mëngjesit për pastrimin dhe hapjen e rrugës.
Ky segment mbetet mjaft problematik, sidomos gjatë natës apo në kushte me shi e mjegull, pasi mungon sinjalistika rrugore dhe në shumë pjesë nuk ka mbrojtëse metalike, çka e shton rrezikun për aksidente, sidomos pranë liqenit të shkopetit















