Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Rrëfimi i Valdet Derrallës për incidentin: Ja ku i dogji Ramushit

8 vjet ago
in Të Gjitha
Rrëfimi i Valdet Derrallës për incidentin: Ja ku i dogji Ramushit

Mbesa e Mehmet Pashë Derrallës, Valdet Dërralla, është ende e hutuar pas incidentit me Ramush Haradinajn në Shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit.

Nuk pushon së dhëni intervista edhe pse kanë kaluar më shumë se tre ditë.

Megjithatë, ajo e ka një ide të sajën se pse kryeministri i Kosovës u ngrit dhe përdori duart për ta larguar nga podiumi.

“Ishte pikërisht kur përmenda trojet etnike kur Ramushi i çua dhe më sulmoi. Nuk është hera e parë që më ndodh kjo gjëm ma kanë bërë disa herë. Unë Ramushin e kam pas simpatizuar, madje i kam çuar edhe librin, por ajo që më bëri mua nuk ishte fyerje thjesht ndaj një zonje, por ndaj një emri aq të rëndësishëm”, thotë ajo pasi ka dalë nga një intervistë televizive.

Më pas, si e përhumbur nis e tregon historinë e jetës së saj, një kalvar i tmerrshëm që nis që nga viti 1946, kur në moshën 2-vjeçare familja e saj u deportua nga Kosova dhe erdhi në Shkodër.

“Xhaxhai im u burgos në Kosovë, ndërsa babai u deportua por gjithë jeta e tij në Shqipëri ka qenë një tmerr. U dënua me incidentin e ambasadës sovjetike, dhe njolla na shkatërroi. Kemi pasur një jetë tërë vuajtje”, thotë ajo.

Ajo tregoin se punoi mësuese nëpër të gjitha fshatrat e Tiranës dhe kur erdhi demokracia pati shumë shpresë, por u zhgënjye shpejt dhe ia mbathi sytë këmbët e iku në emigracion.

E martuar me një familje safi Tiranase, Valdet Dërralla tregon se në fillimet e demokracisë, kur Safet Zhulali u bë ministër Mbrojtjeje, pati shpresë se diçka do të ndryshonte. Sidomos kur vendimi për të njohur Mehmet Pashë Derrallën si themelues të ushtrisë shqiptare zëvendësoi 10 korrikun e Enver Hoxhës.

“Pas asaj kohë askush nuk u kujtua për ne, madje edhe kujtimi i gjyshit është përmendur shumë pak. Më janë dhënë dekorata nga disa presidentë, por…vetëm kaq. Sikur më kanë harruar”, thotë e mërzitur Valdeti, e cila megjithatë është shumë popullore, sidomos në Kosovë.

Duke treguar se ç’ka ndodhi më 10 qershor në Prizren ajo thotë se ishte e ftuar zyrtarisht në ceremoni.

“Më kishin ftuar organizatorët, e pashë se do vinte të fliste presidenti Ilir Meta dhe mendova që të shfrytëzoj rastin. U ngrita e fola, erdhi Ramushi dhe ndodhi ajo që ndodhi, por kur dola nuk me lanë një minutë njerëzit vetëm, kam marrë aq bekime si nga qytetarët e Prizrenit ashtu edhe nga të gjithë shqiptarët.

Jam bërë e famshme, por më duket se kjo famë i kushtohet emrit të familjes sime, Mehmet Pashë Derrallës, që ka bërë për shqiptarët shumë më tepër se këta politikanë që tani përdorin duart aty ku duhet të vendosin mendjen”, thekson Valdetja, që më pas kërkon falje se i duhet të japë një intervistë për një television të Kosovës që ka ardhur nga Prizreni, në shtëpinë e saj në Rrugën e Durrësit në Tiranë…/tesheshi.com/

Tags: DogjiincidentinPrizrenitRamushitrrefimiValdet Derrallës

TË LIDHURA

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Next Post
Fotoja që po trondit botën, vëllai pranë të motrës që po vdes nga kanceri

Fotoja që po trondit botën, vëllai pranë të motrës që po vdes nga kanceri

Nis sot në Rusi spektakli i futbollit, bëhuni gati për emocione të forta

Nis sot në Rusi spektakli i futbollit, bëhuni gati për emocione të forta

VIDEO/ Tensione në Kuvendin e Turqisë, Erdogani del nga salla rrethuar me truproja

“Amerika u zhgënjye sërish”, Erdogan mesazh NATO-s dhe falënderon Putin







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

Detaje të reja nga aksioni i SPAK, biznesmeni Gerond Meçe u mor peng për t’u tërhequr nga gara

11:13 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën e teknologjive hapësinore
Bota

Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën e teknologjive hapësinore

by mirseda
23:01 | 17/12/2025
0

Ministri i Bujqësisë i Serbisë, Dragan Glamoçiç, deklaroi të mërkurën se Kina dhe Serbia po e thellojnë...

E rëndë në Itali, shoferi shqiptar i kamionit humbet jetën në portin e Triestes, mister shkaqet

E rëndë në Itali, shoferi shqiptar i kamionit humbet jetën në portin e Triestes, mister shkaqet

22:35 | 17/12/2025
Uzuni: “Shkruajtëm historinë. Polonia nuk është Gjermania; në finale preferenca ime është…”

Uzuni: “Shkruajtëm historinë. Polonia nuk është Gjermania; në finale preferenca ime është…”

22:03 | 17/12/2025
Samiti i Ballkanit, nënshkruhet deklaratë mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Samiti i Ballkanit, nënshkruhet deklaratë mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

21:14 | 17/12/2025
Begaj: Sipërmarrja, çelësi i Shqipërisë drejt familjes evropiane!

Begaj: Sipërmarrja, çelësi i Shqipërisë drejt familjes evropiane!

20:43 | 17/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com