Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Ronaldo: Nuk do ndalem së luftuari për të fituar trofe

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
FIFA, Ronaldo më i miri, dominon Real Madrid (Foto+Video)

Pasi arkëtoi çmimin si lojtari më i mirë (The Best) i vitit nga FIFA, Cristiano Ronaldo është shprehur se nuk ka ndërmend të ndalet me kaq. Në intervistën tradicionale të FIFA-s, për fituesin e “The Best”, portugezi ka dhënë disa detaje interesante. Ai është i lumtur që ka arritur të fitojë disa çmime në aspektin personal, pasi ky ka qenë synimi i tij të jetë një lojtarë i kompletuar dhe ia ka arritur. Tregohet i vetëdijshëm se Portugalia e tij nuk është favorite për të fituar botërorin që do të zhvillohet në Rusi, por kërkon që të jenë të përulur si ekip dhe të shpresojnë të jenë surpriza. Në aspektin e çmimeve individuale shpreson që të arrijë në 7, pasi ky është numri i tij me fat tek “galaktikat” dhe thekson se kur je në Real Madrit mund të fitosh gjithçka.

Cristiano, ky është sezoni i dytë që ju triumfoni në “The Best FIFA Football Awards”. Si ndiheni?

Është një vlerësim i mrekullueshëm. Dua të falënderoj shokët e skuadrës. Është një gjurmë në karrierën time, një moment që përfshin emocione të mëdha.

Kjo është hera e pestë që ju shpalleni futbollisti më i mirë në botë (bashkë me formatin kur ishte i shkrirë me “Topin e Artë”). A ju vendos kjo mes lojtarëve më të mirë në historinë e futbollit?

Jam i lumtur që e kam fituar këtë çmim, por ajo që unë dëshiroja fillimisht ishte që të isha i suksesshëm në karrierën time si futbollist dhe mendoj se e kam arritur këtë. Sigurisht që fitimi i trofeve dhe të qenit një prej lojtarëve që ka fituar më shumë trofe individualë në histori është një burim i madh krenarie. Është një moment i paharrueshëm në jetën time dhe më motivon për të vazhduar të luaj në nivelin më të lartë.

Dhe të vazhdoni të ngrini trofe me Realin?

Sigurisht. Botërori i Klubeve është në prag dhe ai është një trofe që duam ta fitojmë. Kemi fituar Superkupën e Europës dhe të Spanjës, kundër Mançester Junajtid dhe Barcelonës. Te Reali ke shansin për të fituar gjithçka.

Për më tepër, kohët e fundit keni nisur të arrini gjëra të mëdha edhe me Portugalinë.

Po. Fitorja në Europianin e 2016- ës ishte shumë e rëndësishme. Sigurisht që një trofe me kombëtaren ishte diçka që më mungonte dhe falë Zotit arritëm ta fitojmë një. Ky vit ka qenë gjithashtu pozitiv. Kualifikueset ishin pak të ndërlikuara, por në fund gjithçka shkoi mirë. Të gjithë, lojtarët, trajneri dhe stafi e dinin që duhet t’u qaseshin eliminatoreve me seriozitetin më të madh dhe ne ia dolëm të kualifikoheshim në Botëror pasi fituam ndeshjen e fundit kundër Zvicrës.

Le të flasim pak për Rusinë, një vend që e keni vizituar më herët këtë vit gjatë Kupës së Konfederatave.

Kam luajtur shumë herë atje. Kam fituar Champions-in dhe është një vend që më ka sjellë fat. Nuk ndodhi kështu herën e fundit me Portugalinë, por edhe Kupa e Konfederatave ishte një përvojë e re që na shërben. Humbëm ndaj Kilit me penallti, të cilat janë gjithnjë një lotari, por më mirë që ndodhi këtu dhe jo në Kupën e Botës.

Pas triumfit në “Euro 2016”, disa opinionistë e kanë vendosur Portugalinë në radhën e favoriteve për Botërorin. Jeni dakord?

Është tërësisht e kuptueshme, sepse jemi kampionët e Europës. Por unë do e përsëris edhe një herë atë që thashë përpara Europianit: Portugalia nuk do të jetë kurrë favorite për këto turne. Ka ekipe më të forta se ne në letër. Prandaj ne duhet të shkojmë të përulur, por me idenë që mund të bëjmë surprizën.

Ju keni fituar 5 trofe të rëndësishëm individualë. Sa do të donit kur ta mbyllnit karrierën?

Shpresoj 7. Ky është numri im i fatit (qesh).

Tags: fituarluftuarindalemronaldotrofe

TË LIDHURA

FSHF vendos një minutë heshtje në ndeshjet e kësaj jave për Fatos Nanon
Sport

FSHF vendos një minutë heshtje në ndeshjet e kësaj jave për Fatos Nanon

21:28 | 31/10/2025
Luciano Spalletti është trajneri i ri i Juventusit
Sport

Luciano Spalletti është trajneri i ri i Juventusit

19:25 | 30/10/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Next Post
Forcat RENEA arrestojnë nipin e Arben Ndokës, akuzohet për plagosje dhe kanosje

Forcat RENEA arrestojnë nipin e Arben Ndokës, akuzohet për plagosje dhe kanosje

Leicester City zyrtarizon trajnerin e ri, ai është Puel

Leicester City zyrtarizon trajnerin e ri, ai është Puel

Partitë politike kundër emigrantëve po fitojnë terren në Evropë

Partitë politike kundër emigrantëve po fitojnë terren në Evropë







JU REKOMANDOJMË

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

21:53 | 27/10/2025
Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

22:16 | 28/10/2025
Nëntori nis me temperatura të larta, fundjavë deri në 26°C

Nëntori nis me temperatura të larta, fundjavë deri në 26°C

22:11 | 31/10/2025




TË FUNDIT

Pengmarrja e 32-vjeçarit në Devoll, shkarkohet Drejtori i Policisë së Korçës
Aktualitet

Pengmarrja e 32-vjeçarit në Devoll, shkarkohet Drejtori i Policisë së Korçës

by mirseda
19:28 | 01/11/2025
0

Drejtori i Policisë së Shtetit Ilir Proda, ka shkarkuar nga detyra Drejtorin e policisë së Korçës, si...

Homazhet për Fatos Nanon janë nesër; Rama do të flasë, pjesëmarrje nga opozita e pritur

Homazhet për Fatos Nanon janë nesër; Rama do të flasë, pjesëmarrje nga opozita e pritur

19:24 | 01/11/2025
Banorët e Mbolanit në Berat protestojnë sërish për rrugë, ujë dhe kushte më të mira jetese

Banorët e Mbolanit në Berat protestojnë sërish për rrugë, ujë dhe kushte më të mira jetese

18:49 | 01/11/2025
Ukrainasit tentojnë transportin me helikopter, rusët i godasin: 11 viktima

Ukrainasit tentojnë transportin me helikopter, rusët i godasin: 11 viktima

18:12 | 01/11/2025
Vranë me thikë bashkatdhetarin, ulet dënimi dhe lihen në ‘arrest shtëpie’ vëllezërit Rakipaj

Vranë me thikë bashkatdhetarin, ulet dënimi dhe lihen në ‘arrest shtëpie’ vëllezërit Rakipaj

18:09 | 01/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com