Super ylli i skuadrës së Juventusit, Cristiano Ronaldo do të përballet me të tjera akuza.
Pas telasheve dhe akuzës për përdhunim, mësohet se ndaj Ronaldos janë ngritur të paktën tre akuza të tjera.
Një grua tha se ishte përdhunuar pas një feste nga ylli portugez, një tjetër tha se ishte lënduar nga Ronaldo dhe një tjetër e akuzon futbollistin se nuk zbatoi një marrëveshje të nënshkruar mes tyre. Rasti i tretë nuk është shumë i qartë. Avokati që përfaqëson ish-modelin Kathryn Mayorga tha se po heton pretendimet pasi një prej grave në fjalë e telefonoi atë.
“Kam pasur një telefonatë nga një grua që pretendon të ketë pasur një përvojë të ngjashme”, tha Leslie Stovall të dielën.
Stovall nuk pranoi ë japë emrin e gruas amerikane, por tha se do ia dorëzojë detajet e saj policisë së Las Vegas, që ka hapur rastin e vitit 2009 të përdhunimit të pretenduar.
Ylli i Juventusit ka mohuar me forcë të gjitha akuzat për përdhunim dhe sulme seksuale. Ai komentoi këtë akuzë si një “lajm të rreme”, teksa tha se shumë njerëz po përpiqen të bëhen të famshëm duke keqpërdorur emrin e tij.
Pretendimet kërcënojnë një varg sponsorizimesh fitimprurëse dhe marrëveshjeve të marketingut së Ronaldos.
Nike, me të cilin ka raportuar një kontratë prej 1 miliardë dollarësh, javën e kaluar tha se ishte “shumë i shqetësuar”. Aksionet e gjigantit sportive ranë kur deklarata për përdhunim u bë publike.
Mayorga, 34 vjeçe, u takua me futbollistin në një klub nate në qershor të vitit 2009. Ajo pretendon se e Ronaldo e ftoi atë në suitë të tij nën çati në Hotel Palms dhe Kazino në Las Vegas dhe e përdhunoi atë./ Përshtati TIRANA TODAY