Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Rrëshqitja në Tiranë-Elbasan, qeveria tender 3 milionë euro. Por ekspertët…

7 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Rrëshqitja në Tiranë-Elbasan, qeveria tender 3 milionë euro. Por ekspertët…

Në dhjetor të vitit të kaluar rrëshqitja e një masivi shkëmbor bllokoi njërën anë të kalimit në autostradën Tiranë-Elbasan. Që nga ajo kohë kjo pjesë vijon të mbetet e bllokuar dhe kalimi bëhet përmes një devijimi. Së fundmi qeveria ka vendosur që të ndërhyjë në këtë pjesë të rrugës duke hapur një tender të ri. Autoriteti Rrugor Shqiptar hapi këtë të martë procedurën e prokurimit me objekt “Stabilizim i rrëshqitjes në aksin Tunel – Elbasan, km17.36 ÷ 17.46 segmenti 3, aksi Tiranë – Elbasan (dalje Tuneli i Kërrabës km.15.2–Elbasan km.27” ccka do të thotë se punimet do të kryhen nga një operator tjetetër dhe jo bashkimi Copri dhe Aktor që aktualisht vijojnë të punojnë në Lotin e parë të autostrades Tiranë-Elbasan. Fondi limit për ndërhyrjen është caktuar 373 milionë lekë apo në rreth 3 milionë euro.

Për një periudhë 6 mujore është punuar për një studim gjeologjik në zonën ku ka ndodhur rrëshqitja që i takon autostradës Tiranë-Elbasan, pranë tunelit te Kërrabës, nga ana e Elbasanit, në km 2+160 deri ne km 2+280, në anën e majtë të rrjedhës së Lumit të Kushës.

Raporti jep dy variante ndërhyrjeje ku mes të tjerave janë pyllëzimi por edhe një gjysmë tunel në mënyrë që në rast rrëshqitjesh të reja të shmangen aksidentet fatale.

Rekomandimet e ekspertëve

“Bazuar ne arsyet qe kemi analizuar me lart dhe vetite fizike dhe mekanike te shtresave qe jane identifikuar ne zonen me rreshqitje, ne rekomandojme masat e meposhtme per stabilizimin e skarpates se rruges per nje kohe te gjate:

Pastrimin e mases shkembore qe ka rreshqitur duke filluar nga siper poshte. Pasi te jete krijuar shkalla e pare dhe bankina me gjeresi 3,5m, bankina te vishet me beton duke bere dhe kanalin e rrjedhjes se ujrave. Trashesia e betonit duhet te jete 20-30cm qe te rezistoje presionit te mufatjes ose carjes se shtresave argjilore. Skarpata e shkalles se pare duhet te jete me pjerresi 50-55 grade. Ne skarpate te vedosen ankera me gjatesi 10-12m, te cilat duhet te lidhen me shufra hekuri me diameter 10-12mm. Mbi shufrat metalike te vendosen rrjete metalike dhe mundesisht te mbillen me bar, i cili rritet dhe ne shkemb. Ne koken e skarpates se kesaj shkalle te ndertohet nje kanal betoni per largimin e ujrave siperfaqesore ne rastin e reshjeve.
Mbasi te jete krijuar shkalla e pare ne pjesen e siperme te veprohet ne te njejten menyre per krijimin e shkalleve te tjera deri ne nivelin e rruges. Lartesia nga njera bankine ne tjetren te jete 8-10m, por mund te ruhen dhe bankinat ekzistuese.
Ne bankinen e fundit (afer nivelit te rruges) te ndertohen drenazhe horizontale me pjerresi 5-6 grade sipas skices qe jepet ne kete raport gjeologjik. Gjatesia e dreanazhit te jete 35-40m dhe dendesi ne cdo 10.00m. Drenazhet horizontale te lidhen me nje drenazh gjatesor, i cili do te jete ne anen e murit nga ana e skarpates. Keto drenazhe do te bejne tharjen e skarapates nga ujrat
nentokesore dhe do te rrisin qendrueshmerine e shpatit per nje kohe te gjate.

Ndertimi i nje muri me gabion ne anen e siperme te rruges (nga ana e shpatit), me thellesi 1 m nen nivelin e rruges, mundesisht te mbeshtetet ne shkembin rrenjesor dhe me lartesi 3.00m.
Pyllezimin e zonave prane rreshqitjes.
Mbasi te realizohen masat inxhinierike, rreshqitja do te monitorohet me anen e inklinometrave dhe pikave siperfaqesore topografike per te vleresuar efektivitetin e masave inxhinierike.
Nga periudha Janar 2018- deri ne qershor 2018 duke pare avancimin e metejshem te zones rreshqitese dhe ndryshimet ne skarpaten e rruges ne kete segment ne rekomandojme qe si variant te dyte te merret disa mase inxhinierike te ndryshme me ato qe kemi dhene me siper keto masa sigurojne rrugen per nje kohe te gjatedhe me pak shpenzime per mirembajtjen Ne rekomadojme masat inxhinierike simeposhte:

