Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Rovena Gashi nën verifikim, agjentët në terren për sekuestrimin e 16 pronave të padeklaruara

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Rovena Gashi nën verifikim, agjentët në terren për sekuestrimin e 16 pronave të padeklaruara

Pas publikimit të lajmit të bujshëm për zbulimin e 16 pronave të fshehura e të padeklaruara nga Rovena Gashi, ish-Drejtoreshë e Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë dhe e Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, ka nisur puna për verifikimin e tyre në terren.

Kanë qenë ekspertët ndërkombëtarë të SHBA dhe BE pranë institucioneve të reja të drejtësisë, ata që kanë vënë sot në lëvizje mekanizmin.

Për shkak edhe të presionit shumë të madh publik dhe mediatik që po bëhet, pasi skandali ka ngjallur komente të pafund që e kanë shkundur rrjetin, dosja e Rovena Gashit tashmë ka kaluar e para në radhën e vënies nën lupë nga ana e organeve të vettingut.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ose shkalla e parë e kontrollit të pastërtisë së figurës së prokurorëve dhe gjyqtarëve, ka rinxjerrë të gjitha dokumentat që janë bërë publike, të cilat i disponon tashmë edhe vetë dhe ka nisur agjentët në terren.

Sipas burimeve të Alpenews.al janë tri grupe pune ato që po punojnë në tri drejtime të ndryshme për çështjen “Gashi”:

Grupi i parë, po verifikon në vend 16 pronat e padeklaruara nga Rovena Gashi, të cilat i ka fshehur në emër të babait të saj Nuredin Gashi.

Zbulimi u bë nëpërmjet kontratave që ai kishte lidhur me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe ku u mësua se ai është pronari i 16 librezave. Megjithëse figuron si i papunë dhe pa kontribute në tatime për ndonjë aktivitet biznesi, ai duhet të justifikojë tashmë burimin e të ardhurave, për 14 apartamentet në zonën më të shtrenjtë të plazhit të Durrësit dhe dy godinat e biznesit në lagjen 14 në Shkozet dhe në hyrje të autostradës.

Grupi i dytë, hetimor për këtë çështje po merret me vlerësimin dhe fillimin e procedurave për sekuestrimin e kësaj pasurie të paligjshme, me sa duket që rrjedhin nga para të pista të korrupsionit dhe krimit të vendosura ndoshta gjatë kohës që zonja Gashi ka qenë de facto Nr. 2 i Prokurorisë krah z. Llalla. Ndërkohë që në shënjestër janë edhe disa pasuri të tjera kryesisht të patundshme, që besohet se janë të fshehura e të padeklaruara prej saj gjithashtu… Pritet që edhe ato ti shtohen listës së 16 pronave të zbuluara e të bëra publike deri tani.

Ndërsa një grup i tretë, po punon për të finalizuar vendimin për efekt të procesit të vettingut ndaj zonjës Gashi e cila është e djegur tashmë përfundimisht me sa duket, pas publikimit të skandalit të fshehjes së pronave dhe mosdeklarimit të tyre.

Ndryshe nga Adriatik Llalla që u tërhoq me vullnetin e tij, zonja Gashi duket një grua shumë e vendosur për të qëndruar brenda sistemit të drejtësisë. Fillimisht duke hedhur në gjyq Kryeprokuroren e re Arta Marku për atë që ajo e cilësoi si shkarkim të paligjshëm nga detyrat që mbante, ndërsa tani duke qenë një kandidate për tu zgjedhur anëtare e Gjykatës Kushtetuese, pas shpalljes së dy vendeve vakant nga ana e Presidentit Ilir Meta./Alpenews.al

Tags: agjentëte 16 pronavenë terrennën verifikimpër sekuestriminRovena Gashitë padeklaruara

TË LIDHURA

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha
Aktualitet

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha

22:25 | 31/05/2025
Goditet për vdekje me thikë 20-vjeçarja në Londër, autori i dyshuar përfundon në spital
Aktualitet

Goditet për vdekje me thikë 20-vjeçarja në Londër, autori i dyshuar përfundon në spital

21:38 | 31/05/2025
Konflikt mes shqiptarëve në Malin e Zi, vritet me armë zjarri i riu
Aktualitet

Konflikt mes shqiptarëve në Malin e Zi, vritet me armë zjarri i riu

20:23 | 31/05/2025
Next Post
Kisha goditet nga një rrufe e fuqishme, 16 persona humbin jetën

Kisha goditet nga një rrufe e fuqishme, 16 persona humbin jetën

Video/Sherr mes të rinjve shqiptarë, dy të plagosur rëndë

Video/Sherr mes të rinjve shqiptarë, dy të plagosur rëndë

Berat/Vrau familjen e vëllait, burgim të përjetshëm kriminelit

Berat/Vrau familjen e vëllait, burgim të përjetshëm kriminelit

JU REKOMANDOJMË

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions
Sport

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions

by mirseda
23:09 | 31/05/2025
0

PSG fiton finalen e Champions League, teksa mundi 5-0 në Mynih skuadrën e Interit. Ekipi i Luis...

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

22:38 | 31/05/2025
Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

22:34 | 31/05/2025
Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

22:29 | 31/05/2025
PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

22:27 | 31/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com