Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Rrëfimi prekës i babit: Leo nuk më tha dot kurrë pse e donte aq shumë Partizanin

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Rrëfimi prekës i babit: Leo nuk më tha dot kurrë pse e donte aq shumë Partizanin

Të premten u luajt derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, por ky derbi nuk kishte emocionin dhe shijen si çdo derbi i kaluar. Tifozi më i veçantë i “Ultras Guerrils”, Leo Cara ndërroi jetë vetëm pak orë para ndeshjes së shumë pritur. Leo ishte në stadium atë ditë, me kujtimet, nderimet dhe respektin për imazhin e tij, megjithëse mungoi fizikisht.

Dashi Cara, babai i Leos, në një rrëfim prekës për “VipSport.al” ka treguar momentet e para kur Leo ka nisur të ndjekë futbollin, lidhjen e tij me Partizanin, emocionet e transfertave, humbjet e fitoret e të kuqve dhe derbin, që tashmë nuk do të quhet “Derbi i Kryeqytetit” por “Derbi LEO”.

Si nisi dashuria për futbollin dhe Partizanin?

“Si tifoz që i Partizanit që jam unë dhe babai me djalin tim të madh, Klevin. Kur lindi Leo, ishte me probleme me paralizë cerebrale, por ka qenë shumë i kthjellët mendërisht dhe më shihte që vishesha me të kuqe e nisesha drejt stadiumit. Kur filloi të kuptonte më shumë dhe më shihte duke shkuar me djalin në stadium me të kuqe, një ditë nisi të qante dhe nuk po e kuptonim se pse, pasi ai nuk fliste.

U ktheva e mora në krah dhe e lashë prapë, por ai po qante. Kur ika në stadium më thotë nusja se Leo ka parë gjithë ndeshjen në TV dhe çdo minutë shihte nga dera. Ai kishte qarë dhe ishte mërzitur se pse nuk e mora në stadium.

Një ditë, në ndeshjen e radhës e mora në stadium, dhe ka qenë ndeshja me Bylisin 1-2 në “Qemal Stafa” dhe që atëherë nuk kemi lënë ndeshje pa shkuar madje edhe kur temperatura ishte -12 gradë. Kemi shkuar edhe në transferta.

E kuqja e tërhiqte shumë dhe kishte shumë emocion kur shihte Partizanin. Lëvizte shumë në karrocë pasi duart i lëvizte dhe dridhej nga emocioni i ndeshjes. Nuk kishte rëndësi nëse ishte shi apo ftohtë dhe vetëm vjet në ndeshjen me Lushnjen kur ra borë nuk e mora. Nuk pendohem për atë ndeshje pasi kisha frikën e ndonjë shiu ose të ftohti dhe ka qenë pikërisht ndeshja kur Lorenc Trashi më dha fanellën e tij për djalin. E ka pasur kënaqësi dhe ndjente shumë për Partizanin.

E kam çuar edhe në ndeshje të tjera, por nuk reagonte fare teksa e shihte ndeshjen. Gjithçka ishte ndryshe kur luante Partizani. Nuk arrita kurrë të flisja me të për ta pyetur tamam pse e do Partizanin. Ndoshta ishte pasioni për topin, ndoshta dashuria për futbollistët, ndoshta arsyeja se pse e doja unë Partizanin apo edhe ndoshta se vetrë Partizani ishte skuadra që ai donte, e kuqja ishte ngjyra që e tërhiqte. Për mua, rëndësi ka që ai e donte atë ekip.

I përjetonte shumë ndeshjet. Humbja me Kukësin sezonin e kaluar 4-0 ekishte mërzitur aq shumë Leon sa nuk donte që ta shihte ndeshjen nga minuta e 60 e mbrapa. Ishim në Kukës atë ditë. Kur humbiste Partizani në Tiranë, nuk donte që të rrinte më as në tribunë. E kuptoja se ishte shumë i lidhur me atë fanellë.

Lidhja e Leos me Trashin?

Me 19 nëntor ka lindur Leo dhe Trashi kishte fanellën me numrin 19 dhe duke i treguar që Trashi është preferencë e imja dhe do na fali fanellën, ai u dashurua shumë. Çdo herë që shkonim në fizioterapi nuk futej brenda pa folur njëherë me kamera me Lorencin. Ndihej mirë kur fliste me të. Ai i jepte shpresë, e lumturonte dhe e bënte optimist. Trashi thonte gjithmonë që ti je miku im, të kam xhan dhe do të bëhesh një futbollist si unë. Leo kënaqej dhe këto ishin momente që i jepnin lumturi.

