Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kultura

Roli ‘i fundit’ i Clint Eastwood është ai i një korrieri droge

7 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha
Roli ‘i fundit’ i Clint Eastwood është ai i një korrieri droge

Për më shumë se 50 vjet aktori dhe regjisori Clint Eastwood ka portretizuar në filma personazhe të forta, dedektivë policorë, kaubojsa apo individë të paguar për të kryer misione të vështira. Në filmin e tij të fundit “The Mule” – “Mushka”, aktori tashmë në të tetëdhjetat, përcjell një imazh më të zbutur duke interpretuar një plak të rënë nga mosha, i cili ka rënë në vështirësi financiare që e detyrojnë të marrë përsipër punën e korrierit të drogës, apo të “mushkës” për një kartel meksikan, siç njihet në zhargonin e trafikantëve të drogës ky funksion.

Asnjë polic nuk do të mendonte se Earl Stone po trafikon drogë. Një plak në dukje i rregullt, i bardhë, nuk tërheq vëmendje. Por megjithëse në dukje i butë, Earl Stone është korrieri kryesor i kartelit dhe transporton miliona dollarë kokainë. Ai ka qenë gjithë jetës në udhëtim, më parë si specialist i hortikulturës (botanist), prandaj di si të gjejë rrugët nëpër Amerikë. Atë nuk e ndalin kurrë për shkelje të rregullores së qarkullimit rrugor dhe arrin të operojë nën hundën e agjentëve të anti-drogës edhe kur rastis në agjentin me eksperiencë Colin Bates, i cili është i dedikuar të kapë trafikantin e famshëm që përflitet shumë por asnjë nuk e ka parë ende.

Bradley Cooper interpreton oficerin Bates. Ai flet për personazhin e interpretuar nga Clint Eastwood.

“Ai është një njeri që ndjek rrugën që ka përpara, përpiqet të ndreqë gabimet që bëri në të kaluarën, përpiqet të gjejë paqe brenda vetes. Do të gjejë një mënyrë për të shpaguar jetën që ka bërë”.

Problemet financiare të personazhit dhe dëshira për të ndrequr gabimet e së kaluarës si dhe shanset që ka humbur me bashkëshorten dhe vajzën me të cilat nuk ka më kontakt, janë në qendër të dramës. Ka mbetur pa para, është ndarë nga familja, prandaj detyrohet të pranojë rolin e korrierit të drogës, jo nga dëshira për para, por nga nevoja për të ndrequr të kaluarën. Në një farë mënyre kjo pasqyron edhe dramën e jetës personale të aktorit.

Iris, vazja e personazhit Earl Stone, interpretohet nga e bija e aktorit, Alison Eastwood, e cila thotë se marrëdhënia me të atin ka pasur plot momente të vështira:

“Është një rol i vështirë pasi sot kam një marrëdhënie shumë të mirë me babain. Më është dashur të kujtoj momentet e së kaluarës kur nuk isha e lumtur me të dhe ta shfrytëzoj atë ndjenjë pasi personazhi im është shumë e vrarë dhe e zemëruar”.

Earl Stone përpiqet të kompensojë për kohën e humbur me familjen, por agjentët janë hap pas hapi në ndjekje të tij. Shtohet presioni si nga agjentët, ashtu edhe nga operatorët e kartelit. Paratë që fiton nga trafiku bëhen problem në vetëvete. Sa më shumë që ai dhuron, aq më shumë shtohen dyshimet.

“Ai bëhet një lloj Robin Hudi pasi paratë i fiton në mënyrë të paligjshme, por ua jep të tjerëve që kanë nevoja,” thotë aktori Eastwood duke përshkruar personazhin që interpreton.

Filmi ka një fill pozitiv që e përshkon subjektin duke romantizuar lidhjet e personazhit me njerëzit që ndihmon, por ka zgjuar shumë kritika pasi nuk pasqyron ndikimin shkatërrimtar të karteleve dhe të drogës tek shoqëria.

TË LIDHURA

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar
Kultura

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

21:23 | 12/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
Demokratët fillojnë përgatitjet për zgjedhjet presidenciale të 2020-ës në SHBA

Demokratët fillojnë përgatitjet për zgjedhjet presidenciale të 2020-ës në SHBA

Ndarja e Kosovës lojë ruse për copëtim të Ballkanit

Ndarja e Kosovës lojë ruse për copëtim të Ballkanit

Judicial Wath për Ramën: Përdor metoda komuniste, me Sorosin në krah mbyti Shqipërinë në korrupsion

Judicial Wath për Ramën: Përdor metoda komuniste, me Sorosin në krah mbyti Shqipërinë në korrupsion







JU REKOMANDOJMË

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

18:21 | 06/02/2026
Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

22:33 | 06/02/2026
Qeveria miraton indeksimin e pagave/ Ja kategoritë që përfitojnë

Qeveria miraton indeksimin e pagave/ Ja kategoritë që përfitojnë

16:55 | 06/02/2026
Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

18:40 | 07/02/2026




TË FUNDIT

Kallëzimet për zgjedhjet e 11 majit 2025, Aulon Kalaja në SPAK
Aktualitet

Kallëzimet për zgjedhjet e 11 majit 2025, Aulon Kalaja në SPAK

by mirseda
12:48 | 13/02/2026
0

Ish-kandidati i Partisë Demokratike, Aulon Kalaja është paraqitur në SPAK. Mësohet se Kalaja do të japë shpjegime...

“Atje ku kontribuova për 20 vite dhe fitova, më hodhën në rrugë”, Sula-Ramës

“Atje ku kontribuova për 20 vite dhe fitova, më hodhën në rrugë”, Sula-Ramës

12:02 | 13/02/2026
“Qendra e re e Drejtësisë, financimi më i madh për administratën në Shqipëri” Rama: Sistemi  mbrapa

Rama në krah me Dashnor Sulën: As mua s’më ka kursyer ku, ta shohim tani se si do ta bëjë punën …

11:40 | 13/02/2026
Mblidhet Komisioni i Reformës Zgjedhore, PD ulet sërish në tryezë me PS.

Mblidhet Komisioni i Reformës Zgjedhore, PD ulet sërish në tryezë me PS.

11:18 | 13/02/2026
Objektivat për vitin 2026/ Rama mbledh ministrat në Kryeministri, çfarë pritet të diskutohet

Objektivat për vitin 2026/ Rama mbledh ministrat në Kryeministri, çfarë pritet të diskutohet

11:15 | 13/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com