Te behet pastrimi i mases re rreshqitur dhe te gjitha blloqet shkembore te jane te varura ne skarpaten e rruges, per te siguruar qe punonjesit qe do te punojne poshte te jene te sigurte. Per kete gjate punes rreze shpatit te ndertohet nje rjete pritese per ndonje bllok qe mund te bjere dhe te aksidentoje punonjesit.
Ne pjesen me kritike te ketij segmenti rrugor te ndertohet nje tunel gjysem I hapur vetem per nje seksion te rruges, ai qe eshte afer skarpates drejtimi Elbasan Tirane. Ne pjesen e siperme te tunelit te ndertohet nje mure prites per ndonje bllok qe mund te bejre nga skarpata i cili mund te kaloje ne seksionin Tirane Elbasan dhe te krijoje aksidente fatale.
Pjesa tjeter e rruges te mbrohet me nje mure betoni ose mur me gabiona nga mbrapa murit te mbushet me material drenues dhe ne fund te instalohet nje tub drenazhi.
Ne koken e skarpates te ndertohet nje kanal per largimin e ujrave siperfaqesore te cilat duhet te futen ne nje tub PVC ose betoni per ti larguar ato deri tek vepra e artit me afer.
Skrapata te mbille me bar me rrenje te thella dhe me akacie.
Tuneli dhe muri mbatjes te monitorohet per nje periudhe 2-3 vjecare qe ne qoftese do te kete levizje te merren masa mbrojtese shtese, sikurse jane ankerat per murin e tunelit nga ana e skarpates dhe murin mbajtes.
Themeli i tunelit dhe murit mbajtes te inkastrohet ne shkembin rrenjesor” thuhet ne raport.

MONITOR

TË LIDHURA

Mbi 15 mijë euro me vete, procedohet 38- vjeçari në Morinë
Aktualitet

Mbi 15 mijë euro me vete, procedohet 38- vjeçari në Morinë

09:58 | 13/10/2025
KLGJ plan masash për sigurinë në Gjykata: Punonjës sigurie të trajnuar ose policë
Aktualitet

KLGJ plan masash për sigurinë në Gjykata: Punonjës sigurie të trajnuar ose policë

09:54 | 13/10/2025
Presidentja e Komisionit Evropian, Von der Leyen mbërrin në presidencë, pritet nga Begaj
Politikë

Presidentja e Komisionit Evropian, Von der Leyen mbërrin në presidencë, pritet nga Begaj

09:38 | 13/10/2025
Next Post
Vajza e Gjyste Vulaj çmend djemtë, shihni sa seksi është

Vajza e Gjyste Vulaj çmend djemtë, shihni sa seksi është

Emri/Gjyqtarja e Tiranës kalon testin e Vetingut, zbulohet për çfarë dha llogari

Emri/Gjyqtarja e Tiranës kalon testin e Vetingut, zbulohet për çfarë dha llogari

Emri/Ky është gjyqtari i Krimeve të Rënda, kaloi me sukses Vetting-un

Emri/Ky është gjyqtari i Krimeve të Rënda, kaloi me sukses Vetting-un







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025




TË FUNDIT

Mbi 15 mijë euro me vete, procedohet 38- vjeçari në Morinë
Aktualitet

Mbi 15 mijë euro me vete, procedohet 38- vjeçari në Morinë

by mirseda
09:58 | 13/10/2025
0

PKK Morinë Nuk deklaroi shumë e parave në hyrje në PKK Morinë procedohet 38- vjeçari. Sekuestrohen në...

KLGJ plan masash për sigurinë në Gjykata: Punonjës sigurie të trajnuar ose policë

KLGJ plan masash për sigurinë në Gjykata: Punonjës sigurie të trajnuar ose policë

09:54 | 13/10/2025
Presidentja e Komisionit Evropian, Von der Leyen mbërrin në presidencë, pritet nga Begaj

Presidentja e Komisionit Evropian, Von der Leyen mbërrin në presidencë, pritet nga Begaj

09:38 | 13/10/2025
Kultivonin mijëra bimë kanabisi, nën hetim 5 kryetarë fshatrash, akuzohen për shpërdorim detyre

Kultivonin mijëra bimë kanabisi, nën hetim 5 kryetarë fshatrash, akuzohen për shpërdorim detyre

09:35 | 13/10/2025
Nga sot nis ndalimi (përkohësisht) i përdorimit në rrugë i monopatinave elektrike!

Nga sot nis ndalimi (përkohësisht) i përdorimit në rrugë i monopatinave elektrike!

09:13 | 13/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com