Transfertat i përjetonte shumë mirë dhe kur më shihte me të kuqe nuk kishte rëndësi se ku shkoja, sa larg dhe vetëm më shihte me syrin që donte të vinte se s’bën. Nuk i interesonte nëse do ikja në Korçë, Kukës, Gjirokastër apo Shkodër. Ai nuk lodhej, kurrë, për asgjë. Vetëm shijonte transfertën.

Dedikimi i derbit?

(Nis të qajë) Për mua, nuk do të ketë më derbi të Tiranës. Unë nuk e njoh më me atë emër. Për mua do të jetë gjithmonë Derbi i Leos. Është skalitur në kokë dhe tru që është derbi Leo. Gjithmonë kur të luhet ky takim, unë do të kem kujtimet më të bukura nga derbi Leo.

Nderimi nga “Tirona Fanatics”?

Nuk e prisja kurrë atë reagim nga “TF” dhe kur nuk mendoja që do e bënin atë banderolë por jam shumë i emocionuar. As në mendje nuk më kishte shkuar, që dashuria për Leon do të kalonte çdo kufi, edhe atë të rivalitetit mes tifozëve.

Edhe faqet në “Facebook” i pashë por kurrë nuk mendova se kishte krijuar aq emocion te të gjithë. Ajo ka qenë dita më e lumtur e jetës sime për respektin që u treguar karshi Leos dhe jam shumë krenar për të. Çdo derbi do të më kujtohet ai emocion. Por jeta qenka kështu, nuk kemi se çfarë i bëjmë për ta ndryshuar. Unë në stadium do të shkoj gjithmonë për ta ndjekur Partizanin dhe Leo do ta shohë nga lart. Nuk e ndryshoj dot…”, mbyll rrëfimin e tij babai i Leos, që tashmë do të ndjekë Partizanin nga lart.

Tags: babitdontekurreLeoPartizaninprekesrrefimishumë

TË LIDHURA

Aksidenti fatal, ndërron jetë lojtari 21-vjeçar në Angli. Klubi i Premier League del me njoftim
Sport

Aksidenti fatal, ndërron jetë lojtari 21-vjeçar në Angli. Klubi i Premier League del me njoftim

20:18 | 17/12/2025
Kryeministri Rama jep çmimin, zgjidhet “Lojtari i Vitit” te Kombëtarja
Sport

Kryeministri Rama jep çmimin, zgjidhet “Lojtari i Vitit” te Kombëtarja

21:58 | 15/12/2025
“Këpuca e Artë 2025”/ Bekim Balaj fiton trofeun me 19 gola me Vllazninë
Sport

“Këpuca e Artë 2025”/ Bekim Balaj fiton trofeun me 19 gola me Vllazninë

20:38 | 15/12/2025
Next Post
Kush ishin Tigrat e Arkanit, autorët e mijëra të vrarëve në Kosovë, Kroaci dhe Bosnje

Kush ishin Tigrat e Arkanit, autorët e mijëra të vrarëve në Kosovë, Kroaci dhe Bosnje

Çudia vjen nga Dagestani, shënon arbitri dhe … quhet gol i rregullt (Video)

Çudia vjen nga Dagestani, shënon arbitri dhe ... quhet gol i rregullt (Video)

“Ilindeni” i Zaevit has rezistencë nga opozita e shqiptarët

Pas referendumit/NATO, SHBA-të dhe BE-ja i bëjnë thirrje Maqedonisë të vazhdojë procesin







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Kosovë: Operacion kundër korrupsionit, arrestohen disa zyrtarë të lartë, mes tyre një ish-ministër
Kosovo

Kosovë: Operacion kundër korrupsionit, arrestohen disa zyrtarë të lartë, mes tyre një ish-ministër

by mirseda
22:27 | 18/12/2025
0

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është finalizuar me sukses një...

Binaj del në krah të Lapajt: Nëse ngrihemi të gjithë bashkë, qeveria do të struket

Binaj del në krah të Lapajt: Nëse ngrihemi të gjithë bashkë, qeveria do të struket

21:52 | 18/12/2025
Dosja e zezë e Rexh Byberit/ Zbardhet SKEMA e abuzimeve të zyrtarit të PS-së

Dosja e zezë e Rexh Byberit/ Zbardhet SKEMA e abuzimeve të zyrtarit të PS-së

21:06 | 18/12/2025
Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku bëhen prindër për herë të parë

Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku bëhen prindër për herë të parë

20:42 | 18/12/2025
Lantona Sado zgjidhet drejtore e përgjithshme e INSTAT-it

Lantona Sado zgjidhet drejtore e përgjithshme e INSTAT-it

20:11 | 18/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com